Per vellezerit e Lidhjes se Arbrit

Day 2,104, 17:10 Published in Albania Albania by Kthetra Alb



Vellezer te Lidhjes se Arbrit,

me shume kenaqesi pashe qe sapo kemi kaluar numrin e 100 anetareve dhe jemi bere forca e dyte politike ne vend. Ne kundershtim me multit qe gjenden te njera apo tjetra parti, anetaret tane jane lojtare reale qe JU me punen tuaj te palodhshme i keni kontaktuar nje e nga nje, keni folur personalisht, dhe ata jane bere pjese e jona. Lojtare te tjere, deri dhe nga USA, kane shprehur interes per t’u bashkuar e shtuar rradhet e Lidhjes ne ditet qe vijne.

Vellezer te Lidhjes, keto pak dite bashkepunimi me ju si kryetar, kane mjaftuar per te pare te secili prej jush nje perkushtim te papare ndaj Lidhjes sone, nje pune te palodhur dhe plot fryte, nje shoqeri e lidhje te forte mes jush.

Me lejoni t’ju them, JU jeni ajka e ketij vendi, JU mbani vlerat me te larta ne Shqiperi, JU vini gjithmone interesin e atdheut para atij personal dhe jepni gjithcka keni per vellaun tuaj, kur ka nevoje.

Me behet shume qejfi qe po shkojme drejt zgjedhjeve per Kongres si nje familje e madhe, e bashkuar dhe do perpiqemi t’i japim ketij vendi perfaqsimin dinjitoz qe meriton!

Te mbeshtesim sot fort vellezerit tane qe kandidojne per Kongres. Te qendrojme bashke ne keto kohe te veshtira qe e presin Shqiperine. Te japim gjithcka per Atdheun.

Respekte per Lidhjen, respekte per secilin prej Jush!

KTHETRA