PAPAGALLËT E KATEDRALES SË DHËRMIUT

Day 2,850, 09:32 Published in Albania Albania by Arius argiri
Në mëngjesin e 26 gushtit të vitit 2015, ora 5.10 min, nënpunësi i zyrës 34, Ministria e Jashtme Greke, kati tretë, korridori djathtas (në krah të haleve), u zgjua nga zilja e telefonit.

–Ç’është? Kush është?– pyeti nervoz nënpunësi i katit të tretë, korridori djathtas, zyra 34 (në krah të haleve).

–Jam unë!

–Kush unë?

–Nënpunësi 65! Roja i natës,– shpjegoi zëri.

–Ç’ka ndodhur?

–Shqipëria na sulmoi!

–Shqipëria?

–Shqipëria!–pohoi zëri.

Nënpunësi i zyrës 34 fërkoi sytë.

“Pasi u bëmë gazi i Evropës edhe kjo na kish ngelur… Të sulmoheshim nga Shqipëria. Por… Ndoshta më mirë që ndodhi kështu. Nëse na pushton do të detyrohet të na paguaj edhe borxhet”, mendoi ngathtasi 34 teksa përpiqej të bindte veten të ngrihej nga shtrati.

Përfytyrimi i pushtimit të Greqisë nga Shqipëria, hëëë… Ashtu si patën bërë dikur gjermanët me tanke, më përpara akoma, turqit me tabore dhe romakët me legjione, e bëri të qeshte. Pastaj mendimi ju kthjellua…

“Ata mutër politikan shqiptarë e vetmja gjë që janë në gjendje të prodhojnë janë emigrantët”.

Mllefin për prishjen e ëndrrës së bukur të pushtimit nga shqiptarët, nëpunësi 34 ja shfryu telefonit, i bindur që ai që fliste përtej telit ishte çmendur.

–E ç’ë pastaj? Lajmëroni ministrin!

–Nuk mundemi.

–Atëhere kryeministrin.

–Keni harruar?– e pyeti zëri nga skaji tjetër i fillit. –Nuk kemi as ministër dhe as kryeministër. Kanë dhënë dorëheqjen në 20 gusht....

(vazhdimin lexojeni ne https://kulebujar.wordpress.com/2015/09/06/papagallet-e-katedrales-te-dhermiut/ )