MOS I BESONI THASHATHEMEVE MBI RENIEN E PRESIDENTIT!

Day 1,891, 11:21 Published in Albania Albania by Arius argiri

Behet more çbehet!
Ka njerez qe dyshojne se pas mareveshjes se FSHEHTE te deshtuar apo me sakte te zbuluar te qeverise tone te bakalleve me Malin e zi per te shitur territoret e shqiperise per vetem 50.ooo all , qeveria jone ka bere nje tjeter mareveshje me Malin e zi (Kesaj rradhe te pazbuluar!) per ta lejuar Malin zi te fitonte luften me ne qe ky te kishte kongres.
“Por perse valle do e kete bere qeveria jone kete gje?”,e pyeta veten i hutuar.
Dikush thoshte per inat te mustaqeve te çelo picarit dhe dikush tjeter per inat te Arius argirit !
Dikush thoshte qe ai qe drejton presidentit prej hundesh, njesoj si doktor Adhamudhi qe tha “Meqe shqiptaret nuk ma dine per nder ,une do ta hedhe ne zjarr abetaren qe kisha shkruajtur per ta”,
na paska thene, “meqe shqiptaret nuk ma dine per nder qe une rri per ta zgjuar deri ne dy te nates do ta leje Shqiperine ne duart e Serbise,Malit te zi,Maqedonise dhe madje edhe te Zulustanit edhe pse keta akoma nuk jane pranuar ne erepublike!”
Nje lojtar i vjeter i kesaj loje madje me dergoi edhe disa fakte qe provonin kete mareveshje te heshtur apo te pazbuluar me anen e nje ms enigmatik ne te cilin me shkruante ..
“te kerkoj o byrazer te me besh nje artikull per punen e malit te zi se me duket se kta te tanet ose kan be marrveshje ose nuk di ca me thon??
vetem bejn shout per te luftu dhe ktej asnjeriu si japin supplies kan hy gjith ata mercenare dhe kan dal pa marr supplies, joseriozitet nga eqeveria shqiptare,te arrish max me marr bh ne shqipri me vetem 2 k do te thot qe ata ose kan ber marrveshje ,kan mbush xhepat e rrisin acc e tyre dhe si plas per bonuset e e qytetareve te tyre,ose jan me verte shume te mete nga trute,ta kerkova ty ta besh artikullin se sbesoj se do arrija une te beja nje artikull te denje per kete situate.Ja edhe provat!
http://prntscr.com/q44e3http://prntscr.com/q42cp http://prntscr.com/q42e7 http://prntscr.com/q42fj http://prntscr.com/q42hv http://prntscr.com/q42ka http://prntscr.com/q42lg http://prntscr.com/q42n6 http://prntscr.com/q42nr http://prntscr.com/q42oh
Po çprova o byrazer ja ktheva !
Ku hajne buk keto ne ealbania edhe sikur prova te jene!
E albanezet edhe sikur ti botoj fotografine e presidenteve te shqiperise duke hengur grosh me te njejten luge me ata te serbise dhe maqedonise se bashku, prape se prape do te votojne per ta dhe jo me me keto palo prova (Qe ai i quante prova!) qe me ke sjelle ti!
Siç fare mire e kuptuat une me thene te drejten nuk ja kisha besen “provave” te burazerit te cilin e porosita te mos i besonte thashathemeve qe perhapte armiku dhe te mos dyshonte tek presidenti!
“Armiku kush?”, me tha ai?
“Eh po ta dija kush ishte armiku nuk rrija ketu te çaja dru me ty”, ja ktheva!
Po do ti qe nuk kaloi nje ore dhe presidenti na ra nga fiku si te ishte fik i pjekur!
Krisi tha qe e kisha fajin une se njeherez e kisha pare shtrembur presidentin.
“Po ça thua ti re Kris vellai ! une i kam syte kafe dhe edhe pulen te shoh ne sy me ze gjumi mua dhe jo pulen!” –i thashe.
Po Krisi vazhdonte ne te tijen dhe bertise ...
“Fajin e ka Arius Argiri qe presidenti ra nga fiku ,fajin e ka arius argiri...”
“Aman re Kris se me hape barkun, me thuaj ore perse presidenti ra nga fiku apo me sakte u vete hodhe nga fiku se une per vete nuk di asgje fare nga kjo pune..”
Dhe keshtu nga Krisi mesova se Presidenti yne dha doreheqjen sepse ne vend ti shpallte luften Malit te zi (SE cilit sipas thashathemeve te burazeros tim, presidenti ja kishte lene vete te fitonin luften!) i shpalli lufte Serbise!
Pune dreqi thuaj!
Po pse xhanem nuk i shkoi dora ti shpallte lufte atyre me M si Malajzia ,Moldavia por i shkoi dora tek S e Serbise?
“E ke ti fajin !Ti dhe opozita!”-Vazhdonte Krisi te uluriste.
“Hej bela, presidenti jan ben Bam serbise ne vend te malazezeve dhe une paskam faj!
“Po kujt i ra faji mbi kurriz dhe nuk e mbajti” thot populli dhe une qe i besoj fjaleve te popullit ,ula koken dhe u bera gati te pranoj fajin para tere Ealbanezeve .
Po thashathemet nuk te lene rehat dhe ja kur na doli nje goje e keqe dhe filloi te me peshperiste se ne kete mes nuk kishte as kompllot siç kendonte burazeri im dhe as mareveshje shitje blerjesh te fshehta,por presidenti kishte gabuar thjeshte sepse nderkoh qe donte te shpallte luftra ne emer te Shqiperise po na lozte COUNTER STRIKE me Simpsonsat!
Dore eshte ajo e shkreta ,njeriu edhe gabon ,ne vend qe tja fuste Panchos me thike ju drodhen gishtat dhe ja i shpalli lufte Serbise!-shpjegoi qetesisht goja e keqe ,qe ju befte gjuha zeher ishalla per ate qe me tha.
Por ne fund te fundit une çfaj kisha qe presidentit ju dridh gishti dhe ne vend tja fuste gishtin panchos ja futi serbeve?
Thashathemet mbi shkakun e renies nga fiku te presidentit nuk kane mbaruar akoma por une dua tju sqaroj qe ne fillim qe te mos i besoni por edhe nese i besoni ,dijeni se une nuk kam “gisht” ne keto historira çfardo qofshin ato!
ME RESPEKT ARIUS ARGIRI!