LETER e SKENDERBEUT!

Day 1,647, 08:06 Published in Albania China by shpetim85

Letёr e Skёnderbeut! Njё pёrgjigje e fortё ndaj armikut tё tij nё fushatёn italiane, Princit tё Tarantos. Iu ftoj qё ta lexoni dhe nёse iu pёlqen mund ta vendosni kёtё letёr nё faqen e miqve tuaj (shqiptarё apo tё huaj) kur te keni mundesi. Bёjeni pёr fat dhe patriotizem. Pse? Sepse ёshtё letёr e shkruar nga Skёnderbeu,
(Pёrkthim i lirё nga anglishtja)
Gjergj Kastrioti, Skёnderbeu, Zot i Shqipёrisё, Princ i Epirit.
Pёrgjigje ndaj letrёs sё Giovanni Antonio, Princit tё Tarantos:

Pёrshёndetje!
Mё lejo tё tё them qё nё fillim se nuk jam ushtar italian qё po kёrkon fat e pasuri, por njё ushtar shqiptar qё po kёrkon t’i vijё nё ndihmё Mbretit Ferdinand. Sepse miku njihet qё eshte mik nё nevojё e nё rrezik. Nuk mund ta lё Ferdinandin pa ndihmё, pёr shkak tё besnikёrisё ndaj tё ndjerit babait tё tij, Alfonsos, me tё cilin kam luftuar shpesh kundёr turkut. Po e ndihmoj pra Ferdinandin nga miqёsia dhe mirёnjohja ndaj babait tё tij, njё mbreti qё edhe ti e respektoje dikur, apo nuk ёshtё kёshtu?

Tani ti po kёrkon tё rrёzosh nga froni tё birin e mbretit Alfonso? Kush ta jep kёtё tё drejtё? Kush e vendos se kush do tё jetё Mbret nё Napoli, ti apo Papa i Romёs. Unё jam kundёr teje sepse ti po e tradhёton Ferdinandin, dhe njёkohёsisht po e vendos vetveten kundёr vetё Kishёs dhe Papёs.

Pёrpos gjithё kёtyre, po mё ofendon edhe popullin tim, sikur ata nuk dinё tё luftojnё. Nё kёtё, ti tregon injorancёn tёnde pёr historinё. Nёse dёshiron ta dish, tё parёt e mi ishin nga Epiri, vendi i Pirros (shёnim* edhe Ana Komnena qe ne shek. 11, nё librin e saj ‘Aleksajada’, thotё se Pirro e kishte qendrёn e tij nё Durrёs). Pirro me ushtarёt e tij marrshoi nё Itali dhe askush nuk arriti ta ndalё.

Prandaj mos u shqetёso shumё pёr fatin e luftёs dhe fatin e shqiptarёve se ata nuk janё ushtarё si tё tutё qё janё tё zotё vetёm nё peshkim. Nёse ushtarёt e tu janё kaq trima siç thua ti, atёherё pse ia kanё mbathur prej nesh sa herё qё i kemi takuar. Eshtё mirё tё kesh ushtarё tё armatosur deri nё dhёmbё por tё paktёn mёsoji se armёt janё pёr tё luftuar dhe jo pёr t’ia dorёzuar armikut! Mos u merakos pra shumё se nuk do tё rri gjatё sepse nuk po kёrkoj shtёpi nё Itali. Do tё kthehem nё atdhe dhe shtёpia qё kam atje mё mjafton. Gjithashtu, kush ka dёshirё tё jetё komshi me ty sepse ti je i pabesё ashtu si tani ndaj djalit tё mbretit Alfonso.

Dhe sё fundi, edhe sikur tё vdes nё betejё, mos u merakos pёr shpirtin tim, sepse e jap me deshirё si shpёrblim pёr Zotin e Madh, tё cilin do e nderoj nё kёtё mёnyrё. Jeta ime vlen pёr lavdinё e tij.

Mirupafshim