Lamtumire.

Day 2,557, 12:50 Published in Albania Albania by ZamoTP

Jam munduar disa here per te lene lojen por asnjehere sja kam dale, kete radhe eshte seriozisht, sdo te ket me kthim mbrapa. Dikur ja vlente, kishte per cfare te luaje. Tani, sja vlen me. Asgje nuk merret me seriozisht, loja nuk luhet me me ndjenja si dikur, nuk ka ate harmoni qe kishte dikur, ai organizimi i dukurshem mungon. Dikur ja vlente te rrije me ore te tera per te bere multi. Tani, jo me. Sjam penduar per asnje nga veprimet e mia,per menyren qe une zgjodha se si te luaj. Sdua qe te them loja sja vlejti, sepse prej kesaj loje kam arritur te njoh SHQIPETARE nga cdo treve e SHQIPERISE, nje pjese te tyre e kam takuar dhe do vazhdoj ti takoj ne RL. Kjo loje me ka mesuar shume gjera dhe me ka shtuar dashurine per Atdheun. Kjo loje me ka mesuar qe asgje nuk eshte e pamundur.

Edhe pse nje shtet i vogel ketu ne loje ne vazhdimisht i kemi treguar botes qe kur bashkohemi ja ulim koken kujt te duam.

Shpresoj qe tja kaloni sa me mire qe te gjithe dhe qe ne nje te ardhme jo te larget dhe ju te vendosni te largoheni nga kjo loje.

Shpresoj qe mos te me mbani mend si ai multisti i vogel, por si nje Shqipetar qe u perpoq te bente mire ne nje vend te lig.

Mirupafshim.

Me Respekt BigDamage o7.