Ambiente de fondo si/no

Regístrate

 

Continuar

Continuar Al crear una cuenta estás de acuerdo con las Condiciones de servicio y la Política de privacidad

Lamtumire!

Día 1,892, 03:39 Published in Albania Albania por ujku76

Motra e Vellezer, miq e shoke, bashkombas te mi!

Erdhi me ne fund dita qe te largohem nga loja. Kisha kohe qe e mendoja seriozisht braktisjen e kesaj por nuk vendosja dot. Dy ishin arsyet qe me mbanin ne loje e qe me benin te investoja kohen time ketu.

E para, lufta virtuale per Shqiperine Etnike! Per ate qe s'mund t'a kemi ne jete reale (te pakten edhe per disa kohe) por qe loja na e mundesoi ketu.

E dyta, djemte e respektuar te MU-se Shpata e Kastriotit!

Fatkeqesisht arsyeja e pare, lufta per Shqiperine, sabotohet vazhdimisht nga njerez me karakter te dobet, me komplekse te theksuar inferioriteti, qe rasti i ka vene ne krye te shtetit e qe ne jeten reale edhe rolin e rojes tek dera e nje institucioni do ishte e veshtire t'u besoje.

Njerez qe me fodullitetin e tyre e me arrogancen tipike qe i karakterizon fyejne mundin dhe djersen e lojtareve te thjeshte si une e qe jane ketu per idealizem, per nacionalizem, per patriotizem. Mungesa e respektit ndaj kohes qe ne i kushtojme kesaj loje eshte legjendare.

Lojtaret Shqiptare jane njerezit me besnike ne loje. Ata sakrifikojne me disipline e rregull sistematikisht per vendin tone. Nuk eshte pak berja me rregull e DO-se dhe ruajtja e en bars vetem per betejat e Shqiperise. Kete mund t'ja u deshmoj si Komandant i MU-se Shpata e Kastriotit! Fatkeqesisht kjo sakrifice merret neper kembe nga nje grusht njerezish qe mendojn dhe e duan Shqiperine te tyren. Ta kene ate private. Ata e vendosin se cfare eshte e mire dhe e keqe per Shqiperine. Nuk ka alternative tjeter!

Sikur keta te ishin akademike te dale nga filarmonite e botes edhe mund t'ju jipje te drejte. Por mjaft te lexosh komentet e tyre vulgare e banale, tipike te Presidentit aktual, per te kuptuar se jane nje tufe njerezish ordiner, qe sic duket nuk kane kenaqesi tjeter pervec kesaj loje. Prandaj dhe e marrin me kaq fanatizem kete loje e nuk lejojne nje gare te ndershme idesh si ne cdo vend tjeter normal.

Rasti me flagrant ishte beteja e djeshme ku une kam arsye te besoj se u shit me qellim nga ata qe merren me menaxhimin e Shqiperise. Vetem nje idiot mund te besoj se Presidenti beri gabim padashje NE Serbine!

Lojtaret e MU-se jane e vetmja arsye qe po largohem me deshperim nga kjo loje. Ata jane te gjithe djem te mire e patriote. Jam perpjekur te bej sa mundem per MU-ne. Mund te kisha bere me shume. Gjithsesi keni respektin tim te gjithe Ju! Falemnderit qe me dhate rastin e kenaqesine e vecante dhe te paprovuar ndonjehere te isha Komandant i Juaji. Te behesha mik e shok me Ju.

MU-ja i kalon mikut tim te mire, Nameless99. Kapitenet kane marre urdhrin e fundit te vazhdojne me ndihma edhe ditet qe do vijne. Une kam siguruar arme edhe per 20 ditet ne vazhdim te cilat po u ndahen Kapiteneve. Me vone mundet t'ju ndihmoje Nameless99.

Keshilla ime e fundit, ndihmoni njeri-tjetrin. Jini gjithmone bashke!

Kalofshi sa me mire.

Me respekt

ujku76

 

Comentarios

BubullimaAl
BubullimaAl Día 1,892, 03:42

Udhe te manre ne realitet mik

3.a.g.l.e
3.a.g.l.e Día 1,892, 03:44

Flm shum..

drenovec91
drenovec91 Día 1,892, 03:47

ujku je dhe ke qene gjithmon hero i eshqiperise o7, te isha lut mos me e lene lojen!!

Iceberg195
Iceberg195 Día 1,892, 03:53

V+S

Elvis Dura
Elvis Dura Día 1,892, 03:53

Te te them mos shko eshte e kot vella se perderisa e ke marr si vendim sta ndryshoj dot mendjen shpresoj ne nje kthim tendin ne nje te ardhme te afert

KD22
KD22 Día 1,892, 03:57

ujku qimen e nderron por zakonin se harron keshtu qe leri llafet dhe kthehu lufto si burre sic luftojme te tere.Te gjithe e dime qe shteti eshte nje dreq,asnjer nuk ben dicka te sakte.Ne kemi nje super njesi dhe do vazhdojme punen tone.

Respekte miku yt kD22

Eagle Alb
Eagle Alb Día 1,892, 04:04

Epo meqense e paske vendosur te largohesh rruge te mbare dhe suksese ne RL gjithmon do jesh me i miri si kam njoh une ne kete loje , shpresoj qe nje dite te kthehesh si hero do te te presim. mirupafshim shqipe dhe mos harro "UJKU QIMEN MUND TA NDERROSH POR ZAKONIN KURR SDO TA HARROSH"

sulmuesi
sulmuesi Día 1,892, 04:22

Ujku76, ca thu mor trim. Une prej trimave si ty po e vazhdoja lojen me shume veshtiresi.

Shume keq, nese ujku76 iken perfundimisht, atehere edhe une e le lojen

ujku76
ujku76 Día 1,892, 04:24

Rrofshi djem per komentet, por nuk besoj se do kthehem. Kjo eshte loje, mos harroni. Nganjehere them me vete qe sikur ta luanin ket loje te gjithe serbet, fyromsat e greket qe te mos kene kohe te merren me poshtersira ne jete reale. Sa me shume kohe te harxhojne ata ketu aq me pak kohe kane per ti prish pune Shqiperise Reale.

o7

Kthetra Alb
Kthetra Alb Día 1,892, 04:25

ujku ti i duhesh shqiperise vlla!

maxXxy666
maxXxy666 Día 1,892, 04:30

ujku suksese ne RL vlla

Une spo mundem edhe pse e kam provu

ujku76
ujku76 Día 1,892, 04:32

sapo i cova mesazh adminave per te ma fshire accountin. http://img850.imageshack.us/img850/2705/ujkufinal.png

Besoj se gjate ketyre diteve do ndaj edhe armet e fundit te MU-se. Pas saj nuk do kem me mundesi te shoh komentet e t'ju pergjigjem. Ishte kenaqesi te luaja me ju. Falemnderit te gjitheve.

Kalofshi mire edhe njehere.

ujku76
ujku76 Día 1,892, 04:36

Eros, une kam vullnet me shume se ty ) Po e thashe dicka e mbaj fjalen.

Nuk e di je ai Erosi i vjeter apo jo. Nese je ai, (Mergim S) te uroj me gjithe zemer shendet e fat ne jete ty e familjes tende. Djemte t'u rritshin te forte e u befshin per Shqiperi!

Respekte!

DoRi94
DoRi94 Día 1,892, 04:36

UJKU po i lene ujqit e MU-se pa drejtus , suksese ne RL vlla, sa i perket atij mesazhit nuk e fshijne acc ato kurr nese done mundesh te futesh ne loje edhe par 10 vitesh prap e ke acc :p

CYANlDE
CYANlDE Día 1,892, 04:36

Ujku suksese vlla je i madh

maxXxy666
maxXxy666 Día 1,892, 04:46

Po Po Mergimi jam,,, Djemt skan pa u be per Shqiperi se edhe token jau qi ka e shkelin boni e se dashten Shqiperin ma shum se une

ujku76
ujku76 Día 1,892, 04:54

haha Mergim, edhe çikat e mia ashtu.

Te nigjofsha vetem per te mira!

maxXxy666
maxXxy666 Día 1,892, 05:02

ujku per Lamtumir ishalla te pret Makarena

http://www.youtube.com/watch?v=x8t-Xidhi7c

CPIRRAZ
CPIRRAZ Día 1,892, 05:08

tung ujk e shpresoj qe te kthehesh naj dit!

Rorschach C
Rorschach C Día 1,892, 05:16

ujku ka shume te drejte per cdo gje.ujk mos ik vlla se po na jep arsye me teper per ta len dhe ne tjeret lojen RESPEKTE VLLA

RadeciVV
RadeciVV Día 1,892, 05:18

Me vjen keq o mik, qe njerez te caktuar me veprimet e tyre shume te ulta ia humben Shqiperise nje luftetar, investues, dhe kontributor shume te madh. Por, ne fakt atyre sdo i behet vone. Sot, 95% e Shqiptareve do te merziten nga ky largim, 5% do te kene nje feste te madhe e te paharueshme, se ia arriten qellimit.

Suksese ne RL mik, e qofsh Shqiperine ne RL me larg se ketu ne loje.

Azuquitar
Azuquitar Día 1,892, 05:25

Voted

Shqipdon1
Shqipdon1 Día 1,892, 05:30

o7 suksese nRL po un tkisha than ma mir bon pushim pak edhe kthehu apet se ti i duhesh Shqipris gjithsesi ti vendos

Sandukaani
Sandukaani Día 1,892, 05:43

Gjitha te mirat vlla, shpresoj qe eShqiperija do te kete me shume lojtar te fort si ti, nje dite, dhe shume me pak si disa qe jon duke e udheheq eShiperine keto dite.

bufi52599
bufi52599 Día 1,892, 06:13

nese ik ti
kam me ik edhe une

Mustafa XXL
Mustafa XXL Día 1,892, 06:14

V Besoj Qe Dalja E Lojes Nga Ti Besoj Me Ka Tronditur Jashezakonisht Shume.Nje Lojtari QE Me Zhvillove Gjate Ketyre Muajeve.Falimenderit Per Gjithcka Falimenderit prej Meje Dhe Shqiperie.Ke Bere Nje Super Pune

Pula Me Cizme
Pula Me Cizme Día 1,892, 06:24

ujku76 po shkon, por edhe Pula me Cizme (alias Katundari) po shkon.
Qeshtu asht kur t'ja idhnoni komandantin ushtarit trim.
Une perveti jam knaq sa kesh ktu, e ishalla edhe ju knaqni si un.
Ju du.

Zamo aka BigDamage
Zamo aka BigDamage Día 1,892, 06:28

v

AlbMuslim
AlbMuslim Día 1,892, 06:30

edhe sum lojtar kan me shku
me keto mendje qe po vazhdoni

Astrit Tuhina
Astrit Tuhina Día 1,892, 06:36

mjaft keq qe e le loje

MDejzi
MDejzi Día 1,892, 06:49

ujku76 vazhdo jeten si nje ujk i lire kudo qe te jeshe.Mos e mbaj merak Shqiperine,ti dhe qdo njeri nga ne i duhet me teper Shqiperise reale sesa asaj ne loje.Por nese kthehesh gjithmone ke vendin ketu,ke len nje vend te mire.Jo vetem Kastriotet tu por edhe te gjithe ne,jemi te gatshem te japim per Shqiperine.
Ti ujku besoj me njef mire si dhe shume te tjere,nese eshte puna per Shqiperine do te me ishte qa zemra mos me ja qi nanen atij qe ben maniverzime me vendin,por nje gje e tille nuk ka ndodhur,jo sa e di une.
LAMTUMIRE

Gj.K.Skenderbe
Gj.K.Skenderbe Día 1,892, 06:56

suksese ne jeten reale ke fituar rrespektin e shum njerzve ketu gjithashtu dhe timin.te uroj fat e lumturi kudo qofsh
dhe e pacim shqiperin sa malet

Mr. BadAss
Mr. BadAss Día 1,892, 06:56

Suksese ne jete meqe e paske vendos per ta lene lojen.
Por ate accountin ia falje ndonje lojtari ose e luaje 2 clicker.
Gjynah ta çosh dem gjihe punen.
Suksese

KOSOVA PEYONI
KOSOVA PEYONI Día 1,892, 07:16

Suksese ujku ne jet reale ishte nder te luftoj krah teje o7

ujku76
ujku76 Día 1,892, 07:21

Rrofshi per fjalet e mira. Me vjen keq vertete qe po iki po me mire keshtu. Uroj qe disa njerez te marrin shembull nga largimi im dhe te largohen nga shpirtvogelsia e te shohin horizontin qe kane para syve. Se sic thote nje fjale, nje peme perpara nuk i len te shohin pyllin mbrapa.

Altinks (Amathos) rrofsh per urimet. Duhet ti shikosh se si jane gjerat me qetesi e ta kuptosh se si eshte puna ne realitet. Kjo Shqiperi qe kemi ne loje nuk eshte ajo Shqiperia per te cilen une e ti luftojme. Kjo eshte nje hambar per ata qe i kane celsat e depos dhe ne te tjeret jemi vetem furnizuesit me energji, e dem ne lufte. Ne jemi konsumatoret qe me shpenzimet tona fryjme xhepat e tyre.

Ne jemi nje tufe idiotesh te mbushur me nacionalizem qe shfrytezohet nga nje grusht njerezish te pacipe qe tallen me ne, me ndjenjat tona, me kohen tone. Une kam dinjitetin tim dhe nuk e shkel me kembe. Kam toleruar kaq kohe me shpresen se do i therrasin mendjes. Me mendimin se edhe njeriu me gdhë kthen rruge kur e sheh se kjo s'eshte ne te mire te kombit, te vetes ne fund te fundit. Dje u mbush kupa! Mbaroi filmi!

Paci fat ne jete dhe suksese ne pune!

ujku76
ujku76 Día 1,892, 07:23

@nonakrimit, ujku eshte pjelle e imja dhe do ta kem si relike kujtimi. Nuk mund t'ja jap dikujt tjeter. Per momentin them ta vras. Vetem une kam te drejte t'ja marr jeten.

AM14
AM14 Día 1,892, 07:32

Me vjen keq ujku, jam i sigurt qe do kthehesh prap ne loj, kjo loj eshte nje lloj droge qe nuk mund ta lesh dot.
o7 suksese ne RL.

AqifPasha
AqifPasha Día 1,892, 07:33

Pa i lexuar komentet e te tjereve qe mos te influencohem po te jap mendimin tim te lire ...

E para : arsyet e tua nuk jane aspak bindese, per te lene lojen . Sipas mendimit tim 2 arsyet qe te mbanin ne loje deri tani jane akoma. Lufta per Shqiperi etnike nuk ka mbaruar ende dhe nje luftetar si ti nuk dorezohet kaq kollaj, prandaj po me zhgenjen. Pse si thua ti , se nese komuniteti paska gabime te gjithe ata qe e mbajne veten pa gabime duhet te ndahen. Jo dhe jo... Prandaj Ujku76 , Lufta per Shqiperi Etnike vazhdon dhe do te vazhdoje.

E dyta : Dejemte e respektuar te MU "Shpata e Kastriotit" ....
Ujku76 , ky eshte nje nonsens shume i madh . Ata djem te respektuar jane akoma aty dhe jane te gatshem te luftojne per komandantin e tyre dhe per vendin e tyre, prandaj Ujku76 as kjo nuk qendron.

Te lutem gjej ndonje arsye tjeter sepse ato DY ARSYET QE TE MBANIN NE LOJE DERI TANI JANE AKOMA.

Me Respekt dhe sinqeritet
AqifPasha

DarDan 81
DarDan 81 Día 1,892, 07:38

Big vote ! Suksese ne RL, dhe shpresojme te rikthehesh perseri o/

turbosala
turbosala Día 1,892, 07:43

disa nejrez deshirojen te shohim mesy se do na marin teritoret
ujku76 ka mar nji vendim shum te mencur.,
ska me pse te humbas kohen mbas nji loje qe i dhat fund

ujku76
ujku76 Día 1,892, 07:53

Aqif e thashe, qe vetem djemte me mbanin ne loje. Por kujt i hyn ne pune qe ti lodhesh per te mbajt nje MU, i drejton ne lufte, i armatos 100 vete, rri me ore ne loje, harxhon edhe nga xhepi dhe ne fund te del qe lufta eshte e shitur?

E njejta gje ndodhi kur ishin festat e 28 Nentorit. Harxhova 200 euro ne nje dite qe Shqiperia te kishte territoret. Qeveritareve tane te ndritur s'u behej vone fort. Greket kishin pushtuar territoret e s'donin te na i jepnin. Shko shiko sa dem bera ate dite. Tek profili im ke foton e medaljes CH (me 10000 strength).

Vjen dita para dy muajsh kur kishim lufte me Fyromin. Ne ate kohe kisha hap MU-ne. Ishin rreth 70 anetare. Prape harxhoj me qindra gold (nenkupto leke nga xhepi) duke blere en bars, bazuka buster etj per te marre territorin nga Fyrom. Dikur nga fundi i luftes me vjen mesazh nga Kushtrimz (gameoverz) qe t'ja leja atij medaljen se nuk eshte lufte serioze por ishte NAP. Dmth lodhu ujku me trimat se s'na plasi shume qe ti harxhon ketu.

Behej lufta dje. Kush luftonte? A pe njeri ne D4? Jo. Une hyra ne betejen e fundit se s'me rrihej. Si shqiptar ma ben edhe mua berr lekura kur shihja qe malezezet po e merrnin betejen. Imagjino, qe une vetem dhe arrita ta ktheja murin ne d4. Pastaj sigurisht u futen ato tanket e renda qe kane tre here forcen time per te marre medalje. E me thua qe nuk ishte e shitur? Ate thuaja atyre sylesheve qe i ndjekin nga pas.

Kjo eshte e gjitha. Mungesa e respektit. Fodulleku i ketyre specieve (se nuk i quaj njerez) qe i eshte dhene rasti te kene ne dore fatet e Shqiperise se lojes. Hajde e me thuaj tani qe t'e rri ne loje.

ujku76
ujku76 Día 1,892, 07:55

Po te kesh pak llogjike ben edhe ti si une. Se ketu e ka marre ferra uraten. Ketu njerezit sakrifikojne e nuk e dine se per cfare. Sa te sigurte jeni pas kesaj qe neser kur te harxhoni gjithshka ne nje beteje te mos e shitur qe perpara se te filloj lufta? Sa te sigurte jeni qe ne cdo koment, komande per sulm te ketyre specieve nuk fshihet dicka tjeter nga mbrapa? Une jo per vete! Mjaft me! Cdo gje e ka nje fund!

Ju shifni punet. Bashke s'puthemi me!

LmBigger
LmBigger Día 1,892, 08:07

Ujku76, i duhesh eShqiperise vlla..Te kisha sygjeru mos me e lon vlla..

UPG Commando
UPG Commando Día 1,892, 08:20

po me vjen keq per ty ..Mos e co kot acc tend ke shume investim

RockyBalboa78
RockyBalboa78 Día 1,892, 08:28

Suksese ne RL e shpresojm t kthehesh : )

gjilani1233
gjilani1233 Día 1,892, 08:47

e kush naj qon armet o ujku .

A E N E A S
A E N E A S Día 1,892, 08:53

Me vjen keq qe po e len lojen sepse lojtare si ti i duhen atdheut:( njs Suksese kudo vlla

briano87
briano87 Día 1,892, 09:07

Rrespekte Ujku je nder lojtaret me te drejte dhe te mire qe kam pare ne loje,qe bere dicka per te miren e vendit.te uroj gjith te mirat ne jete

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Día 1,892, 09:08

Ujku76 rrespektet ma te mdhaja shkojn per ty...Me t'thon po mvjen keq qe po e len lojen nuk mundem se me nje ane po i bon favor vetes tande duke u largu nga kjo varesi qe te sjell loja...Mirpo ne anen tjeter komuniteti jone Shqiptar ka me humb shume me largimin e nje Patrioti e lojtari si ty...Gjithsesi te uroj cdo t'mire ne jete e shpresoj qe ndonjeher do te takohemi o7


Me rrespekt Batoa o7

donlaerto
donlaerto Día 1,892, 09:14

Nuk iken komandanti keshtu. Si ujqer do ti shqyejme edhe ata edhe keta.

 
Publicar tu comentario

¿Qué es esto?

Estás leyendo un artículo escrito por un ciudadano de eRepublik, un juego de estrategia multijugador inmersivo basado en países reales. Crea tu propio personaje y ayuda a tu país a alcanzar todo su esplendor mientras tú te consolidas como un héroe de guerra, un reconocido editor o un gurú de las finanzas.