KRONIKE MBI BETEJEN E MADHE TE 25 MAJIT!

Day 1,649, 12:41 Published in Albania Albania by Arius argiri

Edhe pse ne fushen e kesaj beteje qytetaret shqiptar nuk do te gjendeshim perpara Serbeve apo Maqedonasve, kjo beteje ishte po kaq e rendesishme sa edhe betejat qe kemi bere kunder ketyre armiqeve te betuar te atdheut!
Sepse beteja e 25 majit ishte beteja e madhe per demokracine!
Beteja per te respektuar dhe nderuar ate qe mendon ndryshe nga ne !
Beteja per fjalen e lire e cila eshte thesari me i madh qe nje popull mund te zoteroj!
Sepse vetem liria e fjales dhe mendimit i dhuron nje populli forcen jetesore per te mbijetuar dhe zhvilluar !
Per te triumfuar mbi armikun me te madh qe nje popull ka....
Gjumit e rende te vdekjes!
“Te humbte fjala” ishte nje nga mallkimet me te renda qe benin te paret tane!
E pra heroi te cilit i kushtohet ky artikull do te luftonte me te gjitha energjit e tij qe popullit mos ti humbte fjala!
Shumekush mundet ta kujtoj per pamjen e heroit te revolucionit kuban i cili shoqeron ne komente emrin e tij …
Ethnik. Alboz.
E pra ne fushen e kesaj beteje per demokracine dhe fjalen e lire, koloneli i “vogel”Ethnik do te gjendej perpara gjeneraleve te medhenje dhe marshalleve hijerende me shpatullat e mbuluar nga yjet e spaletave dhe gjoksin te renduar nga medaljet e shndriteshme qe pas tyre kishin qindra mijra tankse dhe karrige te renda qeverish!
Askush nuk do te guxonte te dilte perpara tyre!
Por Ethniku guxoi !
Do te mundesh Ethnik e keshillonin miqte dhe perpiqeshin ta frikesonin kundershtaret !
Do te turperohesh!
Disa mijra vite me pare se te ndodhte kjo ndeshje ne fushat e betejave virtuale te erepublik diku ne Palestine rrefehet se u zhvillua nje tjeter betej qe do te perkujtohej ne rreshtat e shume librave te shejnte per popuj te ndryshem!
E pra shumekush nuk e kujton se kush dhe pse do te luftonte ne kete betej por te gjithe kujton aq mire ndeshjen midis gjigantit Golia dhe djaloshit me emrin David!
As nje luftetar nuk guxonte te ndeshej me Golian e tmerrshem koka e se cilit ngjante se prekte qiellin por nje ze djaloshi theu heshtjen qe rendonte mbi zemrat e luftetareve!
Une do te ndeshem me Golian!
Mos do te vdesesh ,do te thermoj kockat,askush nuk mundet te fitoj mbi Golian u perpoqen luftetaret ti kthenin mendjen...
Por me kot!
E pra rrefenja e vjeter tregon se Davidi arriti ta mundi Golian e veshur me hekur nga koka ne kembe me armen e vetme qe zoteronte dhe dinte te perdorte...
Nje gure!
Dhe Ethniku si Davidi perdori kundra gjeneraleve dhe marshalleve armen e vetme qe ai zoteronte!
Fjalen!
Por ajo fjale ishte e panjolle se mbarte me vete ndershmerine dhe sinqeritetin e Ethnikut !Forcen e se vertetes! DHe te verteten mundesh ta shmangesh, mundesh ta mbulosh me llumin e genjshtrave dhe sharjeve ,por jo, nuk mundesh kurre ta zhdukesh!
Eshte thjeshte çeshtje kohe dhe e verteta do te triumfoje!
Dhe ne betejen e 25 majit Ethniku zbuloi se nuk ishte i vetem ne betejen per fjalen dhe mendimin e lire!
Shume luftetar te tjere u bashkuan me te dhe i treguan te gjitheve se fitorja eshte e mundur!
Opozita sot ka nje ze ne kongres!
Neser do te kete me shume!
Le te urojme pra te gjithe se bashku qe popullit Shqiptar mos ti humbi kurre fjala!