KRONIKE E çUDIRAVE SHQIPTARE NE eREPUBLIK!

Day 1,658, 13:12 Published in Albania Albania by Arius argiri

Keto jave ishin te rendesishme per jeten politike te Shqiperise ne eRepublik!
Tashme kemi nje kongres te ri nje qeveri te re dhe se shpejti edhe nje predident te ri!
Ministri i sapo zgjedhur i ekonomie Altinks i Partise se Vellazerise Myslimane ishte i pari qe u shqua ne skenen politike per veprimtarine e tij ne qeverine e re shqiptare!
Sapo u zgjua ne postin e ministrit te ekonomise i nderuari minister Altinks shpalli publikisht se kishte ndermend te ulte taksat !
Te gjithe komentuesit nuk hezituan te rrihnin duart te falenderonin dhe ti uronin suksese ministrit te ri!
I entuziasmuar nga brohoritjet kongresi nuk hezitoi te miratonte te uljet e taksave te propozuara nga ministri i ri, por...
ÇUDIA Nm 1 (Taksat!)
Vetem tre dite me pas ministri Altinks njoftoi kongresin se pakesimi i taksave do te boshatiste thesarin e shtetit prandaj kishte nderruar mendje dhe kishte vendosur qe ti rriste me shume se çkishin qene perpara se ai te vinte ne pushtet!
Dhe duket se kete rritje te taksave nuk kishte aspak ndermend ta shpallte publikisht ne menyre triumfale(Siç kishte bere kur kishte shpallur uljen!) e keshtu askush nga qytetaret qe disa dite me pare e kishin brohoritur nuk do te mesonin se do te paguanin edhe me shume taksa se me pare nese kongresmeni i vetem opozitar Ethnik Albozi nuk do ta kishte denoncuar deshiren e çuditeshme te ministrit per te rritur taksat ne artikullin me titullin aq domethenes “Ministri pyke i ekonomise”(http://www.erepublik.com/en/article/ministri-pyke-i-ekonomise--2051151/1/20 )!
Por çudia nuk kete rast nuk eshte kongresmeni Ethnik se atij i ka dale “damka” qe eshte “armik”(Ne vendin tone keshtu eshte bere zakon ti quajme opozitaret!) i qeverise por dikush tjeter...
ÇUDIA Nm 2 (Zedhenesi i qeverise qe eshte kundra qeverise!)
E pra zedhenesi i qeverise Shqiptare DardanH ne nje leter te hapur drejtuar qytetareve shqiptar (http://www.erepublik.com/en/article/rreth-propozimit-t-taksave-t-reja-2051170/1/20 ) shprehet se ai ishte krejtesisht kunder kunder rritjeve te taksave te propozuara nga ministri Altinks dhe se nese keto propozime do te miratoheshin nga kongresi ai (DardanH!)nuk mbante asnje pergjegjesi apo me sakte siç do te shprehej “pergjegjesine per rritjen e taksave le ti mbaje Altinks...”
Do ta mbyllte kercenueshem letren e tij te hapur DardanH!
Zedhenesi i qeverise shqiptare qe shpall se eshte kundra vendimeve te qeverise e pra nuk mund te thuash se kjo nuk eshte nje çudi krejtesisht “made in albania”!
Valle kush nga te dy kishte te drejte?
Ministri i ekonomise apo zedhenesi i saj?
Si gjithmone ne komentet e bera disa si opozitar Ethniku qe shehin gjithçka te ngjyer me te zeze u shprehen se nuk mund te nxirrej “dhjam nga pleshti” dhe se kjo ngritje taksash do ti varferonte edhe me teper lojtaret e rinj ,por te tjere, ishin te mendimit se taksat duheshin qe shteti te behej me i forte qe te blente sa me shume tanksa q6 qe keshtu te kishin nje ushtri te forte qe do i bente serbet ,maqedonasit dhe alienet (Nese ketyre ju tekej te sulmonin shqiperine!) te hanin mut!
Nderkoh qe lexoja keto komente me erdhi ne mendje nje shprehje e kryeministrit britanik Uinston Çurçill qe dikur kishte thene “Nje qeveri qe mendon se do te forcoj shtetin duke rritur taksat i ngjan nje njeriu qe pasi fut te dy kembet brenda nje kove perpiqet ta ngrej kete (koven) se bashku me veten brenda saj”.Por pavarsisht nga ironia e kryeministrit te famshem britanik mendoja se ne fund te fundit me fondet qe do shtoheshin ne thesarin e shtetit qeveria do blinte tanke apo do investonte ne fabrika qe prodhonin tanke dhe arme te tjera dhe keshtu fitimi do ti rikthehej serishmi shqipetareve dhe shqiperise!
E pra per ate qe nuk e di ,shteti shqiptar eshte pronar i disa fabrika armesh ne ameriken e larget dhe veç kesaj blen edhe arme qe ja shperndan qytetareve shqiptar!
Kete fakt e kisha mesuar nga ish ministri i ekonomise Visar Jasiqi i cili tregonte se shqiperia kishte blere kur ai ishte minister 1000 tanke per tja u shperndare atyre qe luftonin per shqiperine(Sigurisht perveç atye qe prodhoheshin nga fabrikat qe ishin ne pronesi te shtetit!) .Por edhe pse entuziamin tim mbi fuqine e shtetit shqiptar e kishte zbehur disi mungesa e deshires nga ana e qeverise shqiptare per tju pergjigjur pyetjeve te kanidatit per president Atila0185 se si dhe kujt i ishin shperndare keto tanke ne letren e hapur drejtuar qeverise me titull http://www.erepublik.com/en/article/pyetje-te-pasqaruara--2046296/1/20 per te vazhduar me tej me pyetjet se sa ishte prodhimi i fabrikave prone e shtetit shqiptar dhe si perdorej fitimi i nxjere nga ato fabrika apo tanket qe ato prodhonin!
Fjala tanke me kujtoi se duhej te bleja nja dy apo tre (Mua nuk me kishte qelluar as edhe njehere te me dhuroheshin tanke nga shteti shqiptar!) me allet e fundit qe me kishin ngelur nga rroga dhe me keto mendime u drejtova ne tregun e armeve.
ÇUDIA Nm 3 (“Miloneret” shqiptar te tankseve q6)
E pra po te hidhje nje veshtrim te shpejte ne tregun shqiptar, zbuloje se ndryshe nga çfare “llomotiste” antiqeveritari Ethnik ,qytetaret shqiptar nuk ishin aspak te varfer dhe te deshperuar !Perkundrazi !
Tregu shqiptar i tankeve Q6 ishte i mbushur plot e per plot!
Bravo he burra ! Mendova i ngazellyer!Me kaq shume arme qe kemi smund me na e shti friken askush ne kete loje!
I dhjefsha ne te maqedonise dhe serbise!
Plot entuziazem hyra ne tregun maqedonas te tankseve Q6 dhe entuziasmi im u shtua edhe me teper!
Ne te shiteshin shume me pak tanke se ne ate shqiptar!
Por nje hollesi ma zbehu ca entuziazmin dhe fillova te hedh ca shenime mbi nje bllok “made in china”!
E pra ne daten 29 maj ne tregun shqiptar...
Lapraksi 94 kishte nxjere ne treg 1394 tanke dhe pas tij gjendej Albmaniac me 646 tankse!
Ne tregun Maqedonas ,Skymex shiste 696 tanke dhe pas tij rradhitej Kostandin Kapidanot me 280 tankse!
Deri ketu gjithçka mire!
Por “hollesia” qe do me habiste ishte se nese Lapraksi94 ishte i nivelit 28 dhe Albmaniac ishte i nivelit 29 ,heroi maqedonas Skymex me te cilin ishim ndeshur shume here ne fushat e betejes ishte i nivelit 114 dhe Kostandini kishte nivelin 42!
Si ishte pra e mundur qe dy lojtar shqiptar te nivelit 28 dhe 29 te zoteronin me shume tanke se maqedonasit e nivelit 114 dhe 42?
Po mund te ishte vetem nje rastesi!
E pra nuk ishte aspak nje rastesi !
Data 30 Maj
Ne shqiperi Toli 12 (niveli 25) shiste 813 Q6 .Drenovec91 (niveli 25) 560 Q6.
Ndersa ne Maqedoni ,ArmaDello(niveli 32) 646 Q6 dhe Danco the Conquero (niveli 40) 520 Q6.
E keshtu per dite me rradhe do te shenoja emrat e shume lojtareve shqiptar qe nuk e kishin kaluar nivelin 30 (Mes te cileve rastesisht do te ndeshesha edhe me emrat e ministrit te ri te ekonomise altinks i nivelit 27 qe ne 3 qershor shiste ne treg 324 tanke apo te kryetarit te partis proqeveritare Partia Shqipetare Etnike , Lapraksi94 i nivelit 28 qe ne 3 qershor shiste plot 2382 tanke !) te cilet nxirnin ne treg çdo dite dhjetra qindra tanke me shume se lojtaret maqedonas qe kishin nje nivel mbi 40!
Si ishte e mundur ?
Nje ngjarje qesharake na zbulon pa dashje se “milioneret” shqiptar te tankeve nuk blejne dhe shesin tanke vetem ne tregun zyrtar por edhe jashte tij duke perdorur chatin apo menyra te tjera komunikimi!
Ne daten 3 qershor drenovec91 (niveli 25) qahej ne chat se nje malazez me emrin Balkan Ruller me te cilin kishte bere mareveshje per ti blere 500 tanke Q6 me çmimin 12.500 all ne vend te 500 tankeve Q6 i dergoi nje ms ku shkruhej “HAIL MACEDONIA ,HAIL MONTENEGRO!”
Thua qe drenoveci i pafat te jete i vetmi qe shet dhe blen tanke ne tregun e zi duke perjashtuar keshtu edhe pagimin e taksave per shtetin shqiptar siç bejne te gjithe qytetaret e ndershem shqiptar?Valle sa e perhapur te jete kjo dukuri e mos pagimit te taksave nga milioneret shqiptar ?
Keto fakte te huazuara nga jeta e perditeshme nuk mund te mos te çudisnin!
Dhe çudite te nxisin te dyshosh...
Dhe nga dyshimet lindin pyetjet...
Mos valle ky zoterim i pashpjegueshem i qindra mijra tankeve nga lojtar shqiptar qe nuk e kalojne nivelin 30 ka lidhje me politiken dhe shtetin shqiptar?
Perpara ketyre dyshimeve qe nuk jane vetem te mijat por edhe te shume lojtareve te tjere shqiptar qe i perkushtohen kesaj loje ne menyre te ndershme i lutem edhe njehere qeverise te paraqisi ne nje pasqyre te permuajshme ...
1.Se sa tankse blen dhe prodhon qeveria shqiptare ?
2.Kujt i shperndahen ato dhe ne baze te kujt kritereve?
3.Nese i shperndahen pjestareve te njesive ushtarake kush kontrrollon nese keto armatime perdoren vertet per qellimet per te cilat shperndahen dhe nuk nxiren ne treg (Duke mos vene aspak ne dyshim ndershmerine e shumices se lojtareve shqiptar qe bejne dhe kryejne me ndershmeri detyren ne keto njesi luftarake!)?
4. I njejti kriter trasparence lutemi te zbatohet edhe mbi te gjitha te ardhurat e tjera te shtetit shqiptar qe i shperndahen lojtareve apo njesive te ndryshme ushtarake! Dhe komandanti i çdo njesie ushtarake ashtu si ministri i ekonomise eshte e nevojshme te beje nje pasqyre ne te cilin te paraqesi shumen mujore qe ka marre nga shteti shqipetar dhe menyren se si e ka perdorur ate duke elenkuar emrat e te gjithe atyre qe kane perfituar nga kjo ndihme!

Me respekt arius argiri!!!!