Kingdom of United Albania - Mbretëria e Shqipërisë së Bashkuar

Day 2,633, 03:08 Published in Albania Albania by Muammar Reis


Përshëndetje bashkë atdhetarë,
kto ditë Trupat kolonialiste shqiptare të prirura nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Kolonialist ThëNdëshkuesi arritën të kolonializojnë ish-Emiratet e Bashkuara Pseudo-Arabe, duke krijuar shtetin e ri Mbretërinë e Shqipërisë së Bashkuar.
Kjo mbretëri absoluto-kapitaliste me 7 rajone përbën një kërcenim serioz për bllokun sllavolationo-fashist Asteria. Gëzimi i shqiptarëve për këto toka ishte i jashtëzakonshëm dhe i pritur me entuziazëm korruptist, që tregojnë edhe ligjet për Impeaçmentin e Mbretit ThëNdëshkuesit të I, ose i njohur si Skenderbeu i IV.
Ja dhe Harta e Atdheut tonë kolonialist.
Kryeqytet kemi Tirana Dyshin, në antikitet e njohur si Fujairah.

Një falënderim i përzemërt shkon për aleatët tanë, që na ndihmojnë tek tuk:
Perandorinë Kroate
Republikën Qipriote (atë jugore)
Republikën Turke
Mbretërinë Spanjolle
Republikën Çileane
Me respektin më të madh nga zemra, respektivisht barkushja e djathtë e zemrës falënderoj lexuesit, qofshin apo mos qofshin.

Një kërkesë vëllazërore:
Kush din me shkru let të komentojnë ndonjë gjë. Flm. Sps.