Kabineti i Qeverise se Shqiperise Etnike per Muajin Shkurt 2013

Day 1,905, 09:38 Published in Albania Albania by ujku76
Te dashur Qytetare te Shqiperise, bij e bija te Arbrit, nipa te Kastriotit!

Falemnderit per respektin dhe besimin qe patet tek une duke me votuar si President te Shqiperise Etnike!

Jam teper i mallengjyer dhe i gezuar njekohesisht qe me dhate mundesine per te drejtuar Shtetin tone ketu. Ndaj dhe betohem me solemnitet perpara Jush dhe Zotit se do bej maksimumin tim per vendin tone te shtrenjte Shqiperine!

Perpara se te prezantoj perpara Jush kabinetin e Qeverise per kete muaj dua te falenderoj kandidatin tjeter ne gare, PEYONI per klasin dhe cilesite e tij qe tregoi. Fatkeqesisht, propozimit tim per te mbajtur rolin e zv.Presidentit, PEYONI i u pergjigj negativisht. Megjithate, ne mbesim miq te mire dhe bashke do te bejme gjithshka per Shqiperine. Tani dua te permend shkurtimisht disa pika kryesore te progamit te Qeverise.

Do t'a filloj me ate te cilen une e kam shpallur prioritet te pare te Qeverise. Ndihmat me arme dhe ushqim per lojtaret tane.

Sic e dini Qeveria e meparshme ka arritur te furnizojne me arme dhe ushqim te gjithe lojtaret e Div 1 dhe Div 2 nga niveli 21 - 25 ne baze te Programit UML te themeluar dhe menaxhuar nga Don Kurtishi (Don Curtis). Sipas te dhenave qe mu dorezuan prej tij, furnizimet me arme nga qeveria arrijne diku ne 240 – 250 arme q7 ne dite. Ne te njejten kohe, une nga te ardhurat e mia personale kam arritur te siguroj fonde per MU-ne Shpata e Kastriotit te cilat arrijne ne 450-500 arme q7 ne dite. Te dyja keto fonde do te bashkohen dhe do te sherbejne per te sigurar pajisjen me arme per te gjithe lojtaret shqiptare cdo dite. Kuota eshte 5 arme q7 pa dallim niveli dhe MU-je. Nese kuotat nuk jane te mjaftueshme, fondet shtese do te mbulohen nga Qeveria.

Per te marre armet duhet te plotesohet nje formular i thjeshte. Administrata qe do merret me infrastrukturen e ndihmave do jete po ajo e programit UML ne bashkepunim me ate te Shpates se Kastriotit. Kjo behet meqenese tani te gjithe lojtareve do t'u ndahen armet me aplikim (edhe atyre te Shpates – keq me vjen djema po bac uku eshte i te gjitheve 😁

Sigurisht, ka ndermjet nesh lojtare me burime te mjaftueshme te cilet nuk kane nevoje per furnizimet nga Qeveria. Keta lojtare, jane te lutur te mos aplikojne. Po ashtu, edhe ata qe kane mundesi te ndihmojne buxhetin e Qeverise per siguruar arme per lojtaret e tjere mund te bej donacione tek programi UML. Me shume detaje do vijne se shpejti. Ndihmat me ushqime do vazhdojne sipas programit te Qeverise se Meparshme.

E gjitha kjo behet per ti dhene mundesi lojtareve qe te ardhurat e tyre nga medaljet ti ruajne per qendrat e trajnimit per rritjen e forces. Kjo shihet nga qeveria si pike kyce per forcimin e Shqiperise ne loje. Ne ecim sipas parimit qe Qeveria eshte ketu per ti sherbyer lojtareve dhe jo anasjelltas. Ne e kemi per detyrim gjetjen dhe hapjen e rrugeve per te ndihmuar te gjithe lojtaret pa dallim. Nga ana tjeter, lojtaret tane kane per detyrim sherbimin ndaj Atdheut. Dhe kjo do te thote qe DO-te te plotesohen me disipline cdo dite dhe bazukat e energjite te ruhen per lufterat e rendesishme.
________________
Pika e dyte me kryesore eshte organizimi ushtarak. Si nje nga njerezit me pervoje kam zgjedhur per kete pune Ministrin e Mbrojtjes, Z. Jonkastrioti.

Struktura e organizimit ushtarak shkurtimisht do te jete kjo:

Ministri i Mbrojtjes, Presidenti dhe zv.Presidenti kontaktojne me mesazh privat te gjithe Komandantet e te gjitha MU-ve (shteterore dhe private bashke). Komandantet do te mbajne mesazh privat me te gjithe Kapitenet e tyre, dhe Kapitenet me te gjithe Ushtaret e Regjimenteve perkatese.
Pra urdhrat ne raste lufte do te kalojne zinxhir: CP - Komandante - Kapitene - Ushtare (me falni nese ju fyej me fjalen ushtar, po te doni e bejme oficere 😁

Lufterat serioze, qofte betejat e rezisteces RW qofte ato me armik kombetar (NE) do te behen gjithmone me organizim ne chat. Chati do te kete 4 dhoma ku do te behet organizimi: D1; D2; D3 dhe D4. Dhoma D4 e chatit do te sherbeje edhe per dhenien e ndihmave (supplies) per lojtaret e huaj, mercenare etj.

Ne kohe lufte do te jepet alarmi dhe te gjithe lojtaret aktive duhet te paraqiten ne chatin e tyre sipas divizionit perkates.
Njerez te Qeverise do te sherbejne per te kryer organizimin e luftes ne beteja. Kjo eshte jashtezakonisht e rendesishme sidomos per lojtaret e Div 1 dhe Div 2. Ju lutem mos e neglizhoni.

Sot, ne oren 22:00 te Tiranes do te behet nje prove gjenerale me Ministrin e Mbrojtjes, Presidentin dhe te gjithe Komandantet e MU-ve per te simuluar organizimin ushtarak ne rast lufte. Takimi do te behet ne chatin: #Shqiperia. Ju lutem te gjithe Komandanteve te MU-ve (shteterore dhe private) te paraqiten aty ne oren e duhur.
________________
Ana diplomatike eshte pika tjeter e rendesishme. Shqiperia, si nje vend i vogel dhe ne nje pozite te veshtire e pushtuar nga Serbia ka nevoje per te gjithe Ne dhe jo vetem. Aleancat me shtetet mike jane te konsoliduara nga Qeverite e meparshme dhe ne kete drejtim do te vazhdoje edhe kjo Qeveri. I gjithe Trupi Diplomatik eshte i lutur te vazhdoj punen njesoj si nen drejtimin e Qeverise se Meparshme deri ne momentin qe do te kontaktohet nga Ministri i Puneve te Jashtme. Ambasadoret ne vendet e rendesishme aleate, sic jane USA, Kroaci, Turqi, Greqi, Itali do te jene njerez te zgjedhur e te pregatitur enkas per kete pune. Me perjashtim te Ambasadorit te Shqiperise ne USA i cili do te zgjidhet nga perfaqesia e Diaspores Shqiptare ne Amerike, te tjeret do te zgjidhen nga Ministria e Puneve te Jashtme (MoFA). Diplomatet ne karriere do te kene perparesi ne zgjedhje.
_______________

Kabineti i Presidentit ujku76:
Zv.President - Eros Liebesgott (Zoti i Dashurise - per Shqiperine kuptohet)
Kryeminister – DardanH
Sekretare Shteti - Afrodita Mf
Minister i Mbrojtjes – jonkastrioti
zv. Minister i Mbrojtjes - Napoleon 54
Minister i Puneve te Brendshme – Andiroid
Zv. Minister i Puneve te Brendshme – LiLo1
Minister i Puneve te Jashtme – Pikachuku
Zv. Minister i jashtem - se shpejti
Minister Edukimi – CmenduriaMB
Zv.Minister Edukimi – tori01
Zv.Minister Edukimi – Mustafa XXL
Minister pa portofol - Arius Argiri
Minister i Ekonomise – DardanH
Keshilltar per Ekonomine – Visar Jasiqi (pritet konfirmim)
Guvernator – Nameless99
Zedhenes i Qeverise – se shpejti

Me respekt
Presidenti i Shqiperise Etnike




P.S. Qeveria ka mungesa te theksuara te perfaqsimit te vajzave ne raport me djemte. Meqenese kabineti i Qeverise nuk eshte i plote akoma ju lutem mbesave te Kastriotit ta shikojne me perparesi apikimin per pozicione ne Qeveri. Aplikimi i vajzave do te favorizohet ne krahasim me te djemve.

Ne rast se asnje vajzat e Shqiperise nuk shfaq interes per pjesmarrje ne Qeveri atehere ujku do therase ndihmen e dy ulkonjave te vogla qe per momentin jane ne fazen e stervitjes. Ato quhen ILIRA dhe JONA.