Ju Faleminderit!

Day 1,891, 04:37 Published in Albania Albania by Labern



Pershendetje te nderuar eShqiptare te eShqiperis krenare.

Ishte nje muaj i mirë nuk patem probleme te mëdha ishin disa lufta me Malin e zi por që na dhanë moral që të vazhdojm më tej ta clirojmë Shqipërinë dhe e bëmë këtë gjë edhe me 2 territore te malit te zi duke i bë kshtu 5 territore si asnjëher më parë.
Në të gjitha Sferat e lojës ne si Shqipëri u mundam dhe bëmë atë që është më e mira dhe duke e pa se cfarë mund të bëjmë kur duam, por nese i lëm problemet tona anash dhe bashkohemi do bëjmë atë që kurr se kemi pa dhe që sna mer mendja do bëjmë më të mirën e mundëshme.

Lufta me malin e zi na shkaktoi shumë probleme hapen luftë, hapen ndihma për mercenarë e këtë e bëm edhe ne dhe më tepër që paguanim mercenarë duke i shpenzu 100k+ all për të mbajt regjionet edhe këtë e bëmë se deshëm por na lodhi psiqikisht dhe ndodhi një gabim kur u desht ta propozonim Malin e zi, porpozova Serbin gjë që tani kemi 2 Armiq në luftra dhe na veshtirson punën.

Shpresoj që pas këtij problemi që u hap të jet ky i fundit për Shqipërinë dhe të mos ndodh më asnjëher ndonjë gjë si kjo apo më e rënde, por të lulëzojë Shqipëria më pastaj, të jetë edhe më mirë se tash, të bëhët endërra jonë që kemi në jetën reale ketu të bëhet realitet dhe besoj se e dini ku e kam fjalen tek një gjë e madhe që do i bashkoj Shqiptarët.

Fjala e fundit si President i eShqipëris është se kjo lojë më ka bë të ndihem se jam më i moshuar dhe më me eksperienc e kam pa vetën time shum larg, pash ardhmërinë apo pasqyrimin e viteve të mija pas një kohe të largët, gjë që më dha motiv se mund të bëj shumë gjëra në jetën reale nese dua pasi që këtë lojë e kam luajtur me muaj pa u ndal asnjë ditë, ka ndodhur që me miqtë e mi më të afërt të na zë mëngjesi apo të rrime me nga 2 dit pa gjumë për Shqipërin dhe ajo që kemi bë ja ka vlejt si cdo kontribut tjeter.

Ju faleminderit për të gjitha ata që më votuan në zgjedhje, dhe poashtu ju kërkoj falje që ju kam zgenjyer tej mase me këtë gjë.
Shpresoj dhe besoj që President i ardhshëm të ketë mësuar shumë gjëra nga ky gabim i imi pasi që ky gabim mos të ketë vend e të përsëritet më asnjëherë.

Sinqerisht më bëni hallall.