eJeta jeme

Day 2,597, 08:40 Published in Albania Albania by Muammar Reis


Përshëndetje,
Po e pranoj "sfidën" e Shmuel97 për të shkruar një artikull mbi eJetën tonë.
Shënim: Teksti në vijm është i shkruar në gegërisht, gjëgjësisht në të folurën e Ulqinit

Si shumica prej nesh, shqiptarve, eRepublikun e kam fillu prej prej nji linku nFB, s'di taman kush e ka qit. Ka qen 22 shtatori i 2011-tes. Shqipnia, ska qen n'lonj e kam hy si banor i Malit t'Zi, se kam dit serbisht e se jam vet pi Ulqinit, qytet shqiptar i okupumun n'1880 prej Malit t'Zi. Me acc t'par kam perparu dobt, nMal tZi, se kam qen shqiptar, skam mujt me hy ne politik, skam gjet shqiptar n'lonj edhe kshtu e kam lan lonjen per nji kohe.
Acc-ën e dyt e kam çil me 20 janar 2012, me emrin LiburnianWarrior, e kam thirr LiburnianWarrior se vi prej familjes detare e Liburnt kan qen fisi ma i njofton ilir për detari. Me 26 shkurt jam ba kongresem me partin mat njoftun e kohes, Partin Nacionaliste. Kam qen edhe kapidan n'Regjimentin e par t'MU-s t'par nShqipni, Special Stuff of Albania. Ma von jam ba pjes e Kosova Army, ku kam qen aktiv n'IRC e tyne edhe i kam ba borderat e MU-s. Fillova me përderu multi edhe e hava nji ban. Deri ather mka hy lonja n'qef e kshtu vazhdova me nji acc t'ri.
Acc-ën eLiburnia e kam çil me 30 prill 2012. E kam fillu n'Kin se Shqipnia ishte nen okupacje tperhershme dhe se Kina ka pas bonusa ekonomik ma t'mir. N'Kin kam mrrit mi marr nji parti t'vogel par sem ka ec politika. N'korrik jam kthy n'Shqipni edhe kam marr CZ t'Shqipnis. U bava antar i MU-së Dardanians Elite, kam qen aktiv n'ket MU edhe kena diftu se jena per Shqipni e ja per ndamje se mas nji nryshimi n'strukturen e Forcave tona t'armatosuna, Dardanians Elite isht ba Albania D-2, par un skam qen n'divizjen e dyte e kam shku n'Albania D-1. Pi ksaj kohe e maj men Çlirimin e Kosovës pi shkive, nditën si e maj mir n'men 1,679, ku kam qen me pi nji kafe n'Kosov, Shqipni. Kam qen antar i partis Vellazeria Muslimane per nji koh t'shkurt. E njajta gja si me acc tdyt mnodhi edhe me kët, çila multi edhe fitova ban, gabimi jem.
E kam lan lonjen per gati 10 muj e jam kthu me 21 korrik 2013 me ket acc si e kam njitesh. Emrin jam kam vu Muammar Reis se pernjimen e kam Ammar, e Muammar isht forma ma e gjat e emrit edhe reis, qi isht nji titull si isht thirr kapidani kryesor i Ulqinit, gjat turkut. Kam qen antar i disa partive t'nryshme, mas shumti me partin Shqiperia e Re, sat nuk egzisten ma sa di un. N'gusht 2013 kam fitu edhe Wiki Reward-in e par, e prej asaj kohe kam fillu me shkru n'Wiki t'eRepublikut. N'shtator 2013 kam qen ambasador i Shqipnis n'Bosën e Hercegovin, e kshtu kam marr per nji koh t'shkurt CZ t'Bosnës. Kam qen per nji koh t'gjat antar i Eagles Legion , par kur ka qen Turniri i dyt i MU-ve kam qen pjes i Albanian Army. N'nëntor e kam lan lonjën për shkak t'shkollës edhe obligimeve tjera. Kam lujt tek tuk per nji vjet si duble clicker e tesh n'dhjetor jam kthy n'lonj prep. Nuk kam qen kurr nji lojtar i fort ose kryesor i Shqipnis par gjithon kam nimu me sa kam mujt. Ky kam qen e ky jam.
Nji gja për fun pa e tham: Gjat tan kohës si e luj kët lonj jam munu mi paraqit Ulqinin e ulqinakt si shqiptar edhe me mujt mi njoft sa ma mir vllazent e mi shqiptar jasht qytetit tem. Lonja si lonj ska fart ransi, na ulqinakt kishim than "me mif n'Bun", par unifikimi i vetdijes ton komtare kuda qi jena isht shum maj ransishem edhe mu mnep motivim me vazhdu...
Vllej juj prej Ulqinit,