Dekret per ndryshime ne Qeveri

Day 2,168, 14:27 Published in Albania Albania by Kthetra Alb

Te dashur vellezer,

me keqardhje pranova dje doreheqjen e Dardan 81, njekohesisht Kryetar i Partise Nacionaliste, nga posti i Guvernatorit Shqiptar. E falenderoj Dardanin per punen ne qeveri dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe kam patur prej tij.

Qe prej sot posti i Guvernatorit njehsohet me ate te Ministrit te Ekonomise, i cili vazhdon te kryhet ne menyre shume dinamike e te suksesshme nga SilentSurfer.

Po ashtu Ministri i Teknologjise xMikiGOx, njekohesisht miku yne nga Izraeli, paraqiti doreheqjen e tij dhe u zhvendos per ne Izrael, per te kandiduar atje si President i atij shteti. Meqenese fitoren do ta kete gati te sigurte, bashkepunimi i tij me Qeverine Shqiptare do te vazhdoje dhe ne jemi shume te gezuar qe e patem mes nesh.

Minister i ri i Teknologjise emerohet Rexhep Dajkovci, i njohur dhe si Otoringo, i cili deri tani sherbeu si Zv/Minister. Ai do te vazhdoje punen e tij te palodhur per tu kujdesur per mbarevajtjen e chatit shqiptar.

Zv/Minister i ri i Teknologjise emerohet enzq, i cili deri tani ndihmoi ne stafin e kesaj Ministrie, sidomos diten e luftes kundra Malit te Zi, kur u hapen brenda pak kohe te gjitha chatet shtese qe lejuan koordinimin e mire te ushtrise shqiptare dhe shperndarjen e supplies.

I uroj shokeve te Qeverise pune te mbare ne javen e fundit te mandatit qe kemi perpara.

Perberjen aktuale te Qeverise do ta gjeni gjithmone ketu:
https://docs.google.com/spreadsheet/ccc?key=0ArOZqWi0-o4XdG5mQ29fY0dJNThFOWRkTVdqMDhlNXc#gid=0

Vendimi hyn ne fuqi menjehere.

Kthetra