21 Janari!!!

Day 1,906, 11:39 Published in Albania Croatia by A E N E A S

Po e shkruaj kete artikull sepse sapo lexova dicka ne lidhje me 21 Janarin dhe me ata qe u vrane ate dite,lexova per vajzen e lene jetime nga kjo qeveri qe kemi ne jeten reale...Mendova ta beja artikull ketu sepse nuk mund te anashkalojme dhe jeten reale...Keto thote vajza qe u la jetime:

Ana, si e mban mend babin?

Babi më tregonte shumë histori. Herën e fundit kur ishim në Gjirokastër, shkuam te një dardhë që kemi aty lart. Morëm dy-tre dardhë, por ishin të papjekura. Babi më tha, herën tjetër kur të vish në fshat ato do të jenë pjekur… Po unë nuk shkova më… (qan)

Të merr malli?

Po, shumë… Ja, e kam këtë fotografinë në dhomë, shpesh herë e mbaj në dorë. Babi ishte shumë i dashur, na merrte në makinë dhe na bënte xhiro… Babi ishte shumë i dashur (qan)

Si të përkëdhelte babi ty, kishte ndonjë fjalë që të thërriste?

Po… Lepurush i babit… (fshin lotët)

Ke biseduar ndonjëherë me shoqet, më shokët për atë që ndodhi?

Jo, nuk kam biseduar… Çfarë të flas… Kur u vra babi ata që janë me PD-në më thoshin, ai shkoi atje, u vra, ti e kishe budalla babin, ne do të vrasim edhe mamin.. (qan)

Ke shkuar prapë në Gjirokastër te shtëpia e babit?

Po, isha, pardje erdha… (fshin lotët)… Këto ditë e kam parë në ëndërr. Sikur e ndiqja me vrap por nuk e arrija dot. Unë i thosha: babi mos ik, mos ik, ku do shkosh… Pastaj u pengova dhe nuk e arrita dot. Dhe mu bë një bodrum i zi, dhe sikur mbeta aty dhe e humba…



Kjo eshte me te vertet per te ardhur keq dhe me te vertet kjo interviste me kete vajze me ka trishtuar shume por ajo qe me trishton me shume akoma eshte qe ky popull nuk merr vesh akoma dhe shife se ca shkruajne per "Udheheqesin tone te madh" dhe ky nuk eshte i vetmi...

SHPRESOJ ME GJITHE ZEMER QE KY POPULL TE NDERGJEGJESOHET!!!