[Presidenti] Lidhur me politikat e jashtme

Day 2,446, 09:06 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka


Pershendetje motra dhe vellezer,qytetar te nderuar te eShqiperise

Politikat e jashtme te shtetit tone kane qene gjithemone teme e nxehte per ne,teme qe ka ngjalle shume debate dhe interesim.Ka kohe te gjate qe ne kemi disa shtete qe i konsiderojme si aleat te perhershem dhe qe kane kontribuar shume per ne qe kur jemi futur ne loje,e kam fjalen per shtete te tilla si:Kroacia,Turqia,SHBA,BiH.
Dhe shtete te tjera qe i beme aleat per shkak te interesit te perbashket,dhe sepse gjendeshim ne te njejten ane(kishim te njejtit armiq).

Koha e fundit qe kemi qene pjese e nje aleance ishte koha kur ishim ne EDEN,me tu shperbe EDEN-i dhe deri me tani jemi pa aleance.Provuam muajt e kaluar te hynim ne Aurora por pasukses.
Gjate ketij muaji jemi perpjekur intenzivisht te marrim perkrahjen e shteteve te Sirius dhe te pranohemi aty.Sinjalet kane qene shume pozitive,dhe sipas planit para perfundimit te muajit korrik ne do hynim ne Sirius(se pari si trial per disa muaj,per tu pranuar pastaj si anetar i plote),por fatkeqesisht kjo gje nuk u realizua(per shkak te egos dhe papergjegjshmerise se njerit nga lojtaret tane,qe as qe ja vlen te komentohet).

Keshtu qe ja ku jemi tani…
EDEN ishte si vellazeri e vertete,ku demtimi dhe paraja ndahej proporcionalisht(ne kulmin e suksesit te tij),ashtu sikur nje peme qe ndane baraz ujin dhe ushqimin per deget e saj.Por kohe te veshtira kishin ardhur tashme,trungu dhe deget e EDEN ishin vyshkur,thare dhe qe nga ajo dite u la e harruar,por besimi dhe shpresa qe kishte mbjell EDEN ne zemrat e lojtareve nuk u shua kurre,ai akoma eshte i gjalle…
E per cudi rrenjet e EDEN shpetuan...ato vetem kishin rene ne gjume te thelle dhe kerkonin qe dikush ti zgjonte.Nje grup lojtaresh dhe shtetesh bene kete,zgjuan rrenjet e fjetura te EDEN,ata tashme jane nje aleance kompakte dhe vullnetmire,ndersa na ftuan edhe neve qe ti bashkohemi atyre,si njera prej rrenjeve me te forta.

Pra behet fjale per aleancen Root


Ne kete aleance eshte anetar BiH(Bosna dhe Hercegovina) njeri prej aleateve tane me te mire qe nga dita e pare qe ne jemi ne kete loje.
E po ashtu kemi edhe shtete si Lituania me te cilen bashkpunuam gjate invadimit te Bjellorusise,dhe eshte deshmuar si aleat i shkelqyer.
Pastaj eshte edhe Estonia,Zvicra,Koreja Jugore dhe Slovakia qe kane qendrim shume pozitiv per ne,dhe mundohen te na ndihmojne edhe pse jane te manget nga fuqia ushtarake.
Dhe per fund kemi Gjeorgjine nje shtet te sapo hyre ne loje,por qe me sukses organizoi BabyBoom dhe ka mbi 2300 lojtar,nje shtet i forte ne te ardhmen.

Ne votimin qe eshte mbajte ne kete aleance per pranimin tone,ata kane qene te gjithe te nje zeri qe te na pranojne edhe neve ne vllazerine e tyre.

Neve na duhet nje hap i tille(hyrja ne kete aleance) :ne edhe ashtu vete e sigurojme kongresin,ndersa te bashkuarit e kesaj aleance vetem do na i shtoj miqte/aleatet dhe ndihmen ne betejat tona,dhe pervoja ne Root do sherbej si nje tunel qe do na shpjere drej Sirius-it.Ngase Root eshte aleance e afert me Sirius.
Ne Root ne do jemi prej shteteve me te forta,dhe edhe zeri yni do degjohet shume.Eshte mundesi e mire ta tregojme veten para aleateve,duke e udheheq kete aleance,dhe duke fitu besimin e tyre.

Ka ardhe koha qe edhe ne te behemi shtet normal,ti bashkohemi nje aleance,te marrim pergjegjesi dhe ta ndajme pergjegjesine me te tjeret.
Kjo eshte mundesia jone e vetme te sjellim me shume dinamike ne loje,perndryshe rrezikojme qe te behemi komunitet i vdekur.

Tek e fundit ,do luftojme per shtete qe vertete na duan dhe na cmojne per ate qe jemi,dhe kam pare se ne Root jane te tille.
Po ua permend si shembull rastin e Zvicres,te cilet kane pas nje lufte te suksesshme kunder Frances,lufte te cilen edhe e fituan,dhe vertete kane qene shume mirenjohes per ndihmen tone ne betejat e tyre.
Apo Lituania,qe eshte shtet perafersisht i barabarte me force ushtarake sikurse ne,dhe qe kane qene te ngazellyer me ndihmen tone ne betejat e tyre,dhe kane qene shume te lumtur per mundesine e bashkimit te eShqiperise ne Root.

Zgjedhja eshte e jona...Nese duam te perjetojme edhe njehere vllazerine e EDEN-it, emocionet,te shijuarit e te luftuarit per miq,atehere bashkimi ne Root eshte gjeja qe duhet bere.

Ju lutem ne komente shprehni mendimet dhe qendrimet tuaja,por pa ofenduar aske,respektojeni mendimin e tjetrit edhe nese nuk pajtoheni me te. o/

Me bindje te plote ne seriozitetin dhe maturine tuaj
I juaji Endrit Zeka