[LVV] Votoni Vetëvendosje

Day 2,011, 13:01 Published in Albania Croatia by A E N E A S

Ky eshte nje artikull i partise Levizja Vetevendosje.

Pershendetje shqiptare,
Zgjedhjet parlamentare jane afer dhe ne nje periudhe 3 ditore ne do te kemi nje institucion vendimarres ku do te miratojme ligjet qe do te na cojne ne mbarevajtjen dhe zhvillimin e shtetit tone. Pas nje periudhe 3 mujore pa parlament, ne jemi te etur/ kemi nevoje per kete institucion kyc dhe te pazevendesueshem dhe Partia LVV, si partia me % me te larte te elektoratit do te jete e sigurt qe te paraqese nje liste parlamentare sa me te mire dhe serioze.



Me poshte do te gjeni listen e kandidateve per deputete te Partise LVV, ku ju do te mund te vereni qe ne u kemi dhene shume hapsira te rinjve, pasi ne fund ata do te mesojne nga keto eksperienca ne eRep:

1- Krye Qendra
2- Dardan81
3- Sei Kaon
4- A E N E A S
5- A L B I O N
6- Blendix
7- Gentrit Shahini
8- Amarildo Memia
9- Emmanuel Malaj
10- Dritche



Goldet qe do te merren nga deputetet tane, sic e kemi permendur dhe me pare do t'i dhurohen/injektohen organizatave qe kemi nen kontroll nepermjet MM. Neve na behet qejfi qe dhe PEA nepermjet nje artikullit te tyre zyrtar kane qene dakord me kete mendimin tone. Te gjitha keto veprime financiare do te ndermerren ne koordinim te plote me Ministrine e Ekonomise dhe me Keshillin e lojtareve te vjeter.

Nje pike tjeter qe do te prekja eshte dhe pranimi i nenshtetesive, ku ne do te ndjekim nje politike te rrepte dhe strikte. Ne nuk do te tregohemi pasive, pasi cdo pranim nenshtetesie nga cdo deputet do te shqyrtohet fillimisht nga MoI (Ministria e Emigracionit)/MoHA (Ministria e Puneve te Brendshme). Askush nuk do te veproje si koke me vete sepse ne fund te fundit ne te gjithe po luftojme per imazhin e Shqiperise sone.


Nese keni deshire mund te na bashkoheni ne chatin tone: #LevizjaVetevendosje