[A E N E A S] Kandidatura ime presidenciale

Day 1,954, 12:44 Published in Albania Croatia by A E N E A S
Te dashur Shqipetare,
Marr guximin te kandidoj per here te dyte per presidencen e Shqiperise, ne kete kohe mjaft te veshtire per vendin tone.
Premtimet e mia nuk do te bazohen tek e pamundura, sic kemi pare mjaft deri tani.Nuk jam i gatshem te premtoj ato qe nuk jam i sigurt se do realizoj.

Objektivat e mia per kete here do te jene keto:

*Riorganizim te forumit aktual
DonCurtis aktualisht po punon mbi FORUM-in dhe mbasi te mbaroje ri-organizimin e tij ne si qeveri do kemi detyre ta kthejme ate ne nje mjet komunikimi midis komunitetit tone ketu dhe ta bejme sa me aktiv si cdo shtet tjeter.

*Reforma Ushtarake
Kemi pare nga muajt e kaluar qe ne MU-te shteterore nuk jane te organizuara ne nje menyre te mire por ka shume rremuje dhe c'organizim dhe disa prej tyre kane shume lojtare inaktive.
Kjo eshte nje ide e DonCurtis qe do jete dhe pjese aktive e qeverise neqoftese arrij te behem President(P.S:Ai se shpejti do nxjerri nje artikull me te gjitha idete e tija) :

Ideja eshte qe keto MU te riemerohen dhe nga 4 MU shteterore qe kemi ti bejme 2 qe e para do kete lojtare D1 dhe D2 dhe MU-ja e dyte do kete D3 dhe D4.

Me kete reforme do kishim me shume organizim dhe me pak lojtare inaktive apo multi.


*Krijimi i Keshillit te Larte
Kjo ide u hodh nga ALB Penicilin ne artikullin e tij dhe mua me pelqeu shume dhe mendova qe ky keshill do na ndihmonte me shume dhe ne njefare menyre do kushtezoje Presidentin dhe Qeverine ku Presidenti apo qeveria para se te publikoj ide duhet t'ia paraqesi keshillit ne fillim.
Keshilli do te zgjidhet nga populli me votime dhe keshilli do te mund te votoje neqoftese deshiron te shtoje apo dhe te heqe nje lojtar inaktiv ne kete keshill.
Keshilli po ashtu do zgjidhet cdo muaj.


*Kongresi
Ne do te luftojme me gjithe forcat per te siguruar kongresin kete muaj. Sidoqofte do te ishte e paarsyeshme ta premtoja se do realizohej pasi asgje nuk mund te parashikohet ne lufte.

Gjate presidences sime te pare ka pasur mjaft pakenaqesi nga nje pjese e komunitetit edhe pse gjithcka u mbyll me sukses. Premtimet u kryen, me perjashtim te baby boom. Kur keto persona erdhen ne krye duket se pesuan deshtim te madh. Pritej shume e u be pak, njerezit u zhgenjyen.Sidoqofte gojet e liga s'na ndalin per te mos bashkepunuar prej verteti kesaj here, sepse pavaresisht dashurise per te premtuar nje vrime ne uje dashuria per Shqiperine do triumfoje.

RROFTE SHQIPERIA!