“FYHERI” Anon.4750191 HAP DOSJET E ARMIQEVE TE QEVERISE!

Day 1,702, 15:06 Published in Albania Albania by Arius argiri

Ne nje diskutim ne komentet e artikullit http://www.erepublik.com/en/article/formohet-qeveria-e-re--2082984/1/20 mora guximin te vej ne dukje se qeveria e re, vetem emrin kishte te tille per arsyen se shume nga antaret e kesaj qeveria qe drejtohet nga presidenti Altinks, kishin qene edhe antar te qeverise se vjeter (E cila mbijetoi me pak se dy jave!)te drejtuar nga Dardan H i cili u emrua president pas zgjedhjeve te fundit.Ne te vertet disa here neper komente te ndryshme isha shprehur se me ngjante fare e pamoralshme politikisht qe individ te cilet kishin organizuar fushaten elektorale kunder kanidatit per president Altinks dhe qe pas fitores ne zgjedhje kishin marre edhe poste te ndryshme ne qeverine e drejtuar nga DardanH pas doreheqjes thuajse te detyruar te ketij te fundit (Per kete lexohttp://www.erepublik.com/en/article/konkluzion-2083068/1/20 fragmentin e titulluar “Aspekti Politik”)kishin vrapuar dhe pranuar poste ne qeverine Altinks kunder se cilit vetem dy jave me pare kishin ftuar popullin dhe mbeshtetesit e tyre te mos votonin !!!!!
Por ndryshe nga presidenti i sapo zgjedhur Altinks i cili ne menyre shume fisnike nuk tregoi dhe as shprehu asnje shenje entuzismi te tepruar per shpalljen president, shume nga antaret e qeverise se re e konsideruan largimin e qyteteruar te presidentit Dardan i cili ne pamundesi per te vazhduar punen e nisur dha doreheqjen dhe i hapi rrugen per te qeverisur atyre qe deri dije ishin opozita ,si nje fitore e cila ju jepte te drejten te shanin dhe ofendonin te gjithe ata qe do te guxonin te kritikonin qeverine e re qe ne fakt siç tham nuk ishte aspak e re!
Nje prej ketyre ishte ¤Anon.4750191¤ i mirenjohur nga admiruesit e tij me nofken “Fyheri”!
E pra vete “Fyheri” (Hail!) pasi me quajti “zagar i qeverise se shkuar” (Besoj se me shume se mua qe nuk kisha asnje post ne qeverin e Dardanit kjo shprehje duhej ti takonte atyre qe ishin trasferuar nga qeveria e Dardanit ne qeverin e Altinksit ku dhe krisi “fyher” ishte pjestar!) me urdheroi te “thyeja qafen”!
E si mundesh ti thuash “fyherit” jo more vellezer?
Por nejse mora guximin dhe nderkoh qe po ja mbathja te “thyeja qafen” i thashe se kjo loje nuk ishte prona e tij private dhe se nese nuk donte qe ne te kishte njerez qe e mendonin ndryshe nga ai atehere ti kerkonte “miqeve” te tij admina qe ta shpallnin shqiperin diktatur apo mbreteri absolute dhe te eliminonin partit dhe zgjedhjet e lira!
Pa te keq e kisha! Do vinim Krisnin “fyher”dhe do binim rehat te gjithe!
Me mire te hapej dheu e te me perpinte thuaj se “fyherit” na i hipen nervat dhe ndersa i dilte beshtym nga goja me bertiste😃o me pelqente jashte mase te kisha kundershtare politike, po keto jan insekte politike e jo kundershtare. Cdo muaj po shoh nga nje parti nga "opozitaret" qe ti & co verdalliseni, eAlbania, Partia Komuniste, Demokratike.... !!!!
Qe ne Partin eAlbania te kishte ndonje “insekt politik” kete e dija por me bene pershtypje emrat e dy partive te tjera!
Te shkretet komunist kishin vetem nja dy dite qe e kishin formuar partine dhe akoma nuk kishin hapur gojen kundra qeverise!
Por dihet se “Fyheri” si “Fyher” (Apo Fyçke!) qe eshte i urren komunistat edhe kur keta e mbajne gojen mbyllur!
Por mire komunistat qe e meritonin (Vete e kan fajin qe ja vune emrin “komuniste” partise!) po ata te demokratikes çfaj kishin qe ma kishin merzitur fyherin?
Po pse te kishte “insekte politike” edhe ne Partin Demokratike?
Nuk e besoja se kryetari i saj eshte gap2009 apo alban mustafa qe te gjithe e njohin per seriozitetin e tij madje edhe vete fyheri e kishte permendur si nje nga njerezit qe kishte bere shume per shqiperine! Po ne PD bente pjese edhe kushtrimzz qe sapo ishte shpallur zevendes president....
Atehere cilat te ishin valle keto “insektet politike” ne Partine demokratike per te cilat Fyheri u shpreh se shume here i kishte shkelur me çizmen e tij dhe perseri do ti shkelte dhe nuk do ti lente te ngrinin koke!!!
“Po me uren çpaten xhanem?” thot nje personazh i nje filmi shqiptar.
“Po me PD çpati more?” -fillova te them me vete une.
Kush valle do te jene ato insektet politike te PD qe terbimi i “fyherit” tone do ti shkeli me kembe ?
Jo per gje po duke qene se ai Fyheri i vertet ishte mjeshter te shkelte me kembe shoket e vete me te ngushte dhe ti nxirte jashe loje me hipi dyshimi se edhe fyherit tone i kishte hipur qefi qe ta imitonte!
Ta imitonte apo kishte filluar ta vinte ne zbatim?
Mos ndoshta i pari kishte qene Dardani dhe tani po i vinte rradha Gap2009?
Po pas Gap2009 kush do ta kishte radhen?
Kini kujdes pra te nderuar bashklojtar dhe mos guxoni te hapni gojen se “Fyheri” jone i ka gati dosjet e zeza ku shenon emrat e insekteve te rrezikeshme politike qe do tu shtypi koken!
Dhe ata qe duhet te ken me shume kujdes sipas asaj qe na kujtohet nga “fyheri”(ai i verteti!) duhet te jene ata qe ai i quan shoke!
Per here te pare me ngushelloi ideja se nuk isha shok i “Fyherit”!
Por gjithesesi kurioziteti per te ditur se cilet ishin ata “nga rraca jone”(fjalet e fyherit!) brenda partise demokratike nuk me la te qete!
Por thenia e Bertolt Breht “ Diktatoret nese nuk kane i pjellin armiqte!” me qetesoi dhe me dha shprese!
Ndoshta sot mund te isha vertet nje “insekt politik” i vetmuar por neser vete Fyheri me “Fyçkellekun” dhe idiotsit e tij politike do me njihte me shume shoke te rinj se bashku me te cilet nje dite do ti jepnin fund zoterimit te pushtetit politik te shqiperise nga injoranca dhe arroganca e “fyherave” Made in Albania!
Me respekt Arius Argiri.