Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Day 1,804, 12:02 Published in Albania Albania by Rilindasi



Të nderuar qytetarë të republikës së Shqipërisë, të nderuar bashkombas/e.

Për mua nuk ishte në të vertet një vendim i lehtë, realisht është vendim të cilin e kam menduar ka një kohë të gjatë, është vendim që kerkon përgjegjesi, kerkon një mendesi të fuqishme , një mendesi për të udhehequr një komb, që në të vertet është komb i të gjithë neve.
Dhe kur unë para juve thash që është komb i të gjithëve, bazen e ketij mendimi e shprehë se të gjithë në kemi një pjesë në të, një vend për të u ndjerë krenar, dhe për të u ndjerë të vleresuar.
Ndoshta një herë secilit nga ne i behet në vete pyetja, si kemi qenë, si jemi , a është më mirë se më parë, ose është njelloj ose më keq.
Dhe unë mendoj se neve kemi ngecur, kemi berë hapa , por hapa të ngadalshëm dhe besoj që nuk e kemi luksin për të ecur ngadalë, ose për të u ndalur, por duhet të ecim para dhe me krenari e kryelartë.
Dhe po unë kam qenë aktiv deri më tani në jetën e ketij vendi, se çfarë kam berë realisht? Kam debatuar për faktin se kam tentuar të vendos një prosperitet, një mendim ndryshe , i cili do të zhvillonte kombin.
Unë por dhe juve besoj e dini se mendimi kritik është mungesë sot, andaj sa jemi neve autokritik? Aspak.


Një perandori të dikurshëm të perandorisë romake, një person kur e lavdëronin se po qeveriste mirë me vendin, një njeri tjetër afër i thoshte, "Je njeri, je njeri" , andaj unë mendoj se disa ketu po e quajnë vetën perendi e mbreter me pushtet të pakufizuar, po i ndryshojnë vetëm emrat, por asesi formën e qeverisjës

"Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj", Winston Churchill

Me taksa të larta çdo ditë, e politika të dobëta ekonomike, na vendosnin neve në të njejtin vend si e thoshte ky lider dhe burrështetas më lartë.

"Kur isha thjesht një djalosh më thanë se çdokush mund të bëhej president. Tani që jam rritur, po filloj ta besoj", Clarence Darrow

Po , kjo ishte mendesia e disa ketu, një ender feminore po e benin realitet, dhe në realitet në kombin tonë, unë besoj se tashmë dhe juve jeni lodhur me ketë mentalitet të udheheqjës.


Ata që qeverisën me Shqipërinë vertet mund të ishin menagjer të mirë, por ajo se çfarë Shqipëria ka nevoj mendoj se është një lider për vendin.
Besoj qe neve nuk jemi në gjendje që çdo herë të pranojmë gjendjen aktuale, të ngecim, të mos prosperojmë, por duhet të mendojmë bashkë se si duhet të zhvillohemi.

Në duart tuaja të dashur miqë , më shumë se në të miat, qëndron suksesi përfundimtar dhe dështimi i rrugës sonë. Qëkur ky vend u themelua, çdo gjeneratë e kombit tonë është thirrur të japë dëshmi të besnikërisë kombëtare.
Tani ora po vjen përsëri, për të deshmuar forcën tonë për të dhenë drejtim një mendesie të re, për të zhvilluar Shqipërinë, kombin e Arbërit
Unë do të kandidoj për president të vëndit, dhe unë nuk tërhiqem nga kjo përgjegjësi, unë e mirëpres. Energjia, besimi, mirëkuptimi , besoj që do ndriçoj rrugën tonë për të realizuar përparimin e kombit, të kombit të Arbërit, të fuqisë dhe besimit tonë për të ndryshuar gjendjen që kemi.



Zoti e bekoft Shqipërinë
Zoti i bekoftë shqiptarët.





http://www.erepublik.com/en/party/partia-reformatore-3877/1 Për ndryshimin e Shqipërisë, bashkohu edhe ti.