Vendim i kongresmenëve dhe kryesisë së LeA

Day 1,895, 12:26 Published in Albania Albania by RadeciVV

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Duke marrë shkas nga numri i votave që na dhanë besimin për të qenë ndër partitë me përfaqësim më të madh në kongres, dhe duke qenë se Zyrtarët qeveritarë dhe kongresmenët poashtu ka kohë që po na bëjnë kërkesë për të dorëzuar goldin tek ata, dhe atë të gjithë që kërkojnë e kërkojnë për arsye të ndryshme (disa për zhlyerje të borxheve, disa për upgrade, etj), kemi vendosur që të ua kumtojmë vendimin tonë në lidhje me goldin.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë goldin e mbledhur (11 kongresmenë - 55 gold) vetëm me disa kushte, të cilat duhet të plotësohen patjetër, të cilat janë


1. Goldi duhet të ofrohet në ndonjë program që do të mbështeste lojtarët e rinjë
2. Duhet të ketë një plan konkret dhe të detajuar se në çfarë forme do të ndihmohen këta lojtarë
3. Ky projekt duhet të ketë një udhëheqës
4. Personi që do ta administrojë këtë projekt duhet të jetë apartiak, dhe lojtar me përvojë e i respektuar në lojë
5. Plani duhet të jetë i gatshëm brenda 2 ditëve
6. Duhet të ketë trransparencë se si u harxhua cdo ALL në atë program (në përfundim të tij)

Goldi i lojtarëve të LeA tashmë është mbledhur tek një lojtar, dhe në rast se këto kushte nuk përmbushen në bazë të pikave të lartëcekura, ne nuk e ndiejmë të arsyeshme ta dhurojmë goldin tonë.

Në rast se këto pika nuk përmbushen, ne shumë shpejt do të dalim me një artikull të radhës, ku do të i inforjmë lojtarët e rinjë se si do të mund të përfitojnë nga këto gold të mbledhura nga kongresmenët e LeA.

Vendim unanim i kryesisë dhe kongresmenëve të LeA.