Updated* [MoE]Pyetje dhe Pergjigje / Konkurs!

Day 1,846, 13:07 Published in Albania Albania by goldborn


Pershendetje qytetare te eShqiperise,

Ky eshte artikull zyrtar nga Ministria e Edukimit e Shqiperise. Ne te do te mund te njiheni me dy tema kryesore:
1. PYETJE DHE PERGJIGJE
2. KONKURS PER TU BERE PJESETAR I MINISTRISE SE EDUKIMIT NE SHQIPERI


Lexoni me poshte per te kuptuar se per cfare behet fjale, ndersa nese keni ardhur vetem per komente negative apo percarese, mos vazhdoni me poshte!


PYETJE DHE PERGJIGJE

Ne nga MoE jemi te sigurte se ju, lojtaret e rinj, keni paqartesi nga loja, dhe prandaj duam qe ju te pyesni gjithecka qe keni te paqarte ne lidhje me lojen. Edhe po te keni 5-6 muaj apo edhe 10 muaj ne loje, mund te keni dicka te paqarte, PYESNI, MOS KINI FRIKE! Ne do ju kthejme pergjigje brenda nje kohe te shkurter.
Pyetjet mund ti beni ketu ne komente, ose tja dergoni Ministrit ose Zv. Ministrit te Edukimit ne mesazh privat. Pyetjet qe mund tju interesojne edhe tjereve, do shtohen ne kete artikull.
Artikuj me pyetje dhe pergjigje (si ky) do krijohen shpesh, pasi cdohere ka lojtare te rinj qe kane gjera te paqarta.

Por perpara se te pyesni dicka, hidhuni nje sy pyetjeve te parashtruara deri me tani dhe shihni nese pyetja juaj tashme gjendet aty:

Pyetje: Kur duhet te luftoj?
Pergjigje: Mund te luftosh qe kur te lejon loja, por duhet te sigurohesh qe ke mjaftueshem ushqim apo para per te bler ushqim per ta kthyer energjine perseri ne maksimum.

Pyetje: Nuk mund ta rimbush energjine (kam ngelur pa para dhe ushqim), a eshte mire te kaloj nje dite trajnimi dhe pune per te kursyer energji?
Pergjigje:
Jo, puna dhe trajnimi jane 2 gjerat me kryesore ne loje, prandaj duhet qe ti besh cdo dite. Mund te kerkosh 50 ushqim Q5 nga Ushqehu, Meso dhe Lufto ose te futesh ne Chatin Shqipetar dhe ti kerkosh dikujt pak ndihme.

Pyetje: Cfare jane misionet dhe a ja vlen ti kryej?
Pergjigje:
Misionet jane nje menyre e mire per te perfituar gjerat qe zakonisht nuk fitohen ose fitohen ngadale, per shembull forca, ranku ushtarak etj. Gjithesesi, shume misione mund te vijne perpara se ti te jesh gati. Mos harxho cdo gje per tu munduar ti perfundosh misionet, perfundoji vetem nese mund te rimaresh veten pas perfundimit ose vetem nese kompletimi i atij misioni nuk ndikon per keq te ti.

Pyetje: Cfare eshte MU?
Pergjigje:
MU vjen nga fjala angleze Military Unit dhe ne shqip dmth Njesi Ushtarake (shembull: Albania D-1)

Pyetje: Cfare eshte nje MPP?
Pergjigje:
MPP gjithashtu eshte ne anglisht (Mutual Protection Pact) qe dmth Pakt i Perbashket per Mbrojtje. Nese 2 shtete kane ate pakt, atehere qytetearet e secilit shtet mund te luftojne per tjetrin pa u dashur te ndrrojne lokacionin.

Pyetje: A duhet te filloj nje parti te re?
Pergjigje:
Jo. Ka mjaft parti ne eShqiperi, shiko se cila parti te pershtatet me shume, dhe behu pjese e saj. Parti do mund te hapesh pas ca kohesh, kur te kuptosh lojen dhe te krijosh nje ide mbi politikat e eShqiperise.

Pyetje: Une nuk pelqej asnjeren nga keto partite. A mund te krijoj timen?
Pergjigje:
Ideja me e mire nese nuk pelqen asnje parti eshte te mos futesh te asnjera per nje kohe. Pas 1 ose 2 muajsh do krijosh kendveshtrime mbi te gjitha partite Shqipetare dhe me siguri do filloje te te pelqeje ndonjera prej tyre.

Pyetje: A duhet ti jap para partise sime?
Pergjigje:
Jo! Eshte e gjitha falas. Por nese deshiron te japesh para per bamiresi, kontakto me Kryetarin e partise tende, ai do te te ndihmoje duke te te treguar se ku mund te perdoren me mire ndihmat e tua.

Pyetje: Pyetja ime nuk ishte perfshire me larte, cfare te bej?
Pergjigje:
Kontakto me Ministrin ose zv. Ministrin e Edukimit dhe ata do te te pergjigjen sa me shpejte te munden, si dhe do ta vendosin pyetjen me larte.

Pyetje: Si te futem ne chat?
Pergjigje:
Ndiq kete link: www.tinyurl.com/catishqiptar

Pyetje: Si te behem anetar i nje MU (Njesie Ushtarake)?
Pergjigje:
Shko te shiriti i Menuse, kliko Komuniteti > Njesi Ushtarake > Zgjidh nje MU (Nese je i ri, rekomandohet Albania D-1) > Kliko Bashkohu

Pyetje: Si te bashkohem me nje Parti Politike?
Pergjigje:
Shko te Komuniteti > Partia Ime > Zgjidh Partine > Kliko Bashkohu.

Pyetje: Nuk mund te pres cdo 60 minuta te mbushet nga 10, a te blej me Gold?
Pergjigje:
Jo mos e bej asnjeher sepse nuk ja vlen. Eshte shume me mire te presesh 6 minuta se sa te harxhosh gold per kete pune.

Pyetje: Cfare eshte Daily Order (Urdheri Ditor)?
Pergjigje:
Urdheri Ditor eshte gjeja me e rrendesishme ne nje MU. Nese je pjese e nje MU mund ta kryesh ate. Kur vret 25 lojtar urdheri ditor quhet i kryer dhe ti fiton nje Bazooka dhe nje Energy Bar.

Pyetje:Cfare eshte Energy Bar?
Pergjigje:
Energy Bar qe shqip thuhet edhe Cokollata, te jep 100 ekstra energji. Por rekomandohet te mos e perdoresh pasi ne te ardhmen te duhen me shume.

Pyetje: Cfare eshte Bazooka?
Pergjigje:
Bazooka eshte arma me e fuqishme ne eRepublik (per sa kohe nuk ke arritur 11000 force ne eRepublik). Ka 3 gjuajtje dhe per cdo gjuajtje ben 10000 demtim, ndersa 1 gjuajtje mjafton per te vrare nje person. Edhe keto rekomandohet te rruhen sepse ne te ardhmen te duhen me shume.

Pyetje: A mund ta ndryshoj emrin?
Pergjigje:
Po, ndryshimi i emrit eshte dicka e re ne eRepublik, ate mund ta ndryshosh per 5 gold duke u futur te te dhenat e profilit tend. Por nese deshiron ta ndrrosh per se dyti here, kushton 50 gold. Prandaj nese e ndrron per se pari here, duhet te kesh kujdes ta vesh nje emer te mire qe te mos te te duhet ta ndrrosh.



KONKURS NGA MINISTRIA E EDUKIMIT E SHQIPERISE

Ministria e Edukimit eshte njera nder me kryesoret ne nje shtet. Merret me edukimin e te rinjve qe jane e ardhmja e eShqiperise dhe ju meson atyre lojen.
Siq mund edhe ta dini nga artikulli i Presidentit per Kabinetin Qeveritar, MoE perbehet vetem nga 2 persona: ArlinDx dhe DonCurtis. Prandaj ne po formojme nje Ekip te MoE duke hapur nje konkurs per lojtaret qe duan te jene pjese e Ministrise se Edukimit.
Lojtari qe deshiron te jet pjese e Ministrise se Edukimit te Shqiperise duhet te ket minimumi 4 muaj ne loje dhe te jet se paku ne Divizionin 2 (nivel 25-29).

Cfare mund te besh si pjese e MoE?
Te ndihmosh lojtaret e rinj me instruksione se si te luajne.
Te ndihmosh ne projektin “Ushqehu, Meso dhe Lufto”.
Ti ndihmosh MoE me artikuj te rinj,
Te parashtrosh ide te reja,
Te krijosh tutoriale per lojtaret e rinj,
Te besh edhe shume gjera tjera qe do i zbulosh kur te jesh pjese e jona!

Apliko duke i derguar nje mesazh me titull “Aplikim per MoE” zv. Ministrit te Edukimit, DonCurtis.
Aplikantet do te kontaktohen nga Ministria e Edukimit duke u informuar nese jane pranuar apo jo.

Me Rrespekt,
Ministria e Edukimit e Shqiperise,
9 Dhjetor 2012




Kerko Ushqim Falas
Mini-Tutorial Per Lojtaret e Rinj
13 Keshilla Per Te Pasur Sukses Ne eRepublik
Video-tutorial