Sondazh per EDEN [A.P]

Day 1,845, 05:58 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Para se te dorezoja postin do te doja te kryeja kete gje te fundit te cilen e km planifikuar qe kur u caktova.

Nuk eshte nje referendum i mirefillte pasi po behet ne pavaresi nga qeveria sidoqofte ky eshte vullneti yne dhe i takon popullit te vendose.

Kush ka jetuar ne eRepublik qe kur u themelua Shqiperia e di se cfare perpjekjesh jane bere per tu futur ne EDEN. Dhe ja dolem. Sigurisht qe Shqiperia ne ate kohe ishte ne vemendjen e tyre dhe shume shpesh ishim ne 3 prioritetet e para (e di se kam qene Minister i Mbrojtjes dhe e kam pare).

Por le ta harrojme historine. Vertet EDEN ka qene nje ndihme e madhe ekonomike dhe ushtarake muaj me pare, por cfare po ndodh tani? Kjo aleance eshte me nje kembe ne varr. Kroacia, nje nga themelueset dhe nga me te fortet, nuk eshte ne gjendje ti beje balle Serbise dhe shkon e arratiset ne Lindjen e Larget. Po ashtu nje tjeter themelues, Greqia, nuk i ka punet aspak mire me FYROM. Shqiperia eshte harruar totalisht. Cdo lufte qe organizohet nga ne nuk ka ndihme prej tyre.

Pyetja eshte kjo: A duhet te rrezikojme e te ecim perpara duke dale nga EDEN apo te qendrojme e te vazhdojme te flejme e ta shkaterrojme vendin me shume. Me keq se kaq s'behet, kjo eshte e sigurt. Nuk kemi cfare humbasim. Nuk mund te rrime ne kete aleance vetem per hir te se shkuares.

Te dalesh nga aleanca s'do te thote te behesh armik me EDEN. MPP-te me vendet e tyre mund ti mbajme, thjesht do te jemi te lire dhe pse jo, te behemi iniciatore te nje aleance te re e funksionale.

Si koment, jepni mendimin tuaj nese jeni PRO apo KUNDER qendrimit ne EDEN. Eshte e rendesishme qe cdo shqiptar te shprehe mendimin e tij ne menyre qe vendimi te jete sa me i drejte. Votoni pro apo kunder si dhe jepni argumentat dhe mendimet tuaja ne lidhje me kete rast.
Pra dhe njehere:
PRO - do te thote qe doni te qendroni ne EDEN.
KUNDER - do te thote qe doni te dilni nga EDEN

Eshte gjithashtu i nevojshem qendrimi qe do te mbaje cdo parti, pra ju lutem, anetaret e kryesise se partive (nje prej tyre te pakten) te paraqese qendrimin e partise se tij/saj. Duhet te veprojme, duhet te ecim perpara.


Kris Hasa A.P