Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy
Resend email   |  Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Resend the confirmation email to this address

Resend email Can't find the email? confirmation@erepublik.com

Shpjegime mbi sistemin politk në eRepublik

Day 1,909, 09:29 by RadeciVV

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Po e shkruaj këtë artikull jo në cilësinë e ndonjë qeveritari, por thjesht si një lojtar që ka dëshirë të ndaj informacione mbi lojën me lojtarët që janë të etur për informacione. Kjo për shkak se po më vijnë shumë pyetje nga lojtarët e rinjë në PM, dhe shpresoj që të i ndihmoj atyre me artikuj.

Shpresoj që të shkruaj artikuj sa më shpesh, por që gjithsesi se do të bëhen sipas kërkesave që do të kenë lojtarët e rinjë për të marë informacione. Sigurisht, mund edhe të gaboj, sepse informacionet që do jap do të jenë nga përvoja personale, pra nga ajo se çfarë unë kam mësuar nga loja. Në rast se gjeni ndonjë gabim, apo ndonjë gjë për të shtuar ju lutem të komentoni dhe unë do të e përditësoj çdo artikull.

Atëherë. Sot dëshirova të shkruaj mbi sistemin politik të lojës. Loja e ka një sistem "të përzier" administrimi të një shteti, pra është sistemi "Parlamentaro-Presidencial". Çdo vend ka partitë politike(kushton 40 gold të hapet një e tillë), kongresin (nëse ka territor) dhe Presidentin e vet.

Mandati i secilit në lojë zgjat një muaj. Një President Partie, kongresmen apo President i vendit, mund të zgjidhet pakufi mandate, përderisa siguron votat e qytetarëve, pra nuk ka limit.

Zgjedhjet mbahen njëherë në muaj, në data të ndryshme. Zgjedhjet për President Partie, mbahen më 15 të çdo muaji, zgjedhjet për kongres mbahen më 25 të çdo muaji dhe zgjedhjet për President mbahen më datën 5 të çdo muaji.

Presidenti i Partisë duhet të kryejë disa punë. Ai mund të editojë/vendosi emrin e partisë dhe informacionet, të zgjedhi kryesinë e partisë (Sekretarin e përgjithshëm, zëdhëndësin, etj.), të mbaj dhe sjell antarë në parti etj.

Qëllimi kryesor i çdo partie është sigurisht qëndrimi në top5 partitë e vendit, sepse vetëm ato parti që janë në top 5, kanë të drejtë të prezantojnë antarët e tyre për zgjedhje në kongres.

Mirëpo, gjithë përpjekjet shkojnë kot, në rast se vendi nuk ka territor. Nëse nuk ka territor, nuk mund të ketë as kongres, dhe kjo lojë luhet nga vendet për dy qëllime: të pasurit kongres, dhe të pasurit bonuse.

Antarët që dëshirojnë të kandidojnë për kongres, deri më datën 23 paraqesin kandidaturat e tyre, më datën 24 Presidenti i partisë editon listat, dhe më datën 25 votohet. Është shumë e rëndësishme që kandidatët që Presidenti pretendon që janë të denjë për përfaqësimin në kongres të rradhiten ndër të parët në listë, kjo për shkak se votohet për partitë, e jo për kandidatët në veçanti.

Pra, në rast se dëshironi të jeni pjesë e parlamentit, duhet të renditeni sa më lartë në listën e Presidentit. Arsyeja është sistemi i lojës. Pra partitë prezantojnë kandidatët e tyre, dhe votohet.

Numri i parlamentarëve që mund të ketë një vend, varet nga numri i territoreve që ka.

Nëse nuk e shihni foton e plotë - http://i.imgur.com/tMmkzLT.png

Deri në 40 territore, vendi ka të drejtë përfaqësimi 40 kongresmenë, pastaj mbas 40 për çdo territor të ri shtohen edhe kongresmenët. Dmth 41 territore - 41 kongresmenë, 42 territore - 42 kongresmenë etj..

Presidenti i paritsë cakton kandidatët e partisë, dhe votohet. P.SH. nëse Shqipëria ka 400 votues, dhe për një x Parti votojnë 100 votues, dhe Shqipëria ka 4 territore (që i bie 40 kongresmenë) i bie që ajo parti ka marrë 25% të votave, dhe rrjedhimisht ka 25% të antarëve të kongresit, që i bie 10 kongresmenë. 10 kongresmenët e rradhitur të parët në listë fitojnë të drejtën të jenë antarë të kongresit.

Kurse, për zgjedhjet për President të vendit, është më "e thjeshtë". Çdo parti ka të drejtë të vendosi një kandidat, apo të mbështes kandidat të vendosur nga një parti tjetër(këtë punë sigurisht e bën Presidenti i partisë përkatëse). Pastaj, në ditën e zgjedhjeve votohet, dhe kështu kandidati me më së shumti vota bëhet President.

Presidenti zgjedh qeverinë e vet, që do ta ndihmojë në udhëheqje për një muaj. Megjithatë, ministrat e përzgjedhur në lojë nuk kanë asnjë çasje ekskluzive, thjesht e kanë titullin. Çasje ekskluzive në vendimmarrje në disa aspekte ka vetëm Presidenti e Parlamenti, ata mund të propozojnë ligje të ndryshme.

Megjithatë, Presidenti edhe pse fiton dhe në njëfarë forme bëhet "Pozitë" bashkë me partitë që e përkrahin, duhet të sigurohet që të ketë numrat edhe në parlament. NëParlament për secilin ligj që propozohet, shikohen votat e drejtpërdrejta, pra nëse ai ligj ka vetëm një votë më shumë PO se JO, kalon, kurse nëse janë PO e JO të barabarta, ligji nuk kalon.
Përjashtim bën ligji për shkarkimin e Presidentit, që kërkon 66% të votave të kongresit, njejtë edhe ligji për NE (Natural Enemy).

Pra, në rast se Presidenti nuk siguron se ka të siguruar më shumë se gjysmën e kongresmenëve, ai rrezikon që të bllokohet, dhe rrjedhimisht të stagnojë në qeverisjen e vendit.

Sistemi politk në lojë ka shumë mangësi. Ai me shumë lehtësi ua mundëson grupeve të caktuara të bëjnë PTO (Political take-over, marrjen në kontroll politik të një partie, a të një shteti tjetër). PTO dhe tentativ PTO ka pothuajse në çdo zgjedhje, nga brenda apo jashtë vendeve të ndryshme.

Ndër vendet që bën më së shumti PTO nëpër botë është Sërbia. Ajo madje ka tentuar të bëj edhe Shqipërinë, por pa sukses. Amerika në çdo zgjedhje është në tentativë - PTO, por deri më tash nuk është arritur një gjë e tillë.

Pikërisht, për të i rezistuar këtyre PTO, nga vende të ndryshme krijohen ATO-Team (Anti-Take Over), ekipe që menaxhojnë votat në atë mënyrë që vende të ndryshme të mos bien pre e PTO-ve.

Pra, kaq ishte në pika të shkurtëra një shpjegim për Sistemin Politik në përgjithësi. Në rast se më ka ikur ndonjë gjë, ju lutem komentoni, që të jetë sa më i pasur lojtari me informacione..

Në numrin e ardhshëm planifikoj të shkruaj për sistemin ekonomik të lojës, por gjithsesi nëse keni ndonjë kërkesë specifike, ju ftoj të komentoni, në mënyrë që të shkruhet për atë që lojtarët kanë nevojë, e jo të shkruhet dhe të mos ketë vlerë artikulli.

Me respekt
DardanH

 

Comments

gjilani1233
gjilani1233 Day 1,909, 09:31

komenti i par fiton 300 all , yes yes .

Mustafa XXL
Mustafa XXL Day 1,909, 09:31

v

alkedsh
alkedsh Day 1,909, 09:40

MIRE V

KOSOVA Batoa
KOSOVA Batoa Day 1,909, 09:54

v bravo

albAngel
albAngel Day 1,909, 10:02

per me shume vizitoni wiki.erepublik.com

Sandukaani
Sandukaani Day 1,909, 10:03

V

Andiroid
Andiroid Day 1,909, 10:34

V

Altaer
Altaer Day 1,909, 10:40

V

CmenduriaMB
CmenduriaMB Day 1,909, 11:17

V

EFALB
EFALB Day 1,909, 14:04

Vote

ujku76
ujku76 Day 1,909, 14:14

Te lumte!

kushtrimzz
kushtrimzz Day 1,909, 14:51

V

MDejzi
MDejzi Day 1,909, 14:52

E gjeti gje ariusi portofolin?

enzq
enzq Day 1,909, 15:02

V

ILLYRIAN .PUNISHER
ILLYRIAN .PUNISHER Day 1,909, 15:49

@Amathos po mire mo burre se su be qameti shyqyr ne kete loje ministrat nuk paguhen hahah dhe po te dush bej ndonje kerkese edhe ti e ndoshta te bejne edhe ty minister, une e bera timen minister i puneve te ndermjetme hahahaha

VisarJ
VisarJ Day 1,910, 02:10

V

Afrodita Mf
Afrodita Mf Day 1,910, 02:47

V

Vjollca Linda Ajdini
Vjollca Linda Ajdini Day 1,910, 03:03

v qudi e madhe ariusi pa komente

nonakrimit
nonakrimit Day 1,910, 04:12

V shume artikull i mire
Shkruaj me shpesh

P.S Ligji NE kerkon 66% te votave

RadeciVV
RadeciVV Day 1,910, 05:43

Faleminderit nonakrimit, artikulli u editua

LiL Serxhio
LiL Serxhio Day 1,910, 11:54

o>

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.