RROFTE SHQIPERIA

Day 1,933, 06:59 Published in Albania Albania by Napoleon 54

Pershendetje vellezer dhe motra

Fillimisht falenderoj te gjithe personat qe me votuan ne keto zgjedhje por natyrisht edhe ata qe kishin mendim ndryshe sepse vota e tyre me ben te mendoj e punoj me hsume kete muaj.

Sic mund ta dini ose mos ta dini gajte kesaj loje ka patur shume poste te ndryshme ,nga me I ulti deri tek me I larti (Komandant Suprem I Alences EDEN). Gjithsesi ne asnje nga keto rase nuk kam dhene premtime paraprake jo se kam frike nga premtimet por sespse dua qe te lejoj punen time te flase e jo germat e fjalet boshe.

Zakonisht te flas per te kaluaren nuk eshte menyra e preferuar e imja,me shume perqendrohem tek e tashmja dhe e ardhmja por kete here po tregoj disa mendime shkurtimisht. Dua te shpreh mirenjohje per Presidentin e kaluar ujku76 per qeverisjen qe I beri eShqiperise. Pika kulmore natyrisht ishte beteja e Tiranes e normal qe ne ate beteje te gjithe shqiptaret e aleatet dhane maximmin e tyre. Pavarisht se humbem treguam qe edhe pse nje shtet I vogel kemi nje respekt te madha anembane eBotes. Ujku76 harxhoi para relae dhe madje akoma eshte ne borxh per ate beteje dhe kjo meriton respekt por kufiri nuk eshte vetem ketu.

Gjate muajve te kaluar kemi pare shume artikuj,shume demagogji,akuza nga me te ndryshimet, sharje ,fyerje etj (nuk po flas per ujkun personalisht) dhe muajin e kaluar shume nga personat qe e quanin veten opozitar erdhen ne pozite dhe populli I eShqiperise priste ndryshime rrenjesore pasi gjithe keto muaj artikujt dhe fjalet nuk kishin rreshtur kurre se shkruari. Ky ‘bresher’ germash papritur muajin e kaluar nuk ishte ai I meperparshmi dhe te gjithe jemi koshient per kete.

Gjate shkurtit nuk mund te mohojme qe u be nje fare pune ne qeverisjen e vendit dhe nuk mudnte mohojme kurrsesi qe qeveria pati suksese. Megjithate ajo cka dua te them eshte se qeveria e shkurtit punoi normalisht si cdo qeveri tjeter. Te gjithe ato akuzat dhe fyerjet e muajve te kaluar rane poshte pasi nuk pati asnje ndryshim te madh ne eShqiperi. Si cdo qeveri edhe qeveria e shkurtit beri reformat e veta por ne fund te fundit thelbi ishte I njejte.

Por ama te gjithe morrem nje mesim te madh. Mesim qe une gjithmone e kam shprehur ne kete loje. Qe te ngrejme lart emrin e Shqiperise ne kete loje duhet te rrim te BASHKUAR ,si vllezer shqiptar si bijte dhe nipat e Skenderbeut . Ne cdo artikull timin te meparshem kryefjala ka qene bashkimi,uniteti ,vellazeria. Nese doni qe te ecim perpara ne kete loje respektoni njeri tjetrin,kritikoni kur duhet,beni kritika qe ndertojne jo qe denigrojne imazhin e Shqiperise. Jepni mendime ku ne qender te jete zhvillimi I vendit jo poshterimi I nje personi te caktuar. Une dhe qeveria e ketij muaji do te jemi te hapur per mendimet e cdo qytetari nga I pari tek I fundit.

Cdo qytetar qe mendon se mund te kontribuoje ne cdo fushe te lojes mudn te kontaktoje Ministrin perkates ose vet Presidentin dhe ne do te shqyrtojme kerkesen e tij e do mundohemi ti japim pergjigje te arsyetuar. Gjithashtu nese mendoni se mund te jeni pjese e qevrise dhe keni deshire te punoni per te miren e eShqiperise mos hezitoni asnje moment te shkruani mesazhe apo te na flisni ne chat.

Organizimi ushtarak shpresojme te kete disa ndryshime. Do munodohemi qe te realizojme nje bashkpunim me te madh shtet-njesi ushtarake. Dihet qe shteti eshte ne gjendje te dobet ekonomike qe keshtu do mundohemi te arrijme marreveshje me MU ne Shqiperi qe sulmet e perbashketa te financohen nga te 2 palet jo vetem shteti

Politikat e jashtme do te jene perqendrimi kryesor i imi kete muaj. EDEN sic e keni pare ka rene shume nga fuqia dhe ndryshimet e reja ne loje favorizojne shume kundershtaret gjithsesi ne do te rishikojme marredheniet me aleatet dhe do te vendosim per te miren e eShqiperise por natyrisht nuk do tradhtojme kurrsesi aleatet e vjeter dhe ata qe na kan qendruar prane ne momente te veshtira apo te lumutura.

Minsitria e Edukimit do eksperimentoje nje model te ri ,nje menyre qe lojtaret e rinj te qendrojne ne nivele te vogla por te rriten ne strength dhe keshtu pas 3-4 muajsh do kemi nje grup lojtaresh ne d2 ose d3 me nje force teper te madhe qe do te na ndihmoje ne beteja.

Gjithsesi cdo ministri perkatese do nxjerri akoma me shum lajmerime dhe vendime kete muaj qe eShqiperia te zhvillohet dhe shqiptaret te kenaqen duke luajtur kete loje.

Edhe nje here ju kujtoj fjalen BASHKIM dhe RESPEKT si baza e nje shoqerie.

Se fundmi dua tju kujtoj qe akoma nuk kemi vendsur per nje person qe do publikoje artikujt zyrtar. Kushdo qe mendon qe ka aftesi dhe mund te jete shume aktiv per te shkruajtur le te me kontaktoje mua gjithashtu cdo person qe mendon te ndihmoje ne nje ministri te caktuar,te kontaktoje ministrin perkates.


RROFTE SHQIPERIA

Presidenti i eShqiperise

Napoelon54/Nino54