Rikthim???

Day 1,900, 16:30 Published in Albania Albania by ujku76

Motra e Vëllezër, miq e shokë, bashkëkombas, Nipa të Kastriotit!

Para pak kohësh u largova nga loja. Arsyet pse i dini e s'po zgjatem. Turqit, pas 500 vite eksperiencë (kështu po e quajmë) me shqiptarët kanë nxjerrë një thënie që sintetizon sipas tyre temperamentin tonë – "O Zot, mëndjen e parë të shqiptarit jepja kalit; mëndjen e dytë jepja djalit". Nuk besoj se ka nevojë për shpjegime kjo thënie e turqve osmanllinj.

Ternakopi në një koment (që është akoma në mur) thotë se ika per ti shpëtu luftës së Kosovës 🙂 Në fakt lufta në betejën e Kosovës kishte një të mirë. Kuptova se sa herë të mbetet hatri apo zemërohesh për dicka, gjëja më e mire është të pajisesh mirë me armë, ushqim, energji e t'ja nxjerrësh inatin serbëve. Të ndihmon shume të largohesh nga streset e lojës (çudi që një lojë e shpikur për argëtim të krijojë strese). Këtë ja u keshilloj nxehtësisht të gjithëve. Eshtë më e mirë se joga kundër stresit.

Keto ditë që ndejta "jashtë" kuptova se problemet tona të brëndshme, pra shqipe me shqipe apo më mirë, vëlla me vëlla, vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së komunikimit ndërmjet nesh. Si per ta provuar këtë, sapo u riktheva dëgjoj per debatet e kongresmenëve tanë të nderuar në lidhje me çeshtjen e arit të medaljeve të tyre. Megjithë hallet që ka Shqiperia djemtë tanë akoma nuk merren vesh as per dicka kaq të thjeshtë.

Mendojeni keshtu: nëse njëri prej nesh, të themi Presidenti, vjen e thotë – "të lutem, më duhet goldi yt për të paguar mercenaret në luftën e Kosovës se banka jonë s'ka asnjë lek e xhepat na u zbrazën fare". Do kishte shqiptar këtu që do ja mohonte arin atij?! Pyetje retorike. Nga ana tjetër, nëse dikush të thotë – "atë arin që more nga medaljet dorëzoje shpejt tek ministri se na duhet e mos zgjat". Si do vepronit?! Pyetje retorike edhe kjo.

Me këtë që thash dua vetëm të jap një shembull të thjeshtë se si kur dicka nuk bëhet në mënyrën e duhur krijon efekt të kundërt me qëllimin për të cilin u krijua. Sidomos kur vjen puna me pasardhës të ilirëve (duhet të ketë një arsye pse paraardhesit tanë quheshin "i lirë").

Edhe diçka tjetër që kam vënë re gjatë këtyre ditëve të qeta reflektimi. Vjen nje ushtar i huaj dhe të thotë – "më jep armë të luftoj për Shqipërinë". Si do vepronim ne? Sigurisht që me kënaqesi do ja jepnim e madje do ta falenderonim shumë herë mikun që ka zgjedhur të na ndihmojë (pa kerkuar shpërblim në para e ar) dhe madje edhe do krenoheshim duke thënë që kemi gjetur lojtarë që luftojnë për ne.
Po nëse vjen vellai yt e të kerkon armë? Ja japim sigurisht, por tani presim që ai të na thotë 100 herë faleminderit e të na e dijë për nder (e dini mirë se ç'do të thotë të ta dij dikush për nder). E shihni dot dallimin midis dy rasteve?

Pse me të huajt kemi një sjellje sikur u a kemi borxh e me tanët, sikur na e kane borxh?

Dua t'ju bej një pyetje. E dini cila eshte arritja ime më e madhe në këtë lojë? Medaljet? Harxhimi i shumë goldeve për të fitu një betejë? Artikujt që kam shkruajt? Jo! Është Shpata e Kastriotit. E dini pse? Sepse edhe pas ikjes sime gjërat vazhduan njësoj sikur te isha unë aty. Shpata e Kastriotit është një institucion që funksionon edhe po të largohet ai që e ideoi, që e krijoi. Kjo është e vetmja arritje e imja për të cilën jam krenar. Dhe është diçka kaq e thjeshtë që nuk do as mend.

I gjithe suksesi i saj rrjedh në mënyren se si ne e shohim njëri-tjetrin, për respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe mbi te gjitha për besimin tek njëri-tjetri. Nuk ka rëndesi se kush bën pjesë, se cilën parti mbështet, se çfare bindjesh ka. Aty jemi të gjithë njësoj. Nga i pari tek i fundit. Kapitenët janë zgjedhur rastësisht. Janë ata që bëjnë gjithë punën në fakt. Po të largohen ata të tjerë do i zënë vëndin. Sigurisht që ka edhe probleme. Sistemi i lojes, jeta reale janë pengesa për këdo.

Pse nuk mund te krijohet e njëjta situatë në vendin tonë te vogël? Pse nuk jemi të zotë të krijojmë një administratë që nuk e çan kokën se kush vjen e ikën nga pushteti po merret me punen që i takon?

Kur hyra në lojë gati nje vit më parë më thërritnin bebe: "po rri o bebe se s'di gjë ti për lojën"; "po rri o bebe mëso lojën njëherë pastaj hajde na trego per kë të luftojmë" 🙂 Atëherë merrja ushqim tek FPZH-ja. Tani edhe mbas një viti, lojtarët e rinj, apo të sapoardhurit (sinqerisht që fjala bebe nuk me tingellon mirë dhe do doja që ta shmangim nga fjalori) përsëri aq mund t'u sigurohet. Jemi rritur në forcë e në numër. Kemi arritur të zbythim fyromsat e të pushtojme Malin e Zi. Por kur vjen puna tek ndihmat për të rinjtë jemi akoma aty, tek 50ff në ditë për ata nën nivelin 26. Tani unë ju pyes Ju. Ky eshte progresi?

Kam përshtypjen se ju lodha me pyetje. Po ndalem këtu.

Mirësejugjeta dhe na qoftë rruga e mbarë se Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë!

Me respekt
ujku76