Ambient on/off

Sign up

 

Continue

Continue By creating an account you agree to the Terms of Service & Privacy Policy

Raport i punës së Ministrave

Day 1,911, 18:07 by RadeciVV

Përshëndetje qytetarëve të eShqipërisë.

Si kryeministër i vendit po e ndjej për obligim që të ju prezantoj një raport të shkurtër mbi punën e ministrave gjatë këtyre ditëve, që nga data 5 e këtij muaji, kur ujku u zgjodh si President.

Jam munduar që sadopak të i koordinoj dhe të i mbikyri ministrat, po sigurisht pa i penguar shumë në punën e tyre, vetëm duke ju dhënë ideja, dhe duke i dhënë përkrahje aty ku kisha mundësi. Qëllimi i vetëm i artikullit është informimi, andaj shpresoj që të mos ketë synime për devijim nga tema. Ju faleminderit.


Ministria e Mbrojtjes
Ministër - jonkastrioti
Zv. Ministër - Napoleon 54

Raport i shkurtër (05.02.13 - 12.02.13)
Ministria e mbrojtjes gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë ndër ministritë më aktive. Kjo ministri ka punuar në kontaktimin e ministrave të mbrojtës të vendeve aleate, për shqyrtimin e mundësisë së bashkpunimit në aspektin ushtarak, dhe konfirmimin e bashkpunimit të ndërsjelltë me aleatët kryesorë të vendit.

Përpos kësaj ka organizim me commanders e MU me anë të dhomave të chatit dhe formave tjera, ku urdhërat përditësohen në çdo moment kur ka nevojë të luftohet aty ku mbrohen interesat e vendit dhe të aleatëve.

Gjithashtu, janë organizuar sulme të përbashkëta, në chat (sikur bëheshin dikur), në mënyrë që të bëhej një stërvitje e ushtarëve dhe të bëheshin prova për organizim të betejave të mëdha që na presin në ditët në vijim.

Artikujt zyrtar të publikuara deri më tani nga kjo ministri:
MINISTRIA E MBROJTJES
Ministria e Mbrojtjes - Albanian D1

Ministria e punëve të jashtme
Ministër - Pikachuku
Zv. Ministër - DArtagnann

Raport i shkurtër (05.02.13 - 12.02.13)
Ministria e punëve të jashtme ka qenë e stërngarkuar këto ditë, siç edhe duhet të jenë, për shkak të kontakteve të vazhdueshme që duhet të mbajnë me shtetet në lojë.

Kjo ministri është munduar të vazhdoj punën e atyre paraprake, duke konfirmuar pozicionet e ambasadorëve, dhe duke rekrutuar ambasadorë të rinjë.

Përveç kësaj, mesazhe përgëzimi tek Presidentët fitues nuk kanë munguar, si edhe kontakti i vazhdueshëm me aleatët për të forcuar lidhjet që tashmë kemi me ta.

Gjithsesi, kjo ministri ka nevojë për akoma ambasadorë, andaj nëse mendoni se mund të përfaqësoni vendin në ndonjë vend të jashtëm, dërgoni mesazh privat tek Ministri ose zv. Ministri.

Artikujt zyrtar të publikuara deri më tani nga kjo ministri:
The Governement team of President Ujku76
MoFA - Programi i perzgjedhjes se Ambasadoreve
Ministria e Edukimit
Ministër - CmenduriaMB
Zv. Ministër - tori01
Zv. Ministër 2 - Mustafa XXL


Raport i shkurtër (05.02.13 - 12.02.13)
Ministria e edukimit kishte shumë punë për të bërë, pasi që të merresh me lojtarët e rinjë nuk është punë edhe aq e lehtë.

Kjo ministri ka kontaktuar lojtarët e rinjë, duke i dërguar ndihma dhe duke ofruar informacione dhe përkrahje për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

Poashtu, kjo ministri ka asistuar në programin UML, që po bën shpërndarjen e ndihmave ditore për të gjithë lojtarët, po sigurisht për ata në D1 në veçanti.

Vlen të ceket se kjo ministri është poashtu në organizim të një kuizi në chat në lidhje me lojën, që do të jetë argëtues, po edhe informues, për të nxitur lojtarët e rinjë që të mësojnë më shumë për lojën.

Artikujt zyrtar të publikuara deri më tani nga kjo ministri:
Ministria E Edukimit
Kuiz Nga MoE
Poashtu keni edhe gazetën e programi UML

Ministria e Ekonomisë
Ministër - DardanH
Këshilltar për ekonomi i Presidentit - Visar Jasiqi

Raport i shkurtër (05.02.13 - 12.02.13)
Duhet cekur se për momentin loja ka një modul ekonomik tejmase të dobët, dhe shumë pak mund të punohet në këtë drejtim për momentin.

Gjithsesi, në aspektin ekonomik, janë propozuar 2 ligje që e kanë ulur Tatimin Mbi Vlerën e shtuar të ushqimit dhe armëve në 5%, me propozim të Presidentit dhe Ministrit aktual.

Visari, në anën tjetër, merret akoma për momentin me menaxhimin e fabrikave.

Artikujt zyrtar të publikuara deri më tani nga kjo ministri:
Propozim i Presidentit për uljen e taksës TVSH - Tatimi mbi vlerjen e shtuar
Poashtu në këto gazeta gjeni informacione mbi fabrikat shtetërore:
http://www.erepublik.com/en/newspaper/fabrikat-shteterore-268977/1
http://www.erepublik.com/en/newspaper/fabrika-e-shqiperise-275944/1
http://www.erepublik.com/en/newspaper/fabrika-e-fpzh-278090/1
http://www.erepublik.com/en/newspaper/fabrikashteterore-2-278826/1

Ministria e Punëve të Brendshme
Ministër - Andiroid
Zv. Ministër i punëve të Brendshme - LiLo1

Raport i shkurtër (05.02.13 - 12.02.13)
Kjo ministri ka për detyrë kryesisht vështrimin e tentim PTO-ve, rishikimin e aplikimeve për nënshtetsi, dhe mbikqyrjen e shtetasve të huaj që janë në vend.

Fatkeqsisht, vendi ynë nuk ka territor që para se të fillonte qeverisjen qeveria aktuale, andaj deri më tani kjo ministri nuk ka pasur ndonjë punë të veçantë akoma.

Gjithsesi, po bëhet observimi i lojtarëve dhe po punohet në marrje të informacioneve për çdo tentativë të mundshme për implikim në politikën, ushtrinë, ekonominë e vendit tonë nga të huajt.

Artikuj zyrtar nga kjo ministri nuk ka, gjithsesi këto janë gazetat ku do të keni të tillë kur të ketë ndonjë publikim:
http://www.erepublik.com/en/newspaper/restart-283701/1
http://www.erepublik.com/en/newspaper/fjala-e-lire-277302/1

Në përgjithësi, java e parë ishte javë e bartjes së kompetencave nga qeverisja e kaluar. Mund të vlersohet si një javë dinamike, me zhvillime, por që ditët në vijim pritet që të jenë edhe më shumë aktive.

Shpresojmë se jeni të kënaqur me këto informacione, dhe ju premtojmë se për çdo hap a vendim do të informoheni, dhe do të kërkohet dhe mirret parasysh vendimi juaj.

Me respekt
DardanH
Kryeministër i eShqipërisë.
 

Comments

jonkastrioti
jonkastrioti Day 1,911, 18:58

o7

Kris the Intriguer
Kris the Intriguer Day 1,911, 22:29

suksese te metejshme

Snooop Lion
Snooop Lion Day 1,912, 00:37

MoFa "Përveç kësaj, mesazhe përgëzimi tek Presidentët fitues nuk kanë munguar, si edhe kontakti i vazhdueshëm me aleatët për të forcuar lidhjet që tashmë kemi me ta."
+1 edhe ne mbledhje po shkoni

sa i perket UML per momentin qeveria duhet me siguru vetem tanqe(qe kete zhvillim nuk e permende nga q7 ne q6) se food q5 ende ka ne storage(te derguara nga ish-simpsons )

RadeciVV
RadeciVV Day 1,912, 04:47

per q7 ne q6 nuk ka qen vendim i qeverise, por u be nje lloj sondazhi apo referendumi, edhe ata lojtaret qe marin ndihma votojne per kete pune. Pra nuk ka pas kurrfar vendimi aty,.

Mustafa XXL
Mustafa XXL Day 1,912, 03:09

v

VisarJ
VisarJ Day 1,912, 04:43

V.

CmenduriaMB
CmenduriaMB Day 1,912, 04:46

V

ujku76
ujku76 Day 1,912, 06:20

V

JetonGrenForce1
JetonGrenForce1 Day 1,912, 07:20

Artikull shumë i saktë, i kuptueshëm dhe i pagabueshëm.
Suksese dhe Vote.

alkedsh
alkedsh Day 1,912, 08:09

Hallall

Afrodita Mf
Afrodita Mf Day 1,912, 09:23

V

BesaBese
BesaBese Day 1,912, 10:43

V, pune te mbare

MDejzi
MDejzi Day 1,912, 10:56

Mos qofsha ne trupin tuaj qka koket tu hek hallall veq vazhdoni kontaktoni,boni artikuj se na keni kqyr e na keni nimu faleminers.....valla na e keni ....
By the way dardanh,nuk thuhet "tatimi mbi vlerjen" e shtuar se si duket nuk paske lexu shum ekonomi por thuhet "tatimi mbi vleren e shtuar".
Ndoshta nuk ma nxan per te madhe se jam edhe une ekonomist e nuk mundem me toleru kso gabimesh bazike,te pakten jo ministri i Ekonomise o7

Ditrichjnb
Ditrichjnb Day 1,913, 12:03

Nese ministri i Ekonomise o Amathos ben nje lapsus dhe shton nje "j" pa dashje, cmund te them ne te tjeret per te gjithe komentin tend.?? Meso te shkruash njehere, se per te foluren ske ci ben kur eshe dialektore, po te pakten te shkruash meso, e pastaj mund te kesh serish te drejten te kritikosh per te tilla gabime:))

Dakort vella? Pa hatermbetje he te keqen se te ngel hatri shepjt ty:))

RadeciVV
RadeciVV Day 1,912, 11:23

@Amathos Ai seshte gabim ekonomik, por teknik, qe ndodh ne tastiere te cdokujt (spo ta zej per tmadhe se mizen po kqyrni me bo bull). Artikuj bej se kam deshire qe me e bajt qytetarin e informuar, tjeter eshte qe ju jeni msu veq me po gabime edhe mos me informu zyrtarisht per veprimet e qeverise, po me bo marreveshje te mshehura, etj.

Une thash se ky artikull eshte informues, dhe bera lutje per mosdevijim nga tema, nuk mund te besoj se as kete gje te vogel nuk jeni ne gjendje ta permbani.

MDejzi
MDejzi Day 1,912, 11:34

Dardanh permireso se nuk osht mire me pa artikullin qe dy tre jave me gabime ne titull.
Fatkeqesisht,une si qytetar kam te drejten e fjales dhe te shprehurit,si dhe une vendos se qka dua si qytetar te shoh nga ju si qeveritar,sepse ju si qeveritar jeni ne sherbimin tim apo jo?

GOTTl
GOTTl Day 1,912, 12:19

un nuk po shoh shume qe paskeni punuar,, po shof replika te medha ne kete artikull, nuk po shifet transparenca se cilat pika i ka perfunduar me sukses qeveria, nuk po shifet ndonje raport me aleancen qe eshte bere, po shof qe i paskeni organizu dy GF, sic po shifet nuk paska me GF, aktivizimi ne chatt nuk qenka edhe aq ne nivel.

p.s - suksese, presim ndonje organizim qe te lirohet ndonje teritor apo marrveshje....

enzq
enzq Day 1,912, 16:04

V

harraqi29
harraqi29 Day 1,912, 17:13

Une kam aplikuar per ambasador por nuk eshte lodhur njeri te me ktheje pergjigje,qofte negative. Ndersa ne artikull thone te vazhdoj te aplikoj.

 
Post your comment

What is this?

You are reading an article written by a citizen of eRepublik, an immersive multiplayer strategy game based on real life countries. Create your own character and help your country achieve its glory while establishing yourself as a war hero, renowned publisher or finance guru.