Pse kandidoni ?

Day 1,851, 12:07 Published in Albania North Macedonia by AqifPasha

Kam ca kohe qe ne loje i kushtohem edhe aspektit politik ne Partine REvolucionare. Me thene te drejte qe nga koha e zgjedhjeve te kaluara per kryetar partie. Pra ekzaktesisht 1 muaj.
Kandidonte kryetari i atehereshem CrazyAlboz,i cili me dukej shume aktiv ne loje, i cili paraqiti edhe nje platforme perpara zgjedhjeve. Por me bente pershtypje se shumica prej kandidateve nuk mori mundimin te shkruaje qofte edhe 2 rreshta per te shpjeguar se perse kandidon...

Kjo mu duk shume e çuditshme aq me shume kur pashe rezultatet ne fund te gares. Si ka mundesi nje antar i cili nuk shpjegon ne menyre te hapur
arsyet e tij merr vota? Pergjigja ishte se : ose i ka marre prej emrit (p.sh DardanH, nje ish president) ose prej fames,ose me mesazhe private.

Edhe kete here pak a shume e njejta situate. Dikush hedh kandidaturen dhe shkruan 5 rreshta per te shpjeguar se pse kerkon te behet kryetar partie, kurse shumica thjesht klikojne per te kandiduar dhe pastaj bejne strategjite e tyre.

Une mendoj se ka ardhur koha qe ne kete loje te kerkohet vota ne menyre publike dhe jo ne mesazhe private.

Prandaj si sekretar i pergjithshem i kesaj partie kerkoj nga te gjithe kandidatet(normalisht jo ata qe i kane shprehur tashme) qe te bejne publike arsyen se perse kandidojne.

Te gjitha shpjegimet i kerkoj qe te behen ose ne komentet me poshte ose te shkruajne nje artikull dhe ta postojne ne wall-in e partise.

Suksese te gjitheve dhe te fitoje me i miri.

Shpresoj qe ne kete menyre ti japim nje ngjyre me shume serioziteti proçesit te votimit.

Me respekt
AqifPasha