Postim nga Terrnakopi

Day 2,946, 13:47 Published in Albania Albania by Peja001
Postimi i Fisnik Ismailit ne fb (Terrnakopi)

"Ky mundet me qenë postimi im i fundit për një kohë, meqë deri tash disa deputetë u arrestuen menjëherë si dolën prej ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e fati i njajtë sigurisht po na pret edhe disa prej nesh, që po presim me u krye seanca për me dalë.
Natyrisht, daljen time nga arresti shtëpiak për me marrë pjesë në seancë, e shoh gjithmonë si të drejtë, meqë s'ka shtëpi që më ndalë me e krye detyrën edhe obligimin ndaj qytetarëve të vendit tim, në veçanti votuesve, të cilët i përfaqësoj. Burg, ndoshta.
E në burg, si duket, po na çojnë, që me na shukatë. Me na e mbyllë gojën për Zajednicën, demarkacionin, e çdo të keqe që këta diktatorë po ia bajnë Kosovës. Por sa ma shumë që po na mbyllin gojën, aq më shumë po na dëgjohet zani.
E, tybe, kurrë në jetë nuk e kam paramendue se shqiptari ka me m'shndërrue në një të burgosun politik, por ja që edhe kjo po më ndodhë. E mue po m'ban me u ndje fort randë që vendi im ka ra në këtë derexhe.
Por, njëkohësisht, po habitem se sa shumë po gëzohem që po shkoj në burg... po po, po gëzohem, kur po e di se po shkoj për çështjen ma të drejtë në botë, për parimet që nuk i ndryshova as kur luftova në Koshare, as kur pata momente të randa dëshpërimi me njerëzit e vendit tim mbas lufte. Që s'i ndryshova as kur humba keq, as kur fitova madhërishëm.
Edhe po shkoj faqebardhë, me krye naltë e kurriz drejtë, prej ndërtesës ku jam betue se kam me i mbrojtë interesat edhe integritetin e vendit tim deri në frymën e fundit, në një ndërtesë tjetër, e cila privon kriminelë nga liria, për të cilën liri kemi sakrifikue aq shumë.
Këto dy javë sa isha në arrest shtëpiak, mu konfirmue ajo që gjithmonë e kam dijtë, se përkrahja nga njerëzit e mirë është aq e madhe, sa që unë s'kam me u ndalë kurrë tuj tentue me e krijue një vend ma të mirë për krejt neve.
E deri atëherë, krejt juve, miq e dashamirë, kam me ju pasë me vete qaty n'quzë, me m'ba shoqni, derisa unë s'kam me mujtë me ju prishë juve nervat me statusa nonstop. (Shpendi ka me u gëzue, garant).
Ju due fort, diqysh... s'di qysh... He! Qashtu."

veq thash hajt ta publikoj 😛