LeA-Zgjedhjet presidenciale

Day 2,205, 11:48 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB


Përshëndetje vellezër Shqiptarë,

Gjatë dy muajve të fundit Lidhja e Arbrit, në bashkëpunim me parti të tjera serioze, ka patur në dorë Presidencën dhe Qeverinë e Shqipërisë. Si partia më e madhe në vend, jemi përpjekur gjithmonë të jemi një shembull që reflekton punë dhe vullnet për përmirësim.

Duam te vleresojmë këtu lojtarët e Lidhjes së Arbrit që këto dy muaj dhe muajt paraardhës janë dalluar gjithmonë për punë të palodhshme dhe kanë qënë gjithmonë “motori” i qeverive. Gjithashtu një falenderim shkon për të gjithë ata lojtarë te tjere që këto muaj kanë punuar dhe kanë kontribuar me qëllimet më të pastra dhe më të sinqerta për të zhvilluar atdheun tonë.

Zgjedhjet e reja për President po afrohen dhe kemi patur një diskutim serioz në kryesinë e partisë mbi kete ceshtje. Lidhja e Arbrit ka në rradhët e saj shumë anëtarë të respektuar e të përkushtuar që mund të kandidojne seriozisht për kreun e shtetit. Por kësaj here kemi vendosur të mos nxjerrim kandidat zyrtar tonin, për t'i lënë vend më shumë dhe garës mes partive të tjera, duke preferuar të qëndrojmë neutrale.

Mbi kandidatët që kanë kandiduar deri tani, mendimet tona janë të përzjera:

Dardan81 e njohim si një djalë të mirë, me qëllime të pastra e me një program të matur, por nuk e dimë a ka eksperiencën e mjaftueshme për postin më të lartë të shtetit, sidomos pas rënies që ka pësuar Partia Nacionaliste kohët e fundit.

Programi i Zhvejk Again bie në sy me plane e premtime konkrete, por të vështira për t'u realizuar. Për më tepër ne dyshojmë në karakterin e tij, pasi e ka treguar veten të paqëndrueshëm dhe nuk përfaqson ato vlera e ideale që ne si grup përqafojmë.

Dobit1, me gjithë idetë e mira, ështe tepër i ri për të kandiduar seriozisht. Sidoqoftë premton për të ardhmen.

Pra anëtarët tanë do të jenë të lirë të votojnë për atë që mendojnë që përfaqëson vlerat më të larta, ka programin më të mirë dhe idetë më të qarta. I urojmë suksese kandidatëve dhe shpresojmë që gara mes tyre të jete e kulturuar dhe pa hile. Cilido që të jetë fituesi, ne do ta mbështesim e respektojmë ,dhe shpresojmë që shqiptarët ta pranojnë dhe mos ta sabotojnë që në fillim të mandatit, sic ndodhi për fat të keq muajin e fundit.

Me respekt
Kryesia e Lidhjes se Arbrit