Konkurs pune / Gjendja e fabrikave dhe rezervave

Day 1,867, 14:58 Published in Albania Ireland by VisarJ

Përshëndetje bashkëkombas të nderuar,

Me ndihmën e partisë Shqiptare në Amerikë (USA) fabrika e armëve sokolsokoli është zhvendosur atje, ku tani gëzon bonuset 80% për amë (Argjentina kishte humbur 40-60% të bonuseve).

Plani është që edhe fabriken FabrikaShteterore ta zhvendosim prap ne Amerikë në ditët në vijim.

Fabrikat shteterore kanë nevojë për 10 punetor të ri. Ju ftoj qe te aplikoni për punë në këtë fabrikë dhe ta nderoni vetën dhe shtetin. Fabrika gjenden në Amerikë (USA), andaj ju do duhet:
- Të jeni me eksperiencë në nivelin 21-27
- Të udhëtoni në Amerikë
- Të gjeni ofertat me nga 1 USD/ALL të sokolsokol
- Të aplikoni për punë

Konkursi është i hapur vetëm për personat që janë nga niveli 21-27 për punën me pagesë. Per vullnetarët që punojnë pa-pagesë, nuk ka fare limite ne eksperiencë apo në kohëzgjatje pune.

Puna do të jetë e hapur për ju gjatë tërë muajit Janar 2013. Kostot e transportit do të ju mbulohen pas 30 ditëve (në fund të mandatit tuaj të punës, me nga 120 ALL për ardhje-vajtje).

Pagat ditore do të jenë nga 6 Q6 tanke që janë ekuivalente me afro 30 ALL në tregun Shqiptar (përpos nëse deklaroheni vullnetar).



Gjendja e Fabrikave

Kam parë që qarkullojnë shumë pyetje dhe ka persona që nuk kanë dijeninë për egzistimin e fabrikave shtetërore. Fabrika zakonisht raporton tek Qeveria (presidenti) apo/dhe tek Kongresi kur një gjë e tillë i kërkohet. Ju lus që të pyesni kongresmenët që keni votuar për cfarëdo që dëshironi të dini.

Gjatë këtij muaji fabrikat kanë operuar mbi politikat e krijimit të rezervave të armëve për ndonjë luftë eventuale, dhe me përkrahjen e programit Ushqehu- Mëso - Lufto të iniciuar dhe implementuar nga DonCurtis - Ministria e Arsimit.

Për të shiquar statusin e ndihmave të shpërndara, kliko këtu

Ky është statusi i fabrikave me datë 30 dhjetor 2012:

FabrikaShteterore

FabrikaShteterore gjendet për momentin në Argjentinë. Ajo ka në dispozicion këtë kapital:
- Një fabrikë armësh cilësi Q7
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q1
- 34 saltperper (nevoiten edhe edhe 91 copë për prodhim të plotë të vetëqëndrueshëm)
- 3 Grain Farm
- 1 Iron Mine

Kemi 79 rezerva pune në të!




Sokolsokoli
Sokolsokoli gjendet për momentin në Amerikë. Ajo ka në dispozicion këtë kapital prodhues:
- Një fabrikë armësh cilësi Q6
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q4
- Një hunting ranch
- Një Fruit Orchard
- Një Rubber Plantation
- 16 saltpeper (nevoiten edhe 20 copë prodhim të plotë të vetëqëndrueshëm)




Fabrika FPZH
Fabirka FPZH gjendet për momentin në Kinë. Ajo ka në dispozicion këtë kapital prodhues:
- Një fabrikë ushqimi cilësi Q5
- Një fabrikë armësh cilësi Q1
- 2 Furit Orchard
- 3 grain Farm
- 1 Iron Mine

Kemi 54 rezerva pune në të!




Rezevat

Për momentin (30 dhjetor 2012), kemi këto rezevra:

Armë të cilësisë Q7 - 3,989 copë
Ushqim - cilësia Q5 - 15,500 copë

Armët të cilësisë Q6 dhe produktet tjera nuk janë llogaritur si rezvera ngase janë materiale shfrytëzuese të fabrikës dhe shfrytëzohen për kompenzim te punëtorëve.

Shih fotot në vijim me "storage" për secilën fabrikë:







Fabrikat janë edhe faktor lufte, andaj do të vëreni edhe rezervat e influence që janë ndërtuar në to.

Fati i Fabrikave

Fabrikat janë në funksion të të gjithë Shqiptarëve por i përgjigjen shtetit (presidentit apo kongresit në fuqi). Fati i tyre do të varet nga pushtetet që do t’i zgjedhni.

Besoj se misioni im afatagjatë i shëndrimit të shtetit në mentalitet investues dhe që një ditë Shqiptarët, përmes shtetit të tyre, të ketë fabrika që mund të adresojnë nevojat për luftë apo për programe sociale të përkrahjës së të rinjëve ka përfunduar.

Gjatë këtij udhëtimi jam sharë, ofenduar e nganjehere edhe lavdëruar, gjë që është e natyrshme për këdo që realisht punon. Ata që sbejnë gjë, edhe nuk mund ti kritikosh, ngase ske për cka.

Une lajmërova muajin e fundit që na nevoiten menaxher të ri të fabrikave në artikullin këtu. Fatkeqësisht deri më tani nuk janë gjetur këta menaxher dhe nuk kam mbërri të trajnoj askë.

Ne vitin që vie, unë nuk do kem fare kohe që të merrem me të tri fabrikat, andaj është urgjente gjetja e gjakut të ri për fabrikat. Kam hedhur këtë vendim tek kongresi dhe deri me tani kemi tri vullnetar:

- Labern
- Albania Killer 2, dhe
- Legendary Force eManuela

Shpresoj se kongresi do ta merr vendimin se shpejti.

I juaji,
V.