Kohe te rendueme ne” filmin” tone

Day 1,892, 06:15 Published in Albania North Macedonia by CmenduriaMB

Kohe te renda per Shqiperine tone!

Fale papergjegjshmerise se disa personave te caktuar kane ardhur ditet e erreta te ketij muaji per shtetin tone te dashur!Ndodhemi ne mes te nje lufte me te madhe se ne,ku ne cuditerisht jemi perseri protagonistet kryesore.Nje film plot te papritura na pret akoma…

Sic e dine te gjithe,vellezer te dashur,”gabimisht” presidenti aktual Labern shpalli NE Serbine.Kam pare komente te shumta te thone se ky nuk eshte nje gabim etj.,por duhet te ndalin e te rimendojne njehere ate qe po thone!

Shpresa e Shqiperise ka qene gjithmone qe te jetoje nje cike paqe,pa u cenuar ajo nga fqinjet tane te mallkuar!Por akoma me te mallkuar jane ata shqiptare qe ne kohen kur Shqiperise i nevojitet dhe e ka mundesine e nje paqeje virtuale shkojne e na bekan dhe thenkan se nuk paska asnje te keqe te kesh NE Serbine.Do te doja ti pyesja keta shqiptare “te namur”,nese e kane idene se perseri Shqiperia mund te kthehet ne nje vend endacak qe nuk ka shtepine-territor te vetin dhe qe endacaket-banore te vendit do perfundojne te strehohen perseri kudo pervecse ne dheun e tyre?E kane idene keta shqiptare patriote se perseri kemi nje lufte perpara ku ne jemi vetem placka dhe me shume mundesi do rikthehemi ne nje shtet loder,qellimi i vetem i te cilit eshte te kete nje pellembe toke per te patur pak kongresmene qe te quhet nje shtet funksional?

Nese nuk e kane kete ide,vellezerve te mi shqiptare do ti kerkoja qe ta cojne njehere neper mend dhe ta mendonin kete mundesi.Keta lojtare duhet thjesht te marrin pergjegjesite e tyre,te pranojne gabimin dhe te japin gjithe kontributin e tyre ne luften e shkaktuar nga vete ata.Tani nuk eshte me koha per percarje te shqiptareve por duhet bashkimi i shumepropaganduar nga te gjithe.Qeveria aktuale te tregoje se mund te beje dicka tjeter pervecse te shesi territore dhe te gaboje duke shpallur NE.Sado te dua nuk e fal dot qeverine,qe tanime na rrezikon te mos kemi territor dhe po na e kthen Shqiperine perseri nje hap te stermadh mbrapa.Eshte koha qe kjo qeveri te fitoje perseri respektin tim dhe te cdo qytetari tjeter!

Sic e thashe nevojitet bashkimi dhe bashkepunimi ndermjet shqiptareve.Gjithsecilit nga ne tani duhet ti jepet mundesia per te qene protagonist ne “filmin” e perbashket.Tani eshte koha qe qeveria,qe pavaresisht se kerkoi doreheqjen(veprim i drejte po i pamenduar mire) nuk u pranua,te tregoje se kerkon te bashkoje shqiptaret dhe te pranoje detyren e saj konkrete per te treguar fuqine e shqiptareve te bashkuar.Eshte koha qe Shqiperia te jete rezultative!

Te mos ta kthejme kete film ne tragjedi!Te mos te largojme ushtaret tane me te mire!Ketu fjalen e kam per ujku76,lojtar i madh i Shqiperise qe po largohet duke na shkaktuar nje humbje te madhe!Nje luftetar i tille do te na duhet gjithmone! Te mos ta kthejme kete film ne komedi,ku ne te jemi personazhi kryesor dhe publiku te jene serbet!Duhet te ndodhi e kunderta.Ne kete film-histori te rende shqiptare,le te bejme dicka qe se kemi bere kurre me pare.Me ndihmen e cdonjerit,mund t’ja arrijme…

I perhershmi juaji,CmenduriaMB!