Kandidati i Partise Nacionaliste: PEYONI

Day 1,902, 13:26 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Mbase keto do jene zgjedhjet me emocionuese per president qe pas heres se fundit ku gara Labern vs Cerciz.Topulli sa vinte e behej me dramatike pasi rezultatet ishin vertet te ngushta. Kjo do te thote se cdo vote vlen, me shume se sa mendoni.

Tani ti futemi temes se gares presidenciale. Per here te pare 2 kandidatet presidenciale tane tankera te mirenjohur. Dy figura te mirenjohura e te respektuara nga mbare patriotet tane. PN qe disa dite me pare ka vendosur qe ne kete gare te mbeshtese PEYONIn.

Personalisht ndihem shume me i qete se heret e tjera ne keto zgjedhje sepse te dy kandidatet jane te ndershem dhe jam i bindur se do te punojne me aq fuqi sa kane per vendin dhe te krijojne nje qeveri gjitheperfshirese, per tere partite e per ata qe jane apartiake. Pas takimit ne Tirane kam krijuar nje pershtypje te mire dhe per opoziten, ose te pakten njerin prej tyre Cerciz Topullin (Klitoni92). Jam i bindur qe dhe ata duan ta ndryshojne lojen per mire. Gabime kane bere te tere por kjo eshte natyra njerezore, askush s'eshte i perkryer. Jane bere e do te behen gabime, sepse ky eshte procesi.

Le te jete kjo nje zanafille e re, nje epoke e re ku te nderthuret ne menyre harmonike kompeticioni ideologjik dhe bashkepunimi mbarekombetar.
Ky eshte qendrimi i Partise Nacionaliste.