Kandidatët zyrtarë për Kongres të Partisë "VELLAZERIA MUSLIMANE"

Day 1,645, 06:39 Published in Albania USA by Arlind

Përshëndetje të dashurë antarë të partisë dhe ushtarë të nderuar të Dardanians.

Partia jonë kësaj radhe ka ndërmend qe në këtë mandat t'i përkrah vetëm 3 kandidat zyrtarë,ne jemi rreth 70 votues,nëse këto vota i ndajm mirë për këta 3 kandidatë unë shpresoj dhe dëshiroj që të 3 do të arrijnë të marrin mjaftueshëm vota sa për tu kualifikuar si Kongresmen i eShqiperisë.

Edhe pse loja na detyron t'i nxjerrim 10 kandidat zyrtarë ,ne duhet të votojmë vetëm 3,sepse nëse i votojm 10 kandidatë atëherë votat tona do të shpërndahen dhe i bie që secili nga 10 kandidatët të ket më pak se 10 vota,që e bënë të pamundurë të hyj ndonjeri në kongres.

Në këtë mandat të kongresit do të jenë vetëm 10 kongresmen përshkak se kemi vetëm 1 regjion,prandaj edhe konkurrenca do të jetë e fortë.

Unë shpresoj që 3 emrat e Partise Sonë do të fitojnë.

Të mos e zgjas më shumë, unë jam konsultu me disa persona lidhur me zgjedhjen e 3 personave si kandidatë zyrtarë të Partisë Sonë dhe kemi rënë në konkludim se në këto zgjedhje kandidatët do të jenë:

1. altinks
2. ihsansulejman
Personi i tretë do të zgjidhet nga ju antarë të dashurë.

Unë këtu po vendosi 3 antarët potencial ju do të votoni se cili duhet të jetë kandidati i 3 zyrtarë për kongres.
Votimi zgjatë deri nesër(23 Maj) pasdite

1. AlbaniaK
2. trejsiUQK
3. Birziminium(Blendon Azemi)

Antarët janë zgjedh në bazë të aktivitetit që kan tregu në lojë,kësaj radhe kandidatët zyrtarë do të jenë persona të rinjë që skan qenë asnjëherë në kongres,d.m.th unë dua tu jap hapsirë atyre që të marrin eksperiencë në fushën politike dhe duke ju ofru atyre përgjegjësi.

Prandaj pres nga ju antarë të nderuar të votoni këta 3 persona më lartë sa më shpejtë që është e mundur,sepse koha po kalon kemi edhe 2 ditë kohë të zgjedhim kandidatët zyrtarë.