Ju pershendes miq te mi

Day 1,917, 05:33 Published in Albania Albania by RadeciVV

Pershendetje te gjitheve.

Pas aksioneve koheve te fundit qe adminet prosllav bene ne diten e pavarsise, duke fshire artikuj dhe duke shperndare "warning" apo paralajmerime per te gjithe lojtaret, perfshire edhe artikullin tim, ku thjesht kishte titull "#5yearskosovo" dhe vetem foton e newborn vendosa ta lej lojen.

Me keto veprime u mbush kupa. Me kete casje te admineve ne nuk mund te jemi kurre faktor ne loje, sado qe te investojme, sado qe te mundohemi, bindjet e tyre ultra prosllave do te ndikojne gjithmone qe ne te jemi prapa.

Nuk mendoj se me ia vlen te harxhoj kohen e jetes se perditshme, ne nje loje qe ka per qellim te ule sa me poshte Shqiptaret.

I pershendes te gjithe miqte ne loje, dhe te gjithe "kundershtaret politik", duke i falenderuar qe e bene lojen me interesante 🙂. Juve qe jeni duke vazhduar lojen ju ftoj te punoni se bashku, dhe te mos shpresoni shume, sepse me kete casje loja kurre sdo te ndryshoje.

Llogaria ime do te i kalohet nje miku tim ne loje dhe nje lojtari shume te besueshem, dhe ai ka te drejten te vendos se cfare do te bej me llogarine time. Sot deri ne 00:00 do te jem online, dhe me nuk futem.

Ju falenderoj shume per gjithcka.
Me respekt
Dardani.