Institucioni me i ri - Avokati i Popullit

Day 1,818, 10:50 Published in Albania North Macedonia by ¤Anon.4750191¤


Qellimi i institucionit
Ne artikullin e meparshem propozova krijimin e nje institucioni te ri i cili do te ishte Avokati i Popullit. Kjo do te lehtesonte punen e qeverive dhe te vete popullit shqiptar. Qellimi i Avokatit te Popullit do te ishte te merrte ankesat e njerezve e ti transmetonte keto ne qeveri ne formen e rekomandimeve e te shtynte kete te fundit ti jepte zgjidhje situatave te caktuara. Per cdo padrejtesi qe i eshte bere dikujt, Avokati i Popullit do ishte njeriu i duhur per t'ju drejtuar. Padrejtesite e cdo lloji, padrejtesi qe ju eshte bere personalisht, ose padrejtesi ne politike, zgjedhje etj (pra korrupsion). Vendi i denoncimit do te ishte avokati i popullit. Ky institucion do ja paraqese problematikat qeverise dhe cdo 7 dite ne nje artikull do te nxjerre nje raport se cfare eshte arritur dhe cfare nuk eshte arritur gjate asaj jave.


Rekomandimet
Ankesat e qytetareve, do te perpunohen nga Avokati dhe do te percillen ne formen e rekomandimeve ne qeveri sidomos ne Ministrine e Puneve te Brendshme.
Ne raportet javore rekomandimet do te ndahen ne 4 kategori. Kategoria e rekomandimeve:
1. Te realizuara nga qeveria.
2. Te anulluara nga qeveria.
3. Te pranuara por te pa realizuara nga qeveria.
4. Qe jane ende pa pergjigje zyrtare.

Pavaresia nga qeveria
Ky institucion do te jete i pavarur nga qeveria por ne bashkepunim me te. Meqenese ky eshte nje post i ri, pas nje marreveshje me qeverine e sapo formuar, do te jem une avokati i popullit perkohesisht, deri me date 1 Dhjetor, ne menyre qe kandidatet e ardhshem te studiojne si do te behet puna gjate kesaj periudhe te shkurter qe te kene mundesi ta ndjekin.

Kushtet per kandidatet e ardhshem
Kandidatet e ardhshem do te kene te mundur te shpallin kandidaturen ne fund te ketij muaji. Disa kushte per te shpallur kandidaturen do te plotesohen. Keto jane:
1. Kandidatet duhet te jene apartiak (pa parti).
2. Kandidatet duhet te kene te pakten 6 muaj ne loje.
3. Kandidatet duhet te kene shtetesi Shqiptare.

Menyra e organizimit te zgjedhjeve te ardhshme
Edhe pse kete here institucioni eshte krijuar me mbeshtetjen e qeverise kjo nuk do te ndodhe muajt e tjere. Edhe ne rast se qeverite e tjera nuk do t jene dakort me legjitimitetin e ketij institucioni kjo nuk do ndaloje popullin te zgjedhe zedhenesin e tij, sepse pas se gjithave avokati i popullit eshte zedhenesi i popullit.
Ne gazeten Albanian Voice me 1 dhjetor 2012 do te shpallet lista e kandidateve per kete post. Votimi do te jete i hapur e do behet me ane te komenteve ne artikull. Votuesit do te jene vetem me shtetesi shqiptare dhe me te pakten more 3 javore (ne menyre qe te shmangen votimet me multi).
Kohezgjatja e mandatin ngelet per tu diskutuar, por duhet te jete te pakten 1 mujore.

Procedura per paraqitjen e demoncimit/ankeses
1. Plotesimi i formularit per ankese/denoncim: http://tinyurl.com/am2zoan
2. Konfirmimi me mesazh privat ne loje qe verteton se keni qene vertet ju qe keni paraqitur ankesen.

Si perfundim, roli i Avokatit te Popullit (i cili do te jem une deri me 1 Dhjetor) do te jete te perfaqesoje popullin shqiptar ne qeveri, te percjelle ankesat e popullit ne qeveri e te beje c'eshte e mundur per ti dhene zgjidhje. Gjithashtu avokati do te kete te drejte te jape ndeshkime diskretituese per personat qe veprojne ne kundershti me mbarevajtjen e vendit, duke filluar nga korrupsioni i shit-blerjes se votave per kongres/parti/president. I vetmi rol qe avokati do te kete ne poltiken e vendit do te jete roli i ndermjetesit mazhorance-opozite.

Kaq per momentin, shpresojme qe ky institucion te jete produktiv gjate ekzistences se vet. Hyn ne fuqi menjehere, ankesat ose paqartesite ju lutem dergojini me mesazh privat ne accountin: Kris Hasa.

PS: Kanali zyrtar ne rizon eshte #Avokati-i-Popullit

Ju faleminderit.