I Kujt Eshte Faji ?

Day 1,902, 12:37 Published in Albania Serbia by samenamenonameless

- Pershenedtje dhe mirembrema te nderuar bashkekombas

- Sot ne kete artikull dua te trajtojnje qeshtje qe sinqerisht me shqeteson si ne RL si edhe ne kete bote virtuale . Po degjojme shpesh termin ALBANOFOBI , dhe natyrshem lind pyetja , - KUSH JANE ALBANOFOBET ?


- Disa mund te thone Serbet disa mund te thone Greket disa mund te thone te dy por une them qe Albanofobet e vertete jane Shqipetaret . Po miq te dashur pikerisht ne ( them ne sepse nuk dua te bej asnje perjashtim madje as veten )


- Disa tani do fillojne te mendojne po ky c'thote , ka lajthitur , e ben sa per te terhekur vemendje apo eshte thjesht nje perpjekje perte krijuar destabilitet . Asnje nga keto miq thjesht kjo eshte e verteta e hidhur qe historia dhe e tashmja na paraqesin ne menyra nga me te ndryshmet duke filluar nga tradhetite kundrejt atdheut ( rasti me i famshem ai i Hamza Kastriotit ) dhe gjer tek Albanofobia moderne qe konsiston ne te konsideruari veten pjese e nje kombesie tjeter duke pas parasysh disa rrethana nga me te ndryshmet .


- Pjesen e tradhetise nuk me takon mua ta shqyrtoj sepse besoj qe historia i ka dhene hapesiren dhetrajtimin e duhur dhe te merituar dhe per me teper nuk duhet te jetojme me fantazmat e te shkuares . Por ajo qe me shqeteson me shum eshte rasti i dyte sepse cdo dite shikoj njerez qe mohojne ne nje menyre ose ne nje tjeter identitetin e tyre . Dhe pikerisht qellimi i ketij artikulli eshte te parandaloje kete gje te neveritshme sipas meje


- Kur flasim per Albanofobi nuk flasim thjesht per friken e qe te tjeret kane per konceptin Shqipetar ose Shqiperi por edhe per mohimin qe disa Shqipetar i beje vetes , origjines dhe si rrjelloje dhe kombesise se tyre

- Kjo gje shfaqet ne menyra nga me te ndryshmet duke filluar nga gjerat me banale si terminologji te perdorura ( nuk po hy te jap shembuj sepse do fillojne te bejne lidhje me gjera te tilla ) gjersa ne gjera me te renda si mohimi indirek i kombesise .


- Nuk dua te bej kritika sepse nuk jam personi i duhur por besoj qe secili nga ne duhet te beje autokritike vetes . Motoja e sotme besoj qe duhet te jete
- FOL SHQIP , NDIHU SHQIPTAR -


- Me respekt


- Samenamenonamless

p.s


- Jeni te lutur te lini nje feedback me opinone , sugjerime ose me cdo gje qe e ndjeni te nevojshme