Emri Dardan

Day 2,381, 11:43 Published in Albania Mexico by TroyannForc

Emri Dardan është një emër i vjetër etnik shqiptar. Për herë të
parë Dardanët dalin në histori me këtë emër në Betejën e Kadeshit
1272 p.k. Dardani(a) është quajtur Troja nga Homeri, ndërsa
autorët e vjetër Romakë thonë se Dardanët e Ilirë janë të së
njëjtës etnie me Dardanët e Trojës.
Dihet mirëfilli se Troja është qytetrimi më i lavdishëm i racës së
bardhë Evropiane. Troja ka një qytetërim shumë të vjetër rreth
5000 vjet më parë, d.m.th. shumë kohë më parë se të zhvillohej dhe të lulëzonte qytetërimi dhe kultura e Greqisë dhe Romës ose e
thëne ndryshe kur grekët dhe romakët nuk dihet se në cilët pyje të
planetit jetonin. Autorët antikë pohojnë se Dardanët e Ilirisë
janë Dardanët e Trojës, por ka dy rryma mendimesh.
E para sipas së cilës Trojën e kanë themeluar Dardanët e Ilirisë
ndaj i vendosën emrin Dardani, linjë që mbështetet nga Straboni.
Rryma e dytë që mbështetet nga autorët romakë sipas së cilës
familja mbretërore Dardane e Trojës dhe një pjesë e pasardhësve të Priamit me një pjesë të popullsisë së Trojës pas luftës së Trojës
u vendosën në Dardaninë Ilire, pasi ishin të një gjaku me Ilirët.
Ajo që ka rëndësi dhe është e përbashkët është fakti që Dardanët e
sotëm shqiptar janë të një etnie me Dardanët e Trojës dhe këtë e
mbështesin të gjitha burimet antike.
A ka nder, vlerësim historik dhe krenari më të madhe jo vetëm për
dardanet, por për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë nëpër
botë si dhe për Kombin Shqiptar në vecanti qe kjo tokë shqiptare
te mbaj emrin e lavdishem te Trojes.
Me dokumenta historike vërtetohet se Dardanët Trojanë ngritën
qytetërimin më të vjetër të Evropës dhe një qytetërim tepër të
lart nga pikpamja kulturore të cilit sot i përkulet me nderim dhe
respekt i gjithë qytetërimi botëror. Nga Dardanët e Trojës është
themeluar dhe Roma dhe qytetërimi romak, pasi ishte Ene Dardanidi ai që hodhi themelet e Romës. Nga Dardanët e Trojës është inicuar ose themeluar qytetërimi më i vjetër i Anglisë, Belgjikës dhe Skandinavisë. Pra Dardanët janë themelues të fillesave të qytetrimeve dhe shteteve më të forta të botës moderne.
Përse duhet të mohojmë emrin e vërtetë që shpreh lavdin historike
dhe etnogjenezë dhe të pranojmë një emër të kohës së mesjetës ?
Mendoj se emri Dardania do tu pëlqente të gjithë shqiptarëve që
nga Kosova, në Malësia e Madhe, në ILIRID, Camëri, Shqipëri dhe kudo
ndonse në gjuhën e përditëshme të gjithë jemi mësuar të përdorim
emrin Kosovë.
A mund të marim me mend se si do të vepronin gjermanët, anglezët apo të tjerë sikur të ishin në një situatë të ngjashme. Ata kurrën e kurrës nuk do të linin në muze emrin e lavdishëm të lashtë
historik për t’u prezantuar me një emër të ri. Me siguri që po ta
kishte këtë fat ndonjë nga kombet e tjera të Evropës, Parlamenti
tyre do bërriste dhe do të ngjirej sa ta dëgjonte e gjithë bota se
ata ishin Trojanë apo themelues të Trojës së lavdishme.