E meta me e keqe e lojes tone... Problem ? How To Fix It :)

Day 2,396, 10:05 Published in Albania Montenegro by Lyrical Warfare

E meta me e keqe e lojes tone, eshte mungesa e gjykimit dhe tepria ne paragjykim. Njerezit zgjedhin te paragjykojne per gjera qe nuk i shohin, fillojne te spekulojne, te hedhin hipoteza mbi jetet e njeri-tjetrit, mbi te meta qe i krijojne vete dhe aty kur gjithcka eshte me letra te hapura, kur e meta dhe defekti i lojes dhe lojtarve eshte kur mbetet vetem te flase qe "jam ketu" te tregojne te verteten, ne te tilla raste heshtin, nuk gjykojne, nuk kritikojne por e pranojne dhe e lene qe te perhapet si nje tumor qe sa vjen dhe me shume zgjat rrenjet e tij.
Nese te gjithe heshtim perballe defekteve te lojes me te cilat perballemi cdo dite, do te behemi dhe ne pjese e kesaj te mete (Ne fakt jemi bere :/).

Ne kete loje rrethohesh cdo dite nga shume "shoke e shoqe",por ndihesh i vetmuar dhe i pashprese. Rri ne shoqeri me "meshkuj" por s’ke asnje shok sepse secili te shikon ashtu sic i intereson.
Ne lojen tone te perditshme "shoqeria" po behet gjithnje e me e larget dhe mosmirenjohese. Interesi,servilizmi dhe xhelozia jane cilesite
kryesore te ketyre "shoqerive" qe na rrethojne.
E ardhmja ne kete loje eshte teper e frikshme per lojtaret e rinje. Loja ku ti rritesh mund te te shkaterroje te ardhmen.