Dokumantari nr. 1 "ADEM JASHARI"

Day 2,049, 03:52 Published in Albania Albania by Denis Saliaj

[img]https://fbcdn-sphotos-h-a.akamaihd.net/hphotos-ak-prn2/v/1060946_3207223755021_1415599560_n.jpg?oh=552439a0e365adcb66ba57b409584a00&oe=51D17658&__gda__=1372771034_80fd2897192e0ed4b839f85ad0f97208[/img]


Dokumentari nr.1 ADEM JASHARI


-
Emri Adem
Mbiemri Jashari
Lindur më 28 nëntor 1955
Lindur në Drenice, Kosove
Vdiq më 6 mars 1998
Vdiq në Prekaz, Skenderaj
Mirënjohje
Urdhri Hero i Kosovës
Komandant Legjendarë
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
Adem Jashari u lind në Drenice, në rajonin e Drenicës së Kosovës, më 28 nëntor 1955. Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.
Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundra forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UÇK-së". Titullin "Hero i Kosovës" u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.
Jeta

Në vitin 1991,Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998. ai ishte nje nka burrat me te fort ne ushtri


Sulmi mbi Prekaz
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditë.
Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.
Organizata "Amnesty International", në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb "B-92" lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë.
Pas vdekjes

Adem Jashari u bë një simbol i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë, shumë nga të cilët veshën bluza me fotografinë e tij, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 shkurt të vitit 2008. Në bluzë shkruante ″Bac u kry

Faleminderit per vemendjen cuna. Shpresoj qe ky artikull tju jape pak frymezim per kete loje.
RROFTE GANGSTA CHANNEL TV 😉
RROFTE EALBANIA 😉