Bukurite Natyrore edhe Kulturore te Gramshit

Day 2,525, 12:11 Published in Albania Turkey by Ilker Basbug Jr.

Pershendetje Une jam Olti ose Ndryshe IMIGRAlboz i quajtur ndryshe ne Loje une ne kete loje u bene 1 vit e 10 muaj edhe erdhi koha qe edhe une te Shkruaj dicka per vendlindjen time ose me sakt te informoj cdo shqipetar ne kete loje per Bukurite e rralla te Gramshit Si fillim po e filloj me Ujvaren e Sotires



Ujëvara e Sotirës. Në verilindje të Tomorit, ndodhet burimi i madh që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Lartësia e rënies së ujit varion nga 5 m, deri 20 m lartësi. Peisazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit, është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg. Itinerari Gramsh-Sotirë-ujvarë.

Edhe disa Foto






Kanionit të Holtës
Në verilindje të Gramshit pranë fshatit Kabash e Bardhaj ndodhet Kanioni i bukur i Holtës. Ai është formuar nga erozioni i lumit Holtë dhe dukuritë karstike. Eshtë 3 km i gjatë, 350 m i lartë dhe në dalje gryka ngushtohet deri në 10 m. Në shpatet e kanionit ndodhen shumë shpella karstike të paeksploruara të përshtatshme për eksploues aventurier.

Pranë Kanionit ndodhen shpella e Kabashit e krijuar nga shkëmbinjtë gëlqerorë me dukuri të shumta karstike, stalaktite e stalagmite me bukuri të rrallë.





Mali i Tomorrit ndodhet 30 km larg nga Gramshi 12 km nga Kërpica. Tomorri ka një pamje të mrekullueshme dhe ngrihet 2416 m mbi nivelin e detit. Mund të udhëtojmë rreth 7 - 9 orë vajtje ardhje nga fshati deri në bazë (4-5 orë në ngjitje e 3-4 orë zbritje).

Në këtë mal organizohet edhe festa e "Baba Tomorrit" festë e bektashinjëve në datat 22 - 25 gusht.




Grabova
Ndodhet 44 km larg Gramshit ne lartesine 1250 m mbi nivelin e detit.Vendbanim i hershem qe vertitet rreth dy perandorive, asaj Romake e Bizantine, por e njohur per zhvillimin e madh qe mori ne shekujt XIV- XVII. Permendet per bukurite e saj natyrore, kishat, urat, kalldremet e çezmat e vjetra.



Liqenit të Zi
Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Eshtë liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastët dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mimeralizim të lartë, dhe PH 7.5 - 8.39. Në burim nga 1 - 15 gusht, njerzit bëjnë deri në 5 banjo, nga 1 në çdo ditë, pë t'u kuruar nga sëmundjet e reumatizmës.



Ju Faleminderit