"Loja e Dikujt, Dëmtimi i Gjithkujtë" - Tmerr për Shqipëtarët

Day 2,085, 00:30 Published in Albania Albania by PashkoVasa

Përshëndetje miq,

Artikullin tim të parë që e bëra në lidhje me Revolucionarët shkatërrimtarë nuk ishte aq efektive për të lartëpërmendurit që ta kuptojnë gabimin dhe të vetëdisohen por u futën në humnerë edhe më të thellë e të errët...

Pse artikull tjetër dhe kunder tyre?
Nuk jam kundër askujt, por jam kundër dhe i ashpër për punët e këtyre personave që dëmtojnë rënd imazhin e Shqipërisë, disa kurr nuk pushojnë së ndihmuari lojtarët por këta sic po e shoh nuk po e kuptojnë vijën e kuqe që të ndalojnë me marrëzira dhe shpifje që mundohen të mashtrojnë lojtarët e rinjë.

Sa pashë në artikullin e parë dikush më quajti dhe më bëri sikur jam personi me emrin Kushtrimzz e Labern, apo ndoshta këto futen në llogarin time e bejnë artikuj kundër disa personave tjerë, Aspak e vërtetë dhe kjo gjë më bëri që të dal prap në shesh dhe të tregoj faktet e vërteta dhe kurdisjet nga ana REVOLUCIONARE.

Të fillojmë nga historia e errët e këtyre personave:

Dashuria e madhe e këtyre personave që të zën ulset e Presidentit dhe Ministrave është aq e madhe saqë tejkalon limitet.

Të gjithë e dimë se kur personi me emrin Cerciz Topulli kandidoji për President dhe kishte kundërkandidat personin me emrin Labern, atë kohë Cerciz Topulli së bashku me Lilo1 dhe disa tjerë kanë bërë të zezat e një Shqiptari, ku me plot kuptimin e fjalës ishin Tradhtar, Tradhtarë nga gjeni Familjarë.
Artikulli i plotë i shkruar atë kohë është botuar nga personi Boom3ranG me titullin "Tradhtare Nga Gjeni Familjar" - artikull shumë i sakt...

Disa pjesë nga ky artikull që më kanë lënë përshtypje dhe pa fjalë për shkak të marrëzirave që pashë në foto si fakte konkrete.

Ju lutem ti vështroni fotografitë me kujdes dhe do ju qartësohet truri për ditë zgjedhjesh, e për ditët normale.

















Fakte të sakta ku mund ti shikoni edhe vetë artikujt dhe kërkesat e pranuar nga Kongresmeni në atë kohë Lilo1...

Por këto zgjedhje cfarë kemi konkretishtë cka na lidhë e gjith kjo me këto zgjedhje, dikush thotë që janë penduar, disa që janë larguar nga këto punë të flliqura, por jo miqtë e mi e keni gabim sepse arsyeja kryesore është që ti tregoj të gjithëve nuk jam askushi, nuk më njef asnjëri, por jam gjithku dhe di gjithcka...

Të ndëruar shqiptarë të ndershëm dhe besnik ja me cfarë persona ka të bëjë Shqipëria, ja kush e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe kush është "Gënjeshtra e kryposur"

Nëse nuk mund ta shifni qartë dhe mirë, klikoni këtu për zmadhim



Multi, Akounte të vjedhura, gënjeshtra jan vetëm disa nga fjalët që mund ti paraqesim këta persona, janë me e pakta që mund ti thuhet ketyre..

Ju ka kapluar tmerri o SHQIPTARË, ZGJOHUNI mjaft keni fjetur hapni ata sy se do të VDISNI e sdo të kuptoni asgjë, sdo e kuptoni si kanë luajtur me ju dhe si po vazhdojnë të luajnë e të bëjnë punët që këta dëshirojnë, që duan vetëm POZITËN dhe jo të mirën e SHQIPËRISË.

Zot po të lutem, mallkoi këta persona dhe mos i le ta dëmtojnë Shqipërinë,

Zoti e bekoftë Shqipërinë
Zoti i bekoftë Shqipëtarët e mirë, të ndershëm dhe të drejtë

Mbetshi me të mira
PashkoVasa