[MoE] Moduli Politik

Day 1,862, 17:00 Published in Albania Albania by DonCurtis

Pershendetje qytetar te eShqiperise. Ky eshte nje artikull nga Ministria e Edukimit e Republikes se eShqiperise ne lidhje me modulin politik pra me gjithecka qe ka lidhje te beje me politiken ne eRepublik.



POLITIKA NE EREPUBLIK

Moduli Politik eshte pjese e jetes se perditshme ne eRepublik. Eshte vendi ku qytetaret munden teorikisht ti sherbejne atdheut. Ky modul ka per qellim te rikrijoje egzistencen e ideologjive politike por “e majta” dhe “e djathta” politike jane thjeshte iluzione te shkaterruara nga sistemi i lojes. Ky modul eshte me se shumti per motivimin dhe idete qe mund te sjellesh ne komunitet.



PARTITE

Partite ne eRepublik, ashtu si ne jeten reale, jane nje grup njerezish qe meren me politike dhe diplomaci, dhe jane ta bashkuar nen nje ideologji dhe emer. Mund te krijosh partine tende per 40 gold sapo te arish nivelin 16, por keshillohet qe aventura jote e pare ne politike te jete ne nje parti egzistente.



Partite per nga aktiviteti ndryshojne nga njera tjetra, dhe aktiviteti i tyre varret nga iniciativa e anetareve te nje partie per te shprehur ide te reja qe mund te dergohen deri te qeveria ose opozita. Anetaret e partive mund te propozojne veten per kongres, ndersa me pas, nepermjet Presidenteve te tyre (shkurt PP - President Partie) krijohet lista perfundimtare.

Gjithashtu partite mund te zgjedhin te mbeshtesin nje lojtar qe kandidon per president me nje parti tjeter, ose te fusin kandidatin e vet ne zgjedhje. Shumica e partive kane nga nje kanal ne chat, prandaj nuk do e kesh te veshtire te kontaktosh me kryesine e partise ne te cilen do futesh (apo je futur).



ZGJEDHJET


Ditet e votimeve jane disa nga ditet me te rrendesishme per partite e nje shteti. Ka tre lloje zgjedhjesh qe behen cdo muaj: Zgjedhje Presidenciale, Zgjedhje Parlamentare dhe Zgjedhje per Kryetar Partie. Duhet te jesh mbi nivelin 14 qe te votosh.

Zgjedhjet Partiake


Zgjedhjet partiake apo per kryetar partie zhvillohen cdo muaj me daten 15. Vetem lojtaret qe jane pjese e nje partie mund te votojne per personat qe kane vendosur te kandidojne per Kryetar Partie.

Ka rraste kur nje mbeshtetes i nje partie kandidon ne partine kundershtare dhe me pas mbeshtetes te tij futen ne parti dhe e votojne, ne kete menyre merret ne dore partia nga kundershtaret, dmth i behet PTO (Political Take Over). PTO mund te behet edhe kur nje parti me lojtare kunder nje shteti, mundohet te marre ne dore kongresin dhe presidencen.

Zgjedhjet Parlamentare

Zgjedhjet Parlamentare behen cdo muaj me date 25. Vetem lojtaret e 5 partive me te medhaja ne vend mund te kandidojne per kongres. Lojtaret mund te aplikojne per te kandiduar per Parlament cdo muaj me date 16-23. Lista finale e kandidateve behet nga presidenti i partise me date 24.

Numri i kongresmeneve (anetareve te parlamentit) varret nga numri i regjioneve qe nje shtet ka me date 23. Nese shteti ka 1 regjion, mund te ket 10 kongresmen, 2 regjione 20 kongresmen, 3 regjione 30 kongresmen dhe 4 regjione 40 kongresmen. Qe nga 5 deri ne 40 regjione, nr i kongresmeneve ngelet 40, ndersa nga 41 regjione e larte, numri i kongresmeneve eshte aq sa numri i territoreve. Cdoksuh mund te votoje per partine qe deshiron me date 25. Sa me shume vota partia, aq me shume kandidate ka mundesi te hyjne ne parlament/kongres. Kur behesh kongresmen, mer nje medalje.

Zgjedhjet Presidenciale

Zgjedhjet Presidenciale mbahen me daten 5 te cdo muaji. Votuesit mund te votojne vetem per nje kandidat (pa marre parasysh se i ciles parti eshte kandidati). Kandidatet duhet te jene pjese e nje partie por ato mund edhe te mbeshteten nga parti tjera. Gjeja me e rrendesishme qe nje kandidat per president duhet te beje para zgjedhjeve, eshte te prezantoje programin (gjerat qe do beje nese zgjidhet si president) dhe ekipin apo kabinetin qeveritar (grupin qe do e ndihmoje ate te arrije objektivat si president). Zakonisht kjo gje behet nga kandidatet me nje artikull perpara zgjedhjeve. Nuk eshte me patjeter, por duhet ta besh per te patur me shume mundesi te fitosh zgjedhjet.

Posti i Presidentit te shtetit eshte nje nder postet me me vlere ne nje shtet, prandaj nese parlamenti mendon se presidenti po ben nje pune te keqe, ka mundesi te propozoje ligjin per te larguar presidentin nga posti. Nese ligji aprovohet, lojtari qe zuri vendin e 2 ne zgjedhje mer vendin e Presidentit.



PARLAMENTI (KONGRESI)

Parlamenti apo si quhet shpesh “Kongresi” (nga anglishtja: Congress), eshte grupi qe drejton shtetin. Anetaret e parlamentit propozojne ligje qe votohen dhe aprovohen apo hidhen poshte nga anetaret tjere. Anetaret e Parlamentit kane ne dore te ardhmen e nje shteti.

Posti i anetarit te Parlamentit eshte nje post shume i rrendesishem (ndoshta aq sa edhe ai i presidentit), por pasi dhurohen 5 gold per cdo lojtar qe zgjidhet kongresmen, terheq shume lojtar te rinj te aplikojne per kandidat per parlament ne partite ku gjenden.

Ligjet qe mund te propozohen nga kongresmenet

-Tarifa e Lojtareve te Rinj
Ndryshon sasine e parave qe qytetaret e rinj do marin kur te futen ne loje per here te pare. Nuk mund te jete me e ulet se 5 ALL. Zakonisht eshte 5 ALL, per te ndaluar llogarite e shumefishta te marin sasi te medhaja parash dhe ti keqperdorin.

-Dhurim
Kongresi mund te dhuroje ALL ose Gold ne organizata (ne Shqiperi jepen te Banka e Shqiperise).

-Largimi i Presidentit
Kongresi mund te largoje Presidentin nga posti i tij nese ka nje shumice votash (mbi 66😵. Kur nje president largohet nga kongresi, vendin e tij e ze personi qe ka pasur vendin e dyte ne zgjedhje. Largimet e Presidentit duhet te behen vetem nese eshte vertete e nevojshme.

-Ndryshimi i Taksave
Kongresi mund te ndryshoje taksat ne cfaredo industrie te shtetit. Taksat jane dicka qe cdo shtet i ka te ndryshme, dhe per ti ndryshuar duhet konsultim me eksperte ekonomik.

-Paga Minimale
Kongresi mund te ngreje ose te ule pagen minimale qe mund te vendosin ata qe kane kompani per punetoret e kompanise.

-Deklarimi i Armiqve Natyral
Kongresi mund te filloje nje lufte duke deklaruar armik natyral, pra nese ligji aprovohet, shteti qe eshte shpallur armik natyral duhet qe te sulmohet brenda 24 oreve.

Gjithashtu kongresmenet mund qe edhe te pranojne kerkesa per shtetesi, por rekomandohet qe me par te konsultohen me kreun e shtetit dhe pastaj te pranojne kerkesat pasi shpesh personat mundohen te blejne shtetesine me para. Kjo gje eshte shume e rrezikshme pasi nese shume persona te padeshiruar pranohen ne kete menyre, ka rrezik per PTO (lexo me poshte ne lidhje me PTO).

Edhe presidenti mund te propozoje disa ligje ne te cilat voton kongresi. Ligje te tilla jane ligjet per marredheniet me shtetet tjera pra fillimi i aleancave (MPP - Mutual Protection Pact), deklarimi i armiqve natyral, kerkesa per marreveshje paqe per te mbaruar nje lufte dhe embargo tregtare.
Gjithashtu presidenti propozon ligjin per ndrrimin e mesazhit qe ju dergohet lojtareve sapo futen ne loje.



SHTETESIA


Shtetesia eshte nje mekanizem qe te lejon te marresh pjese ne zgjedhjet dhe kandidimet partiake te nje shteti. Shteteisa jote ne fillim eshte ajo me te cilen rregjistrohesh ne loje, por mund ta ndryshosh duke levizur ne nje territor te nje shteti tjeter dhe duke aplikuar per shtetesi ne ate shtet. Me pas nje kongresmen nga ai shtet mund te pranoje kerkesen tend dhe me pas do kesh te mundur te behesh pjese e atij shteti dhe politikes se atij shteti, por jo me e shtetit qe ishe me par. Shpesh te duhet te kompletosh nje forme aplikimi perpara se te te pranohet shtetesia.

Cdo anetar parlamenti (kongresmen) mund te pranoje disa kerkesa pra jo te gjithe mund te pranohen. Kerkesat per shtetesi nuk mund te refuzohen, atyre vetem mund tju kaloje afati. Me pas mund te aplikosh perseri nese mendon se kerkesa jote nuk eshte shikuar nga anetaret e parlamentit.

Gjithashtu, anetaret e parlamentit duhet te dine se pranimi i nje kerkese per shtetesi pa u konsultuar me kreun e shtetit (apo personin perkates per kete pune), apo pranimi i nje kerkese ne kembim te goldit ose parave eshte dicka e pafalshme sepse nje person i padeshiruar mund te jete nismetar i nje PTO-je te suksesshme dhe te marre ne dore shtetin.



PTO DHE ATO

PTO (nga anglishtja: Political Take-over) eshte nje perpjekje nga qytetaret e nje shteti per te mare shtetesi te nje shteti tjeter dhe te marin ne dore politiken e atij shteti (Kongresin, Presidencen apo tedyja). AFA eshte nje parti me shumice serbe ne SHBA, e cila eshte shembull konkret i nje PTOje:


Nje PTO zakonisht fillon shume ngadale, nje ose dy qytetar armik paguajne per te marre shtetesi apo aksidentalisht pranohen ne shtetin kundershtar. Me pas ato marin ne dore nje parti apo krijojne nje te veten duke e mbushur me anetar. Me pas nese futen ne top 5 partite, marin pjese ne zgjedhje per president apo parlament. Nese ja dalin mbane, mund lehte te bllokojne ndihmen ushtarake duke refuzuar te gjitha MPP-te (Paktet e Perbashketa per Mbrojtje), mund te shkaterrojne ekonomine duke ngritur taksat dhe duke vjedhur nga qytetaret duke donuar para nga arka e shtetit (parate qe merren nga taksat), te nje llogari e shtetit te vet.

Shume shtete te vogla apo me pak anetar jane subjekt i ketyre sulmeve. eShqiperia nuk eshte shtet shume i vogel, por gjithesesi konsiderohet si shtet ne rrezik pasi ka si kundershtar dhe fqinj Serbet qe jane numer nje ne eRepublik per PTO. Edhe shtetet e medhaja jane ne rrezik per PTO, sidomos SHBA, nje nga shtetet me te fuqishme ne eRepublik.

Kur ka rrezik per PTO, te gjitha partite qe jane kunder PTO zgjedhin vetem nje kandidat per President qe te ken me shume mundesi te fitojne. Rast konkret eshte ne SHBA ne luften e tyre disamujore kunder PTOereve serb.

Pikerisht mundesia per PTO, ka bere qe te krijohen edhe opereacionet ATO. Kur nje shteti i kanoset rreziku per PTO, anetaret e shteteve aleate shpejte marin shtetesi te atij shteti dhe votojne per kandidatin anti-PTO dhe keshtu shteti ka shume mundesi te shpetoje nga PTO.

Nje ATO ka 3 objektiva: Te mbaje armiqte larg uleses se presidentit, te votoje per kandidatet e perbashket ne kongres dhe te mbaje partite armike larg top 5 partive (ose ti marre ne dore ato parti), pra ne pergjithesi, te beje gjithecka per te parandaluar nje PTO te mundshme.



Keto gjera ishin pak a shum gjithecka per modulin politik te eRepublik. Se shpejti ky artikull dhe shume te tjere (te publikuar dhe te papublikuar) do futen ne faqen shqiperia.sitego.fr e cila tani eshte ne proces rinovimi. Ndersa nese behen ndryshime ne eRepublik ne modulin politik, ky artikull do ndryshohet vetem te websajti, jo ketu.



Pregaditur nga:
DonCurtis

Ministria e Edukimit
Republika e eShqiperise




EKSTRA: Per promocione, lojera shperblyese dhe informacione te tjera, bashkohuni me faqen e eShqiperise ne facebook.