[UPDATED][DC] Kushtetuta e Republikës së eShqipërisë

Day 2,067, 15:22 Published in Albania Albania by DonCurtis


Pershendetje qytetare te eShqiperise,

Perpara se te filloj, nese nuk keni qejf te lexoni shume, vazhdoni direkt te pjesa e dyte e artikullit

Shpesh kam verrejtur qe disa persona ne eRepublik kane kryer nje veprim dhe pastaj ka patur nje debat disa ditor per veprimin e atyre personave se a ishte veprim i drejte apo duhej te denohet.
Mendoj qe keto debate duhet te marrin fund dhe menyra me e mire per kete gje eshte nje eKushtetute ku do gjinden ligjet dhe do shihet mire se cili veprim eshte shkelje e kushtetutes e cili jo.
Prandaj, per kete arsye, para disa ditesh kerkova leje nga Presidenti per te krijuar Kushtetuten e eShqiperise. Sapo pranoi Presidenti, une fillova me krjimin e kesaj kushtetute.

Krijimi i kushtetutes mbaroi, por ajo eshte thjeshte nje forme baze e saj pra qe ka vend per permiresime te shumta. Keshtu qe bisedova me kryesite e seciles parti ne Top10, dhe ju dhashe kohe qe te mendohen per ligje te reja dhe ndryshime ne ligjet e pranishme, dhe cdo parti pranoi te bashkepunoje. Disa me kane derguar idete e tyre, disa po i shqyrtojne ende brenda partise, por me vjen mire sepse te gjithe po bashkepunojne.


Por mu duk e padrejte qe per kete kushtetute te vendosin vetem lojtaret qe jane pjese e nje partie, prandaj krijova kete artikull ne menyre qe cdokush te jete ne dijeni te kesaj gjeje dhe te mund te jape idete e veta. Klikoni me poshte per te pare kushtetuten:



*Nese nuk je ne nje parti, jep idete e tua ketu.
*Nese je anetar i nje partie, paraqitja idete Presidentit te Partise.


Per cdo gje tjeter me kontaktoni mua.



Me Rrespekt,
DonCurtis






UPDATE:

Pasi mora propozimet e cdokujt dhe u mundova ti bashkoj ne kushtetute, duke shtuar edhe 14 ligje te reja dhe duke ndryshuar dhjetera ligje tjera, mendoj qe kam arritur verzionin final te Kushtetutes se Republikes se eShqiperise.

Tani i ngelet kongresit te beje ndryshimet e fundit dhe ta miratoje kushtetuten.
Ne momentin qe miratohet, duhet te ndryshohet edhe ligji i fundit (76) dhe kushtetuta vjen ne fuqi. Por shkeljet do mund te gjykohen vetem me ardhjen e kongresit te ri kur do zgjidhen edhe 4 gjyqtare.

Gjithashtu, eKushtetuta tani gjendet ne linkun e ri qe eshte: http://tinyurl.com/ekushtetuta-alb