★ SHQIPERI vs. Slloveni | Ora 20:45 | Live nga Alb Live ! ★

Day 1,792, 07:54 Published in Albania USA by Kleivis Marku
Me poshte gjeni linkun per te pare ndeshjen.


Shqipëria në pritje të përballjes me Slloveninë

Sonte nga ora 20.45, në “Qemal Stafa”, Kombëtarja Shqiptare e pret Slloveninë, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit E. Por përzgjedhësi italian i kuqezinjve, De Biasi paralajmëron tifozët të qëndrojnë "me këmbë në tokë". Në radhët e kuqezinjve priten ndryshime në përbërjen e parë.

Pas triumfit ndaj Qipros në ndeshjen e parë, u krijua përshtypja se Shqipëria do të mund që më në fund të kualifikohet në një eveniment të madh të futbollit, siç është kampionati botëror që pas dy vjetësh do të mbahet në Brazil. Por më pas pasuan dy humbje zhgënjyes, ndaj Zvicrës përkatësisht Islandës.

Kjo e fundit duket se nuk po kapërdihet aq lehët. Pas kësaj ndeshje është dukur më nervoz edhe përzgjedhësi italian i Shqipërisë, De Biasi. Në një konferencë para ndeshjes ai ka thënë se nuk duhet pritur nga Shqipëria lojën e Barcelonës.

“Nuk kemi në skuadër lojtar siç janë Messi, Iniesta apo Xavi”, ka deklaruar ai. Më pas De Biasi ka shtuar: “ Jemi një skuadër në tranzicion, po kalojmë nga një cikël lojtarësh që e kanë mbyllur te një cikël me lojtarë shumë të rinj. Unë nuk besoj se gjërat bëhen sa hap e mbyll sytë, duhet shumë punë.

Kjo nuk do të thotë që në nuk do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të kërkojmë të shkojmë në Brazil, sepse kjo është ëndrra e të gjithëve. Sot kemi një skuadër relativisht të re me perspektivë, për disa është absolutisht hera e parë që luajtën, këto lojtarë kemi. Kemi lojtarë të mirë që së bashku mund të bëjnë një skuadër dhe të gjithë këtë gjë po bëjmë.

Por nuk e pëlqej entuziazmi që patëm pas Qipros, fituam 3-1, por ne luajtëm më keq se me Islandën. Futbolli të rezervon gjithnjë surpriza, problemi është se duhet të jesh i përgatitur të mos biesh pre e surprizave dhe të mundohesh të bësh më të mirën. Është e kotë që të fantazosh, këtu duhet të jesh konkret, me këmbë në tokë dhe të rregullosh ato që mund të rregullohen”, ka shtuar De Biasi.

Shqipëria përballjen me Slloveninë pritet ta nis me ndryshime, duke filluar nga porta, që këtë radhë pritet ti besohet Etrit Berishës para Samir Ujkanit. Por edhe në repartet tjera priten ndryshime, derisa sulmi thuhet se do të jetë i përbërë nga Çani dhe Sadiku.





Per te pare ndeshjen live klikoni:
1) Alb LIVE
2) Prisni 5 sekonda
3) Klikoni Skip Ad

Faleminderit qe zgjodhet Alb Live ! 🙂