(Rilindasi)Çdo të behet?

Day 1,894, 11:05 Published in Albania Albania by Rilindasi

Të dashur bashkombasë, vëllëzer e motra, shumë të respektuar ushtarakë të ketij vendi dhe pjesmarës të ketij komuniteti.
Ketë herë, unë do të shkruaj si Rilindasi, dhe jo duke qenë i mveshur me autorizime shteterore ose publike, do u shkruaj në emrin tim personal.
Shqipëria , si kurr më parë u duk më e fuqishme, shqiptaret si kurr më parë ishin më të fuqishëm, por edhe më të bashkuar.

Ajo që bashkon Shqiptaret medeomos është lufta, dhe keshtu duhet të jetë në vazhdim, qytetaret duhet të kundershtojnë, është e domosdoshme dikush të thotë se nuk është i kenaqur me punen që dikush bënë.

E ardhmja duhet të jetë me e ndritur, e tashmja po na deshmon se na pret e ardhme e ndritur, ne kemi futur frikë edhe tek armiku më i fuqishëm ketu, dhe ata vertet po frikësohen.

Unë dua të flas kendveshtrimet e mia për se çfarë duhet të jetë Shqipëria, janë qendrime të mia personale, dhe si të tilla do të pasqyrohen.

Parlamenti i Shqipërisë.

Parlamenti i Shqipërisë për herë të parë ka 40 deputet, ne patem 4 teritore dhe si rrjedhoj patem 40 deputet, ne kemi 80 ligje që mund të i aprovojmë, dhe 80 mundësi për të permisuar jeten e qytetarëve, po ashtu Shqipëria ka 200 gold(ar) në dispozicion, të cilat mund të perdoren për të rinjtë që do të vijnë, ose për të shlyer borxhin e bankës kombetare të Shqipërisë, ne kemi një mundesi të mirë, janë 200 ari , dhe si të tilla do jenë ndihmesa më e madhe për fuqizimin e Shqipërisë.


Prurjet e reja në Shqipëri

Po e vertet, ne patem mbi 900 të rinjë që iu bashkuan ketij komuniteti, dhe do të kemi edhe me shumë të rinjë që do të vijnë. Shqipëria do të ketë prurje të reja(me mijëra besoj) në ditet në vijim, dhe kjo vertet po i frikëson armiqtë tonë. Shkijet janë në panik për ketë gjë, ata panë fuqinë e kombit tonë, në betejen e Kosovës, ata janë shumë të fuqishëm, por nuk kanë zemer si shqiptari ynë. E zemrat tuaja ishin vertet të tilla, të shqiptarëve të vertet.
Shpresoj se ju në ditet në vijim , shqiptaret e mi, të u shkruani të rinjeve, të i udhezoni për komunitetin, dhe të i bindi të qendrojnë ketu.
Ne kemi nevoj për ta, Shqipëria ka nevoj për ta.


Beteja e Kosovës


Aleanca në të cilen ne ndodhemi nuk është në ditet më të mira të saj, ka probleme dhe mungesë organizimi, shumë shtete janë të frustruara për situaten, një rend i ri sigurisht që mund të pergaditet, se ku do të jetë Shqipëria nuk mund të deklaroj, por që kemi miqë shumë, është e ditur, çdo rend i ri që mund të ndodh, Shqipërinë do e gjejë të pergaditur.
Ju kerkoj falje nese kontributi im ka qenë i pamjaftueshem për ketë luftë, por dhe gjeostrategjia dhe lufterat kur Shqipëria luftonte nuk ishin në anen tonë. Na ndihmuan shumë miqë, dhe të tillë do i kontaktojmë çdo herë. Për Shqipërinë, sepse Kosova është Shqipëri, dhe dikur e tillë do jetë.


E drejta për opozitë


E pamohueshme, është e drejta për të menduar ndryshe, jo çdo njeri mund të mendoj njëlloj si unë, shumë larmishmëria e mendimeve , do të thotë zhvillim. Ajo që na duhet është një mendim i organizuar , por që do të jep menyra dhe mendime se si të e zhvillojmë Shqipërinë.
Mendoj se duke pasur në parlament, një numër të konsiderueshem të opozitës shqiptare, do të na jep luksin për të pasur zhvillim edhe më të hovshëm.


Po me ligje jasht lojës


Unë, ende mbaj mendimin se duhet të kemi ligje të cilat duhet të i pershtatemi me regullat e lojës, ato do ishin mësues i mirë, por dhe regullator i jetës sonë. Ketë legjislaturë, e kombinuar me pozitë e opozitë, do të bejmë besoj diçka të bukur bashkë. Në ketë menyrë duke caktuar regullat e lojës, do të dijmë se kush dhe si i thyen ato.
Ju ftoj të e bejmë së bashku ketë gjë, mendoj se çdo herë kombet duhet të rilindin, se çdo rilindje do të thotë zhvillim.


Drejtë perparimit të kombit tonë, do të hasim në probleme dhe veshtirësi, të cilat duhet të i kalojmë së bashku, lufta na bashkon, dhe si e tillë , lufta do na bejë edhe më të fuqishëm.