[Qeveria]Situata ne eShqiperi dhe bote

Day 3,013, 08:09 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka
[Qeveria]Situata ne eShqiperi dhe bote

Pershendetje te gjitheve,shpresoj po kaloni mire ne RL sepse loja ne pergjithesi cdo dite sa vie e behet me monotone.
eRep eshte loje luftarake dhe synimi i shteteve eshte i ndryshem,varesisht edhe nga forca e tyre,per disa sukses konsiderohet mbajtja e regjioneve origjinale e permes kesaj edhe kongresi,disa kongresin e arrijne larg memedheut permes AS,shtete tjera perballen me merzine/deshperimin duke luftuar kohe pas kohe me fqinjte,e disa te tjera i japin te drejte vetes te mbajne te okupuara shtete te vogla e ne kurriz te tyre te fitojne bonuse apo vetem te ushqejne egon e tyre.

Pikerisht i tille eshte fqinji yne verior,eSerbia.Shtet megaloman qe na mban te pushtuar per shkak te RL dhe se jemi me te dobet,e jo per ndonje arsye brenda lojes.Per ata kjo loje eshte bere shume me teper se loje.Eshte bere jete e vertete.Vendi i vetem ku mund te ndihen te forte,te rendesishem,sepse cdo kund jashte kesaj loje jane te perbuzur,te paafte per te bere dicka te dobishme.Skemi c’bejme na kane ra hise ti durojme.



Ja pra situata ne Ballkan,eShqiperia i vetmi shtet qe nuk i ka territoret origjinale te cliruara.Gjendja eshte vertet e veshtire,dhe tani qe kane mbetur edhe pak dite para zgjedhjeve per kongres,sigurimi i tij eshte prioritet mbi prioritete per qeverine tone.Kur ke perball nje armik te tille cdo gje eshte me e veshtire,por ne kemi besim se do ia dalim,sic kemi bere gjithemone,me ndihmen tuaj te cmuar.
Por edhe ne rast se deshtojme,nuk kemi pse deshperohemi,se paku po luftojme me nder sikur e kemi ne gjakun tone si shqiptar,dhe ne asnje forme,asnjehere nuk do dorezohemi,nuk do falim lirine tone ne marreveshje me sllave.Me mire nje dite si luan sesa tere jeten si lepur.

Amerika Veriore


Pasi na larguan nga Kanadaja,tashme ajo eshte bere bastion i Asteria.Serbia nen pretekstin per mbrojtje te Kanadase mban 6 regjione te kesaj te fundit.Portugalia nje regjion te cilin se shpejti do ta liroj dhe regjionet tjera(6) i mban Kanada per vete.
Fqinji jugor,SHBA i mbijetoi nje sulmi te organizuar nga Bullgaria dhe [shteti pa emer] dite me pare dhe tani po shijon lirine,bonuset e medha,dhe per momentin nuk eshte e perfshire ne asnje lufte.Vlen te theksohet taksa e punes ne kete vend qe ka vleren astronomike prej 18%,per te kompensuar humbjet gjate kampanjes se fundit.

Amerika Jugore


Qetesi absolute ne Ameriken Latine.Perpos luftes ping-pong ne mes Kolumbise dhe Venezueles,ka muaj te tere qe ky kontinent nuk ka pasur asnje lufte serioze,kjo si rezultat i nje marreveshjeje te nenshkruar nga pothuajse te gjitha shtetet atje.Por kjo nuk do te thote qe keto shtete kane rene ne gjume,perkundrazi ato jane shume aktive ne pjese te tjera te globit(per te cilat do flasim ne vijim).

Australia dhe Oqeania

Australia ka nen kontroll te gjitha regjionet origjinale,dhe tashme sa kohe eshte duke zhvilluar TW me Afriken Jugore.E TW eshte duke zhvilluar edhe Zelanda e Re me Kilin.
Pas nje kohe nen sundimin e SHBA-se,tashme Indonezia ka liruar te gjitha territoret e saj, kjo edhe si rrjedhoje e sulmit te Bullgarise dhe [shtetit pa emer] ndaj SHBA-se.Vlen te theksohet se Indonezia ka realizuar nje baby boom te suksesshem dhe tani ka me shume se 10 mije lojtare.

India


Per disa kohe India kishte qene edhe streha jone.Por kjo ishte shume shume kohe me pare.Mirepo njesoj sikur atehere edhe tani ajo eshte bastion i shteteve qe nuk e pelqejne Serbine.Kroacia,nje prej aleateve tane me te mire ka 5 regjione ne Indi.Bullgaria ka 4 regjione aty dhe gjithashtu eshte duke sulmuar edhe regjionin e fundit te Pakistanit,pasi me heret kishte pushtuar te tre regjionet tjera te tij.5 regjione ne Indi ka edhe [shteti pa emer],Indonesia 1 regjion ndersa mikpritesi vetem 2 regjione.

Lufta Turqi-Iran


Nje prej rivaliteteve me te medha ne loje eshte padyshim ai ne mes Turqise dhe Iranit,qe pergjate historise kane pasur beteja te panumerta,me Turqise si fituese te shumten e kohes,por gjerat kane ndryshuar tashme.Irani ka perkrahje te fuqishme nga Asteria,si te mos mjaftonte kjo edhe Bullgaria(qe ka qeshtje te pazgjedhura me Turqine qe nga epoka e EDEN-it) po lufton fuqishem ne anen e Iranit.Irani eshte i favorizuar edhe nga CO.E verteta eshte se Turqia ka akuzuar vazhdimisht Iranin per perdorim te multive,parave te pista dhe formave tjera ilegale te te berit para per CO.Duket se adminet nuk kane ndermarre asgje sepse para te tilla vazhdojne te qarkullojne.
Gjeorgjia kishte dashur ta ndihmonte Turqine dhe kishte shpallur Iranin si armik natyror.kjo ndezi alarmin tek Asteria qe derguan Brazilin permes nje sulmi ajror te merrej me Gjeorgjine.Perkunder luftes se lavdishme te gjeorgjianeve,Berazili ka marre iniciativen dhe eshte afer ta fshije nga harta Gjeorgjine.

Europa e Mesme ne zjarr


Hungaria eshte nje shtet i fuqishem ne loje,dhe duke pasur mbeshtetjen e Serbise ne nje prej miqesive me te gjata ne loje,ajo ka dominuar Europen e Mesme qe nga koha e TWO.Ne Asteria ishte shtet themelues por per shkak te preoblemeve brenda aleances(konflikti me Rumanine) Hungaria u largua,por kjo nuk ndryshoi faktin qe ajo kishte Europen e Mesme nen pushtim.
Greqia e cila eshte prej shteteve me politiken me te nderlikuar,para disa muajsh kishte pushtuar disa regjione te Gjermanise me ane te sulmit ajror.Paraprakisht keto regjione ishin te pushtuara nga Hungaria e cila madje thote se ka marreveshje qiraje me Gjermanine.
Pasi Greqia largohet,Argjentina merr kontrollin e regjioneve te Gjermanise,ndersa Hungaria mbetet pa to perseri.Durimit te Hungarise duket se i ka ardhe fundi dhe tashme synon qe permes RW ti cliroj dhe pastaj duke shpallur Gjermanine armik natyror t\i marr per vete keto regjione qe i japin bonuse.
Hungaria veq ka filluar me planin e saj,do jete tejet interesante te shohim rrjedhen e ketij konflikti,sepse mund shume lehte te marre permasa me te medha dhe ta ndaj bllokun Asteria ne dy pjese.Gje qe do na konvenonte edhe neve.


Per fund po permendim edhe disa beteja te tjera:
Problemet ne jete reale barten ne loje:Rusia shpall Ukrainen armik dhe tani eshte duke e pushtuar.
Definitivisht lufta me e gjate ne eRep: Finlande vs Estoni nuk ka te ndalur edhe pas shume vjetesh.Perpos disa koheve te shkurtra kur ato kishin NAP,pjesen tjeter e kane kaluar duke sulmuar njera-tjetren,per momentin Finlanda ka depertuar ne territorin estonez.
Tere muajin Lituania e ka mbajtur Irlanden te fshire nga harta,mirpo tani duket se gjerat po i kthehen normalitetit, pasi nje TW eshte nenshkruar nga perfaqesuesit e te dy shteteve,qe i jep popullit irlandez lirine aq shume te deshiruar.


Kaq per sonte.Shpresoj sado pak u kemi dhene nje pasqyre te asaj qe po ndodh ne loje dhe poziten e eShqiperise ne tere kete mesele.

Deri heren tjeter,shendet e lumturi ne RL,bh e golda ne loje 🙂

Per cdo kritike,sygjerim apo levdate mos hezitoni na kontaktoni ne PM apo poshte ne komente


Endritt Zekka