[Presidenti] Rezultati i referendumit

Day 2,450, 15:40 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka


Pershendetje motra dhe vellezer,qytetar te nderuar te eShqiperise!
Siq e dini para 3 ditesh filluam mbajtjen e referendumit per anetaresimin e shtetit tone ne aleancen Root.

Me shume rreth referendumit: Referendum per anetaresimin ne Root

Tani besoj se eshte koha per ti publikuar rezultatet e referendumit:
Gjithsejt vota te vlefshme jane: 75
Them vota te vlefshme sepse numri i pergjithshem i votave eshte me i madh por nje numer i tyre jane larguar,per shkak se ka pas votim nga i njejti person 2-3 e me shume here.
Ne ndihme me ka ardhe dhe web-site me te cilin e beme referendumin(qualtrics.com),sepse ai te lejon te shohesh se nga cila IP eshte plotesuar formulari,dhe ka qene relativisht e lehte te dallohen ata qe votojne shumehere.

Nga numri i pergjithshem i votave te vlefshme:62 vota kane qene PO,ndersa 13 vota kane qene JO.



Ja dhe grafikisht


Perqindja e nevojshme per tu aprovuar referendumi ishte qe 66% e votave te ishin PO,siq shihet nga rezultatet kjo perqindje eshte arritur,dhe e tera qe me mbetet tu them eshte urime te gjitheve,se shpejti edhe do zyrtarizohet anetaresimi yne ne kete aleance.

Kam bisedu dhe me njerin prej kandidateve per CP(dhe me gjase presidentin tone te ardhshem) dhe kemi arrit ne nje perafrim te madh qendrimesh lidhur me Root,dhe besoj se edhe ai eshte perkrahes i kesaj nisme.

Vetem disa sqarime qe i pashe te arsyeshme ti them:
Duke iu bashkuar kesaj aleance,nuk do te behemi vegel(kukulle) e askujt.Ne perseri do vazhdojme te bejme dhe udheheqim veten ashtu siq kemi bere gjithemone.Do behemi pjese e nje aleance per te marre ndihme nga aleatet tane,per t’i ndihmuar aleatet tane,per tu afruar me Sirius(ky eshte projekt disa mujor,qe si synim ka eShqiperine pjese te Sirius).

Cdo gje do varet nga ne,nese tregohemi te shkathet,te mencur dhe bashkepunues shume shpejt do e marrim primatin ne udheheqjen e aleances,dhe pastaj edhe me shpejt inkuadrimin ne Sirius.

Tek e fundit😛o e provojme,nese shohim qe po stabilizohemi,po kemi sukses,po i arrijme qellimet tona atehere qendrojme dhe shohim perpara,nese jo atehere largohemi,askush nuk na detyron te qendrojme.

Une jam shume optimist se ka per te qene nje pervoje e re dhe e mireseardhur per komunitetin tone,ngase ka kaluar koxha kohe qe nuk kemi qene pjese e asnje aleance dhe veq e kemi humbur ndjesine e te qenit anetar aleance 😛(pak shaka)

Urime eShqiperi
Urime te gjitheve

Hail Albania
Hail Root
Hail Sirius
Hail Aurora
Hail Terroristas
Hail friends and allies