[MoE]Medaljet

Day 2,161, 11:59 Published in Albania Croatia by MadameSpasojka

Medaljet

Medaljet jane shperblime qe i fitoni pas permbushjes me sukses te ndonje detyre ne eRepublik.Disa nga to jane mjafte te lehta per tu fituar ndersa te tjerat shume veshtire.

Cdo here qe fitoni nje medalje fitoni 5 gold (perveq medaljes “hero i betejes” ku varet nga divizioni)





Punetor i zellshem



Medalje e lehte per tu fituar ,e tera qe duhet te beni eshte te punoni per 30 dite.Llogaritet edhe nese nuk jeni i punesuar por vetem punoni ne fabrikat tuaja.
Shperblimi 5 gold



Anetar i kongresit



Jeni i interesuar per jeten politike?Kjo medalje eshte per ty.Ju e fitoni kete medalje kur zgjidheni kongresmen.
Shperblimi 5 gold



President



Kjo medalje eshte me e veshtire per tu fituar sesa dy te parat.Ju e fitoni kete medalje kur fitoni zgjedhjet presidenciale.Kuptohet qe duhet te jeni politikan i mire dhe lider i deshmuar per ta fituar kete medalje.
Edhe per kete medalje shperblimi eshte 5 gold



Media mogul



Keni deshire te shkruani artikuj ?Ndoshta do te keni mundesi te fitoni kete medalje.Kur 1000 lojtare abonohen ne gazeten tuaj ju e fitoni ate.Poashtu duhet te shkruani disa artikuj te mire.
Shperblimi 5 gold



Hero i betejes



Ju e fitoni kete medalje kur beni me se shumti demtim ne nje beteje per njerin nga shtetet ne lufte.Te shumten e kohes per ta fituar ate duhet te berdorni edhe bazuka dhe barsa.
Goldi qe merrni nga kjo medalje ndryshon ne vartesi nga divizioni juaj:
Divizioni i pare: 2 gold
Divizioni i dyte: 3 gold
Divizioni i trete: 4 gold
Divizioni i katert: 5 gold



Hero i ekspedites ushtarake



Jo me e veshtira por definitivisht jo me e lehta.Per ta fituar kete medalje duhet te beni me se shumti demtim ne tere luften per njerin nga shtetet luftuese.
Shperblimi 5 gold



Hero i rezistences



Per ta fituar medaljen “Hero i rezistences” duhet te perkrahesh nje rezistence dhe ajo te jete e suksesshme,pra shteti qe organizon rezistencen ta qliroje territorin e tij natyror.Kostoja per ta perkrahur nje rezistence eshte 1000 ALL ,por jo cdo rezistence eshte e suksesshme.
Nese rezistenca eshte e suksesshme atehere ju fitoni 5 gold,ndersa nese deshton atehere ju do humbni 1000 ALL.



Ushtar i fuqishem



Cdo here qe ju shtoni 250 pike te forces do te fitoni kete medalje.
Shperblimi 5 gold.



Ndertues i shoqerise




Nese keni shume shoke qe jane te interesuar te luajne eRepublik,atehere ftoni ata dhe kur 10 prej tyre arrijne ne nivelin 10 ju fitoni kete medalje e me te edhe 5 gold.
Poashtu do merrni 10% te goldit qe fiton lojtari/et qe sillni ne eRepublik.



Mercenar




Per ta fituar kete medalje duhet te mposhtni 25 kundershtar per 50 shtete te ndryshme(pra 1250 kundershtar te mposhtur).Per ta pasur ate duhet te tregoni durim(dhe cdo here permbajuni urdherave te shtetit tuaj).
Shperblimi poashtu 5 gold.



Top Fighter



Medalja me e veshtire per tu fituar.Dhe nuk dua ta fsheh se nese jeni lojtar i ri me gjase kurre nuk do ta fitoni kete medalje.
Ju duhet te jeni ne mesin e 100 lojtareve qe bejne me se shumti demtim ne 30 dite te ndryshme per ta fituar ate.Eshte pothuajse e pamundur ta fitoni ate duke perdorur bazuka dhe barsa,por duke investuar para reale gjasat jane me te medha per ta fituar kete medalje.
Shperblimi edhe per kete medalje eshte 5 gold



Patriot i vertete



Per te fituar medaljen Patriot i Vërtetë, ti duhet qe te besh influence(dem) per shtetin tend , dhe ta kalosh influencen(demin) qe te ka caktuar loja ta besh. Shperblimi 5 gold