[MoE] 5 gjerat me te rrendesishme ne eRepublik

Day 1,873, 08:32 Published in Albania Albania by DonCurtis

KY ESHTE NJE SQARIM NGA MINISTRIA E EDUKIMIT E ESHQIPERISE, MBI 5 GJERAT KRYESORE NE EREPUBLIK.


Ka 5 elemente kryesore qe cdo eQytetar duhet ti dije dhe ti pervetesoje per te mbijetuar dhe per tu bere i suksesshem:
1. Energjia
2. Luftimi
3. Parate
4. Goldi / Ari
5. Nderveprimi / Socializimi



ENERGJIA

Ti mund ta mbushesh energjine ne disa menyra. Ato jane:
-Duke ngrene ushqim (duke klikuar ne butonin Rimbushni Energjine)
-Duke perdorur Energy Bars-a (kete mund ta besh kur butoni per rimbushjen e energjise kthehet ne portokalli. Energy Bars-at fitohen kur kompleton misionet, Urdherin Ditor apo kur ngrihesh ne rank ushtarak. Rekomandohet ti ruash.)
-Duke perdorur spitale ne beteje (Spitalet jane te rralla tani pasi nuk lejohen te krijohen me, dhe vetem shtetet e pasura mund ti blejne ato qe kane ngelur)
-Duke blere Energji (kur paguan 0.5 gold per 10 energji, por nuk duhet ta besh pasi eshte humbje masive e goldit.)


LUFTA

Disa gjera qe duhet te dishe per te luftuarin:
-Mos harxho me shume energji se sa mundesh ta rimbushesh gjate kohes qe je online.
-Mos lufto per shtetin tend nese eshte duke e fituar betejen me mbi 55% (nese e ben, eshte thjeshte shpenzim kot)
-Sigurohu qe zgjedh anen e duhur kur lufton ne Lufte Rezistence
-Blej tanqe ose lufto pa arme menyre qe ti ruash bazookat per beteja te rrendesishme
-Llogarit sa energji do te te duhet per te vrare dike perpara se te luftosh me te sepse mund te te duhet shembull 40 energji per ta vrare, ndersa ti ke vetem 20 dhe keshtu nuk mund ta vrasesh. Duhet te gjesh vet se sa mund te te duhet per ta vrare, varresisht nga arma qe ju te dy perdorni dhe nga forca qe keni. Zakonisht duhet 10-40 energji per te vrare dike.


PARATE

Parate jane te rrendesishme ne erepublik. Perdoret per te blere gjera qe jane te nevojshme per te mbijetuar. Ja disa menyra per te fituar para:
-Puno per dike ne kompani
-Shit gjerat qe nuk te duhen ne treg
-Perdor tregun monetar si duhet
Per ti harxhuar parate, mund ti harxhosh duke blere ushqim, arme, apo materiale per fabrikat. Gjithashtu edhe disa kompani per materiale per arme apo ushqim blehen me para. Parate kane nga nje njesi ne cdo shtet si ne jeten reale. Ne Shqiperi quhen ALL, ne USA quhen USD, por vlera e tyre eshte e njejte 1ALL=1USD. Internacionalisht quhen cc.


GOLD

Gold apo Ari eshte shume i rrendesishem ne loje, ndoshta gjeja me e rrendesishme nga te gjitha. Goldi mund te fitohet ne keto menyra:
-Duke marre medalje
-Duke e blere ate me para te verteta
-Duke kompletuar misione te caktuara
-Duke te donuar ty te tjeret

Goldi mund te perdoret ne keto menyra:
-Duke krijuar kompani te reja
-Duke permiresuar kompanite apo ndertesat e trajnimit
-Duke krijuar nje Gazete (2 Gold)
-Duke krijuar MU apo Parti (40 Gold)
-Duke blere kur ka oferta (per shembull duke blere Energy Bars, Bazooka Booster etj)


NDERVEPRIMI / SOCIALIZIMI

Nderveprimi me lojtaret tjere eshte dicka shume e rrendesishme. Sherben per tu njohur me te tjeret, per te kuptuar lojen me mire, per te krijuar nje qendrim politik madje edhe per te fituar dicka here pas here. Menyrat me te mira per tu socializuar ne erepublik jane:
-Chati (definitivisht menyra me e mire. futu ne chat: tinyurl.com/catishqiptar )
-Artikujt
-Bisedat me Mesazhe
Behu lojtar social, flit me te tjeret per problemet qe ke, bej ndonje shaka here pas here, nderveprimi me lojtaret tjere te ndihmon shume.


DonCurtis,
Ministria e Edukimit,
Republika e eShqiperise