{eMcDreccY} : Programi i PEA-së

Day 1,804, 10:56 Published in Albania Mexico by eMcDreccY


Pas shum artikujve kundër neve , pas shum komenteve kundër neve (gjitha këto pasi që jemi një ndër PARTIT më të mira në eShqipëri dhe punojmë për të mirën e këtij vendi)edhe pse nuk ishte e nevojshme sepse dihët programi i çdo SHQIPËTARiT , kryesia e partisë konstatoji Programin e saj Partiak :

1. Luftojmë për Flamurin Kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar.

2. Luftojmë për një Shqipëri të Lirë, Etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne.

3. Luftojmë për një Shqipëri ku do të mbretërojë liria e fjalës, idejës dhe e mendimit.

4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve.

6. Luftojmë për një Shqipëri ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine apo besimi .

7. Luftojmë për të formue një Shqipëri të drejtueme nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash puntorë, luftëtar të aftë e të ndershëm.

8. Luftojmë për një Shqipëri që të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët , atyre që mashtrojnë vëllezërit e tyre Shqipëtar; për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së Rilindur.

9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjitë e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.

10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar, që gjyshërit tan kan luftuar me shekuj në RL , dhe shum lojtar edhe në LOJË kan treguar MAXIMUMIN


Gjithë atyrëve që ju ka pëqyer programi dhe jeni për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike , ju ftoj të bëheni pjesë e Party of Ethnic Albania - PEA

Me Respekt Stafi i PEA-së :